Intervista » Marku
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (II)
E shtune, 31.05.2025, 03:00 PM
INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE BOTUESIN KALOSH ÇELIKU (II)
EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU
Në pjesën e dytë të intervistës me shkrimtarin e mirënjohur Kalosh Çeliku për Zemra Shqiptare, vijojmë udhëtimin në botën e tij krijuese dhe shpirtërore. Zbulojmë fillesat në letërsi, shtysat e para krijuese dhe emocionin e krijimit të parë të botuar. Autori ndalet te temat që përshkojnë veprën e tij dhe kuptimet që ato bartin, duke hedhur dritë mbi sfidat e të qenit shkrimtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, si edhe mbi rolin e letërsisë në kulturën tonë kolektive. Satira dhe humori zbulojnë një dimension të veçantë të penës së tij, ndërsa ndjeshmëria ndaj lexuesit dhe misioni shoqëror e kthejnë këtë bisedë në një ftesë për ta njohur më thellë njeriun pas fjalës së shkruar.
GM: Cili ishte hapi i parë drejt botës letrare? Kur keni filluar të shkruani për herë të parë dhe çfarë ju motivoi?
KÇ: Dihet, Lufta me Penë vazhdon edhe Sotekësajdite.
Rrëfimet e Babait. Natyra e pasur me male,
fusha dhe livadhe e lule. Zogjë shtegtar.
Sorra e lakuriqë të
natës. Zogun e keq nateditë mbi çati.
Librat e këndimit me vjershat e Rilindasëve shqiptar në kohën e Ernest Koliqit si Ministër i Arsimit. Drita, kur erdhi në
Katund. Dhe, vjersha e parë e botuar në gazetën „Flaka e
vëllazërimit“:
Gacën e vajgurit e hudhëm në
tavan (1966). Ditë më vonë filluan ta
shohin dritën edhe vjershat tjera të para: Mirëse
erdhe dallëndyshe, Lejleku dhe
Bilbili shkruan, në Shkollën e Msme Normale „Zef Lush Marku, në Shkup.
Shenjat paralajrmëruese për
mua si shkrimtar për Ditën e Nesërme, veç më erdhën pas “ndryshimeve”
demokratike, publikimit të librit: Trumbetat e Tellallit (1992),
në Shkup: Denoncimi në polici i nënshkruar nga njëzetë “patriotë” shqiptar të
këtij soji me emër e mbiemër. Gjoja se, jam i dërguar nga Kosova të veproj në
këto anë, dhe Çështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë. Helmimet nëpër
restorantet e Shkupit, zjarri në banesë, vdekja klinike në Voskopojë,
Ringjallja në Korçë, aksidenti i komunikacionit pasmesnate në “Qafë - Thanë”...
Malin, “Bukoç”…
Im Atë, asaj kohe ende nuk i kishte dorëzuar armët. Luftën, që
dikur e bëri në male me shokë, e vazhdoi në Katund deri në vdekje. Herët ishte
mësuar me Zonjën Vdekje, që kur t’i teket i trokiste tek porta. Edhe, ia hapte
portën krah më krah. Natën edhe ditën, turqit e kishin përdjekur gjyshin kaçak
Emin Çeliku
(Xhambazi), që ishte krahu djathtë i Dervish Carës për çlirimin e Shkupit
(1844). Babain, edhe Nanën. Pesëmbëdhjetë fëmijë Nana dhe Babai i kishin shti
në varre, rrëzë “Çukës”. Gjallë kishim mbetur vetëm tre fëmijë: motra e madhe,
vëllai i arratisur në Paris dhe unë sugari. Shkak, që ditën e nesërme më kishte
dërguar tek Dervish Nurja, Përtejzalli. Plaku i mençur mjekërbardhë, që asaj
kohe u dilte para stuhive pa hamendje më kishte fry në fytyrë, dhe ma kishte
varë një hajmali lëkure përqafe me shkronja arabe. Vetëveasje shqiptare.
Gjatë kohë atë hajmali të Dervish Nures do ta mbajë në gji,
përqafe. Livadheve, fushave e maleve të Drenovës. Përderisa, një ditë do ta
humb duke i mjelur dhentë tek “Përroni i Thanës”, mes burimeve që na jepnin gji
nën dardhat gorrice, si dikur kreshnikëve Zanat e Malit. Symbyllazi duke u
turrur përmbrapa rrunzave të Bariut “Çelëvjollcës”.
Megjithatë, jeta vazhdon nën dardhat turke që i shartoi Xha Deralla, në Katund.
Shkup, e më vonë edhe në Prishtinë. Sotpërsot, përsëri në Shkup. Kurrë, deri më
sot nuk kam pasur probleme me shëndetin. Përditë, në vend të hapeve
(aspirinëve) jam duke i marrë si “ilaçe” nga dy gota raki rrushi. Ose,
Dëllinje.
Fuqinë mistike të asaj hajmalie do ta kuptoj shumë vite më vonë,
kur u ndava nga gruaja e parë besnike, dhe im Atë me çdo kusht edhe me pasuri
të patundshme e para, përpiqej që të ma kthejë prapë në shtëpi. Qëllimi kryesor
i tij si baba, edhe mua të më këthej në Katund si krah pune. Shpëtimin, dihet e
kishte gjetur tek Hoxhë Qeshafi i Zajazit. Hajmalitë e të cilit i gjeja përditë
nën jastëk, ose të qepura sukull në këmisha e pantollona. Mu si sot, më
kujtohet edhe ardhja e Vëllait me Nanën e Babain tek banesa pranë restorantit
“Arabeska”, në Prishtinë. Shtratin tim në dykatë, me shkallë në tavan mes
librave. Disqeve të gramafonit. Mureve të veshur me fotografi të këngëtarëve
legjendar botëror. Atë ditë, kur i nxorën para meje disa mollë të kuqe mbi
tavolinë që t’i hante edhe syri. Përçudi, unë nuk e shtriva as dorën. Vëllai
duke mos e përmbajtur dot veten dhe durimin, edhe pse e dinte se ato mollë të
kuqe i kishte stërpikur e larë me ujë “xhehneti” Hoxhë Qeshafi i Zajazit, u
sulë me të katra si ujku mes dhenëve. Regjistrim i asaj kohe, që nusja e
vëllait sa herë që uleshim në sofër për darkë, ia përplaste ngjarjen t’im
vëllai në sy, gjoja si me shaka rasti përpara familjes: vërtetë, vëllain tënd
Kaloshin, nuk e zunë ato magji e hajmali të Qeshafit Zajazit, ama ty o burri im
besnik të zunë këmbekokë.
Edhe, e dini sesi unë shpëtova nga hajmalitë e Hoxhë Qeshafit?! Im
Atë nga grabitja e parave për “shërimin” tim nga xhindet, që pasmesnate dorë më
dorë më hudhnin mbi çatia dhe majë lisave, rrëzë “Çukës” në Katund?! Pacientin
e sëmurë me vite, që nuk e shëroi dot spitali i Shkupit?! Jo, nuk e dini me
siguri edhe sot e kësaj dite. Ja, po ua rrëfej ngjarjen mistike: Babai, pas
rastit me mollët e kuqe në Prishtinë, përsëri kishte shkuar te Hoxhë Qeshafi
për ndihmë profeti, edhe njëherë për mua t’i lutet Zotit. Hoxhë, më kot
mundohemi me hajmali (nuska) e mollë të kuqe katundi, nuk e zënë magjitë.
Hoxha merr guximin dhe i përgjigjet: a, vjen ai ndonjëherë në
Kërçovë? Rrallë. Po, vjen ditëve të shtuna, ishte përgjigjur Babai. Atëherë,
mirë është të ma tregosh sesi duket ai burrë mejdani që nuk e zënë magjitë?! E
kam në disponim edhe hajmalinë e fundit, atë me të cilën pasi mua më vdiq
gruaja, syrin ia vura një cuce të re në Katund. Padyshim se, është hajmalia më
e fortë e imja si hoxhë. Magji të cilën ia bëra një cuce të re që ta marrë për
grua. Shoqja e saj më tradhtoi: unë i thashë, magjinë t’ia shti në vorbën e
groshës pranë zjarrit në oxhak, e ajo “shejtanja” ia kishte dhënë dhisë
kryeneçe. E cila ditën e “xhuma” (premte), përderisa e falja mesditën në xhami,
baaam i ra derës me brirë dhe m’u sul me të katra përpara xhematit si e tërbuar
pas taxhisë. Edhe, hajmlinë e fundit do ta vë në përdorim, shkaku yt se të kam
mik.
Ditën e shtunë, Babai matanë rrugës ia tregon Hoxhë Qeshafit
burrin që nuk e zenin magjitë. Ja, ai matanë trotuarit është me gunën e zezë
krahëve deri në fund të këmbëve, mjekrën dhe flokët e gjata pas shpine. Hoxha,
nuk e zgjati bisedën: Minçe, mos eja më për këtë burrë “dreq në tepsi” ta
shpëtojmë nga xhindet, nuk e zënë magjitë! Përmëtepër, as hajmalitë (nuskat).
Dhe, kështu shpëtoi im Atë nga Hoxhë Qeshafi. Dihet, edhe unë nga hajmalitë
(nuskat) e tia nën jastëk e pantollona, që edhe sot e kësaj dite nuk m’i kanë
përzënë xhindet.
Vite më vonë pas studimeve në Prishtinë, kur u ktheva në Shkup, e
hetova se më mungonte hajmalia e Dervish Nures. Gjatë një pushimi veror në
Strugë, përpara hotel “Drinit” mes stolive turistike e pashë edhe një hajmali
lëkure. Padyshim, e bleva dhe e vara në zingjirin e argjendtë së bashku me
shqiponjën dykrenare që e mbaja përqafe.
Pasmesnate, duke u kthyer nga një manifestim kulturor tradicional
nga Saranda, vetë i katërti me makinë rashë në greminë. Mezi na nxorrën nga
vendi ngjarjes ndihma e shpejtë dhe policia rrugore shqiptare. Dhe, pas ndihmës
parë në Përrenjas, na përcollën për në spitalin e Librazhdit. Dikur, pas
analizave mjeksore na thanë: Edhe ne çuditemi, sesi keni shpëtuar të gjithë
gjallë. Shkaku se, aty kush ka rënë në atë greminë vdekjeprurëse, askush nuk ka
dalë deri më sot i gjallë në jetë. E kemi pagëzuar edhe si “Vendi i vdekjes”. Jo,
ndërhyra unë, që sot ai vend do të thirret, “Vendi i Ringjalljes”.
Ditën e nesërme, pasi e kaluam kufirin shqiptaro-shqiptar, u binda
se ma kishte shpëtuar jetën ajo hajmalia (nuska) e Dervish Nures që e humba në
Kërçovë dhe e gjeta në Strugë. Rrugës për në Kërçovë, hajmalisë (nuskës”
Dervish Nures i bleva edhe një zingjirë të ri argjëndi dhe e vara përsëri
përqafe. Mesaduket, është Ëngjëlli im mbrojtës.
Javën tjetër, erdhën për vizitë miqtë dhe gratë e mia besnike.
Interesoheshin, sesi ka ndodhur ngjarja tragjike. Muzikën që dëgjonim gjatë
rrugës në makinë. Edhe, kush ishte me ne atë natë?! Pastaj, në makinë: a, e
kishit edhe ndonjë grua besnike? Ashtu, edhe ashtu. Ndoshta. Thashë me vete:
“Patriotët kuqezi”, sot në mjetet e informacionit më akuzojnë edhe si “spiun”,
pse edhe unë të mos ua përplas para syve, në fytyrë. Ua thashë në sy: unë jam
“spiun”. Aty për aty e ndërruan “qehren” e fytyrës. E dini, pse?! Shkaku se,
ato kishin qenë gjithë jetën spiunë, dhe janë ende edhe sot e kësaj dite. Përçudi, shpëtova nga “miqtë”. Dhe, Zonja Xhadi…
GM: Cili ishte krijimi juaj i parë i botuar dhe si e
përjetuat atë eksperiencë?
KÇ: E thashë
pak më parë:
vjersha Gacën e vajgurit e hudha në tavan. Shkaku se: erdhi rryma elektrike në Katund. Edhe, natën
mund të lxonim libra me llambën elektrike, pa gacën
e vajgutit, edhe pa dritën e hënës. Dihet, plot gëzim me shokët e
klasës. Mësuesi
i gjuhes shqipe Zejnulla Mehmedi, atë ditë na e solli gazetën
„Flaka e vëllazërimit“,
dhe na e shpërndau në
klasë. Pas pak na e bëri
me dije, se në këtë
numër edhe shoku juaj i klasës e ka një vjershë. Në fillim të kësaj ore mësimi do ta lexojë
vjershën vetë
autori. Edhe, e lexova unë vjershën të cilën e duartrokiti e gjithë
klasa. Edhe, vetë mësuesi
i gjuhës shqipe Zotneja, siç e thirrnim ne nxënësit. I cili e kishte kryer Normalen e Elbasanit.
GM: Cilat janë temat që shfaqen më shpesh në librat tuaj dhe
çfarë i bën ato kaq të rëndësishme për ju si autor?
KÇ: Ngjarjet e përditshme që i has në jetë. Arsimore
dhe kulturore. Ato, patriotike, sociale, politike dhe shoqërore. Dominon, ajo
e dashurisë. Loja e syve, E përcolla Natën,
Vdekja më deshi më
pak se Ti, Edhe Ajo nuk ishte xheloze, Engjëlli
im është
Grua, Gruaverë, Burri Grave. Dhe, romanet: Shtëpia Publike, Djemnusha.
Moti kohë, nateditë e vrisja mendjen sesi të shpetoj nga “miqtë” e
mi dhe Zonja Xhadi. Rrospitë meshkuj, që papritmas këmbën përmbi këmbë më
uleshin në tavolinë për një kafe. Ditën e nesërme më shanin pas shpine.
Publikisht e them në këtë shkrim profetik, unë nuk kam armiq. Punë tjetër është
ajo, se: herë pas here “patriotët kuqezi” më marrin në telefon me ato pyetjet e
tyre të përditshme banale policore: ku gjëndesh, me cilin je, çka kemi të re
sot, a do të të kemi sonte ty si shkrimtar në mjetetet e informacionit para
kamerave televizive?!...
Ndonjëra, e cila me mua e kishte ndarë edhe shtratin, eksplodonte
përmes telefonit: m’i shante Nanë e Babë. Tjetra, ajo më guximtarja shkonte dhe
ankohej tek Gruaja ime besnike. Hojdodolja i thonte Mikes se, nateditë më ka
pasur “ashik”. ”Bereqet” i arave tona pjellore shqiptare, plot zarzavate
Kopështi, të cilat m’i dërgonte gjithë jetën “shpërblim” sigurimi shtetëror,
ose partitë politike. Përçudi, edhe atë: kur mendime të tjera provokuese
hudhnin para meje mbi tavolinë nën Rrap, e krejtësisht qëllime të tjera tek
“punëdhënësi” i Vetëshërbimit të kukullave, në “Bit – Pazar”.
Punë tjetër ështe ajo, se: çka raportonin ato “miq” besnik dhe
xhadi tek “punëdhënësit” e Koperativës të Bujqësisë dhe Bagëtisë fushore në
tokat shqiptare. Ose, që ditën e nesërme dilnin symbyllazi kundër meje me
deklarata skandaloze në gazetat e “pavarura” Qeveritare. Kopeisht, u ndërsyen
me të katra pas meje edhe në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Shoqatës së
Shkrimtarëve Shqiptar me nënshkrime të falsifikur për të dhënë dorëheqje si
kryetar. Personazhe, veç që nuk kanë emra dhe mbiemra tek drama satirike, të
cilët unë do t’i nxjerrë në skenë te libri: Kopeja me zgjebe ndjek
Autorin (dy drama satirike, 2000 dhe 2014, dhjetë drama). Shembull,
konkret: Edhe, kush?! Djemtë dhe vajzat e spiunëve brez pas brezi,
që ishin lindur dhe rritur kopila me ujin dhe bukën e “vëllazërim-bashkimit”
komunist. Dhe, Sot Neokomunist: papritmas, marrin guximin të na dalin “patriotë
kuqezi” para kamerave televizive me emërime si anëtarë të komisioneve me vende
pune, dhe poste partiake nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.
Kulminacioni, edhe më tregojnë mua Sot, çka është patriotizmi?!... Atdheu?!...
Demokracia?!... Liria?!...
GM: A keni një mënyrë të caktuar pune kur shkruani? Cili
është procesi për të shkruar një libër?
KÇ: Jo. Jeta ime ka qenë e bujshme si në
Katund, poashtu edhe në Shkup dhe Prishtinë. E pasur me kujtime, dashuri, armiqësi dhe rreziqe partiake -politike të „vëllazërim-bashkimit“, në
shtetin e „perbashkët“. Herë pas here, të
cilat edhe i hudhë në
libra. Nateditë punoj me muzikë shqiptare dhe botërore.
E cila nuk më pengon, por më jep energji pozitive për
krijimtari. Forcë, për
krijimtari letrare - artistike. Dhe, më mbajnë ende gjallë në jetë. Unë udhëhiqem nga Tri
gra besnike në Luftën
me Penë për në „Baba Tomor“. Malin e perëndive,
ku pihet vera, lindë poezia dhe bëhet dashuri: Njëra
më pri para. Dhe, Dy të
tjerat më mbajnë
përkrahu...
GM: Cilët janë librat tuaj më të dashur nga krijimtaria juaj
dhe çfarë domethënie kanë për ju?
KÇ: Janë,
shumë. Në
fillim librat për fëmijë: Zogu erdhi me një
këngë
(poezi), Lepuri me pushkë (tregime), Dielli
zbret maleve (novelë), Shtëpiza e xixëllonjave
(tregime), Çohuni trima shaloni lapsin (rrëfenja), Vite me borë (roman), Babi ka dy nuse (roman), Qëngji më tha: ha bar
(roman), Shtriga doli nga përralla
(pjesë teatrore). Libra, të
cilët lindën
në malësinë e thellë të Shkupit. Shkaku, se: të
rriturit gëlltisin çdo gjë, edhe krunde. Ndërsa, fmijët nëse nuk i pëlqen
libri e hudhin në koshin e mbeturinave. E më vonë, edhe librat
për të
rritur: Loja e syve (poezi), Vjellja e zorrëve (poezi), E përcolla
Natën (poezi), Vdekja më deshi më pak se
Ti (poezi), ATDHEU Burrë pa Grfua
(poezi), Engjëlli im është Grua
(poezi), Zonjën Vdekje do ta marr për Grua (poezi), Rrugaçja (poezi),
Koronavirusi (poezi), Burri Grave (poezi), Varrimi i sorrave
(roman), Qyteti i qyqeve (roman), Shtëpia
publike (roman), Djemnusha (roman), Plaga e dhjetë e Babait (roman), Xhadia (publicistikë letrare), Rrufjani (publicistikë letrare), LAVDI „heronjëve“
të Xhadisë
(publicistike letrare) , PYKË shelgu (publicistikë letrare), Jetë Nate (publicistikë
letrare), Përtej Ditës Nesërme (publicistikë letrare), Imzot lehin qentë (dy drama), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (
dhjetë drama groteske).
Vargu i poezisë
erotike-satirike, moti e ka tejkaluar plumbin e pushkës. Përçudi, qëllon jo në
zemër, por në ballë. Edhe atë, dudumët që me vite na ngatrrohen nëpër këmbë.
Fatkeqësisht, e them me plot gojën, se: populli shqiptar atë që e ka arrirë me
vargun erotik-satirik, nuk e ka arrirë ende me pushkë. Dhiere këto, që të hipin
në “Baba Tomor”.
Punë tjetër është ajo
se, ne shqiptarët shesim plot “moral” dhe “trimëri” mejdani. Pajtohem, por pse
nuk e provojmë edhe këtë “plumbin” erotik-satirik për ta bërë Atdheun.
Historikisht, e kemi përdorë shpatën e Skënderbeut, Topin e Mic Sokolit.
Gërshërët e dhenëve të Sulltanë Qafës. “Nagëntin” e Sefer Zajazit, Mauzerrin e
Shotë Galicës. Koha është ta përdorim edhe “plumbin” artistik, që nuk të qëllon
në zemër, por në lule të ballit. Këmbët, pas mullarit me bar t’i ngre përpjetë
në “hava” mes livadhit.
E dini pse? Shkaku se,
ne kemi “moral e besë”. Dhe, jemi trima. Edhe, fëmijët ne nuk i kemi lind me
gruan legjitime, por na i ka sjellë lejleku. E, në anën tjetër gjithë natën
kacavjerremi kasollave e avlive pas Pjeshkës së Sulojcës.
Megjithatë, për t’i
hipur në majë Pjeshkës së Sulojcës, duhet guxim, talent dhe trimëri
kreshnikësh. Rilindasit tanë, moti i janë ngjitur kësaj pjeshke, edhe i kanë
zbritur, që sot ne pasardhësit e tyre ta kemi plot me fruta gjirin. Tjetër punë
është ajo se, “Rilindasët” e sotshëm nuk e kanë mbushur gjirin, por turren t’i
mbushin xhepat.
Poetët janë ata që
mbushin gjirin me fruta për Dimër, e jo politikanët që i hipin e i zbresidn
gomarit të Nastradinit me “vota të lira demokratike”. Shkak ky, që xhepat e
tyre janë të grisur, arnë përmbi arnë. Vështirë i mbajnë frutat e Vjeshtës për
Dimër. Thasët i ngarkojnë kotnasikoti mbi shpinë. Ose, e lëshojnë furrikun si
pula në mes të lëmës. Momentet e fundit tra më tra e kërkojnë kotecin dhe u
shpëtonë në kashtë.
Pjeshka e Sulojcës këtë
vit me fruta degët i ka përtokë. Moment historik ky, që Lidhja e Shkrimtarëve
Shqiptar nga Shkupi kësaj radhe Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar:
TAKIME NËN RRAP e strehoi në Kërçovë. Poetët iu turrën të mbushin gjirin dhe
shpirtin. Vargun erotik ta shalojnë edhe mes këtyre maleve. Bora ku e zë borën.
Erdhën nga të katër anët e Atdheut, në Shkup dhe Kërçovë. Orën simbolike
letrare e hapi artisti i popullit, Dhimitër Orgocka me poezinë e Pano Taçit: Na bashkoi Rrapi.
Korça e serenatave
(vendlindja ime e dytë), më doli zot Natën e Madhe. Burrat e dheut, vërtetë më
bënë një befasi, që kurrë në jetën time nuk e kisha përjetuar si shkrimtar.
Poezive të mia, përveç gjakut dhe shpirtit ju dhanë edhe zjarrin artistik me
kitarë. Vendlindjen time mes maleve me vargje e kitarë e ngritën më këmbë.
Nënën dhe Babain i ringjallën mes varreve, rrëzë “Çukës” dhe m’i sollën në Natën e Madhe.
Në mesin e poetëve e
pritën agimin me këngën kërçovare: Në bahçe na ka ra bryma. Ditë e Madhe për Kërçovën historike, që kurrë
deri më sot nuk kishte pasur në gjirin e vet kaq shumë poetë nga të gjitha
trojet etnike shqiptare. Qytetitin e kaçakëve të malit: Kalosh Zajazi me shokë
dhe Sulltanë Qafa. Mefailave të Zajazit. Grave dhe burrave trima të këtyre
anëve, që brez pas brezi i dolën zot dje dhe i dalin edhe sot Atdheut.
E përcollëm Natën e Madhe me poezi, valle e këngë kërçovare matanë “Çelëvjollcës”, majën me dëborë verë e dimër, ku lind Dielli. Edhe atë, me këngën popullore të dasmave shqiptare: Ulu mal të dalë Hëna!...
GM: Satira dhe humori janë të pranishme në veprat tuaja.
Çfarë roli luajnë ato në letërsinë tuaj dhe a kuptohen e vlerësohen siç duhet
në letërsinë shqipe?
KÇ: Po. Është e vërtetë: humori dhe satira janë
armët e mia nëpër libra. Edhe shpërthejnë librave të mi
plotë risi, dhe pusi artistike për Ditën e Nesërme. Edhe kuptohen siç duket në letërsinë shqipe, vetëmse krijojnë edhe armiqë.
Hakmerren ndaj shkrimtarit. Sidomos politikanët
në pushtet. Që,
ato vijnë dhe shkojnë
çdo katër vite, ndërsa unë jam përgjithmonë.
Poetët nga të katër anët e Atdheut
erdhën në Kërçovën historike. Vendlindjen e Kalosh Zajazit, Sulltanë Qafës,
Sadin Selmanit, Nezir Koxhës, Osman Gjinit, Sefer Zajazit, Xha Derallës, Emin
Xhambazit (Çeliku),
Nefruz Çelikut
që e mbyti ujkun me dorë… Dhe, e pyetën një plak para porte në fshatin Cërvicë:
O plak, ku është “Çifliku i Xha Derallës”?
Plaku u ngritë më këmbë me gjithë
mjekrën e bardhë dhe shkopin me kërrabë. Mirëse erdhët, o burra të grave!
“Çifliku i Xha Derallës” është në Kërçovë, tek ajo “Çuka” pas malit, drejtoi
plaku në vend të gishtit tregues shkopin me kërrabë. E shihni atë “Çukë” në mes
të Qytetit? Atje, është “Çifliku i Xha Derallës”.
Po, i thamë ne gati njëzëri.
Faleminderit, o plak. Dhe, morëm rrugën krah për krahu me gjithë poezi për te
“Çifliku i Xha Derallës”.
Rrugës e takuam Date Koçin, që me Kryetarin e Komunës z. Fatmir Dehari për herë të parë në Kërçovë organizonin Javën Kulturore Kërçovare. I thamë: jemi nisur për te “Çifliku i Xha Derallës”. Qeshi, Date Koçi. “Çifliku i Xha Derallës” është afër Përronit të Thanës, në fshatin Cërvicë. E, kush ju dërgoi në këtë anë të Kalasë së Kërçovës historike?!
Një plak me mjekër e kësulë të
bardhë në kokë, iu përgjigja.
Përsëri qeshi, Date Koçi. Ai me
siguri ka qenë Xha Deralla. Përmëtepër, ju paska mashtruar, ka bërë pak shaka
si gjithmonë edhe kësaj radhe me poetët. Gjatë një vizite, njëherë moti në
katund është tallur edhe me xhandarët e serbit. Vite më vonë, gjatë ndryshimeve
demokratike, pasardhësit e tij e kanë mashtruar edhe ministrin e arsimit, e
kanë shti t’i mjeli dhentë e Agait të Çelike te “Lugu i Ymerit”.
Nuk prish punë, i thamë ne si
burrat. I kuptojmë dhe e duam humorin me
pak kripë, mashtrimet dhe shakatë e Xha Derallës. Po, vështirë e kemi t’i duam
dhe kuptojmë “anekdotat” e politikanëve në Ditën e sotshme.
Date Koçi, aty për aty doli me një
propozim: Meqenëse, e keni bërë gjithë këtë rrugë, mos të ju shkojë mundi kot,
pasi t’i përfundojmë Ditët e mërgimtarit, do të ngjitemi edhe deri te Shtëpia e
Artit, mbi Kërçovë.
Moti, qysh në fëmijëri kisha dëgjuar
dhe isha ngjitur në atë vend turistik gjatë festave të Një Majit. Xha Duli i
Riu, kur e hiqte vallen shqiptare me lodra e cingana krah për krahu me shokë.
Përmidisi i bienin Çarshisë Kërçovës me kësula të bardha, tirqi e xhamadanë.
Vite me radhë edhe isha ngjitur dhiareve, qoftë pas ndonjë rrunze azgane, qoftë
pas organizimeve të atëhershme letrare e muzikore të asaj kohe duke e
përcjellur natën me rokenrol nëpër lokale nate e disko-klube.
Përçudi, si kishte ndodhur që kaq
gjatë kohë të mos e kisha vizituar Krushinën, vendin turistik malor që gjatë
festave të Një Majit na mbëlidhte të
madh e të vogël nën krahët e saj sikur të ishte një pulë me zogjë. Fajin me
siguri e kishte koha e studimeve në Prishtinë. E më vonë, edhe arratisja ime si
mësues në Drenicë e Malësinë e Shkupit.
Krah për krahu si poetë iu ngjitëm
malit. Rrugës herë pas here Date Koçi na rrëfente gjurmë të dhiareve ilire që
ende nuk i kishte hëngër dhëmbi i kohës. Aty-këtu edhe ndonjë burim malor, rrap
shekullor që i bënte hije mbi kokë. Majë, nga ku si në pasqyrë e shihnim Kalanë
e Kërçovës, që me vështirësi e kishte shkelur këmba e serbit, edhe e romakut,
edhe e turkut, edhe ajo partizane. Secili në këtë kala i kishte lënë të thella
gjurmët deri në ditën e sotshme si pushtues. Vetëm, unë e mbaja në mend fare
mirë Kalanë e pas Luftës së Dytë Botërore, kohën e “artë” komuniste, kur ajo
kala - parajsë ishte e rregulluar aq bukur e me kujdes si në përralla dhe
mbuluar me lloj-lloj lule. Shatërvanë e karrike druri në çdo pesëdhjetë metra
anësh rrugicave.
Ecëm edhe pak në heshtje rrugës kokë
më kokë. Unë mendova me vete, me siguri do t’i shohim matanë pishave edhe
sheshet me lule. Edhe pak, arritëm te Shtëpia e Artit rrethuar me gjelbërim dhe
skulptura gjigante. Habia e radhës: në oborr na priste Don Kishoti i veshur
këmbekokë me mburoje hekuri, por kësaj radhe vetëm, pa Sanço Pançon dhe
Rosinantin. Poetët bënë një fotografi për kujtim me këtë kalorës të arratisur i
veshur me armatim deri më dhëmbë, që përveç kopeve të deleve kishte bërë luftë
edhe me mullinjt e erës. Tjetri, bënte roje me pushkë në qafë mes malit,
përballë Shtëpisë Artit. Krokodili kishte “ikur” me gjithë trup e kokë nga lumi
mes maleve. Oborri i Shtëpisë së Artit mes pishave e gjelbërimit ishte veshur
me artin botëror. Emra e emra artistësh nga e gjitha bota, mes tyre edhe
piktorë shqiptar: Omer Kaleshi me famë botërore. Aty për aty mu kujtua edhe
përmendorja e Skënderbeut, që pas lufte trimat kërçovar e kishin hipur në kala.
E më vonë, pas prishjes së miqësisë shqiptaro-jugosllave, e kishin tërhequr
pushtetarët komunsitë për shkaqe politike. E kishin futur në një kasollë të
fshehtë brenda kalasë. Që, unë gjatë shkollës së mesme sa herë që ngjitesha me
shokë në kala, e vizitoja tinës dhe e shihja se si “bënte” me dhunë gjumë
shekullor heroi ynë legjendar Skënderbe i strukur në gjirin e Kalasë. Edhe, e
prisja ta shoh heroin tonë legjender te Shtëpia e Artit me gjithë kalë e
shpatën në brez si në Shkup. Pse jo, edhe Xha Derallën para porte. Ose, Kalosh
Zajazin e Sulltanë Qafën. I kërkova edhe në atele mes pikturave, po nuk i pashë
me sy, nuk i dëgjova me veshë. Përmëkeq, kur në mesin e artistëve botëror
lexova plot emra të piktorëve shqiptar, po gjeta shumë pak gjurmë shqiptare.
Përgjigja: Ishte muaji i Ramazanit dhe këto ditë vere, shqiptarët bënin për çdo
ditë edhe deri nga njëzet dasma plot salltanete. Paratë që i fitonin me djersë
gjatë gjithë vitit në kurbet, i harxhonin “rrush e kumbulla” brenda një nate.
Asnjërit nuk iu kujtua të hedhë ndonjë euro edhe për arsimin e kulturën
shqiptare. Dhashtë Zoti, herën tjetër kur do të ngjitemi te Shtëpia e Artit do
t’i takojmë Skënderbeun me shokë, Kalosh Zajazin, Sulltanë Qafën, Sefer Zajazin
e Sadin Selmanin krah për krahu me Xha Derallën.
Tashti, edhe e shoh realitetin me
sy, pse Xha Deralla na paska dërguar në Krushinë. “Çifliku i Xha Derallës”, kur
ne e vizitonim si fëmijë me dhenë, ishte plot ferra. Vështirë nga aty nxirrnim
ndonjë shkop thane për t’i ruajtur dhentë. Ose, fyell shtogu. Banorë të atij
çifliku me nam ishin: zogjtë, laraskat, sorrat, korbat, breshkat, zhapinjt, gjarpërinjt
dhe boat e rrezikshme me flokë. Edhe Krushinën, ne poetët për dallim nga dita e
djeshme komuniste, sot e gjetëm plot bukuri e vlera artistike: lule, shatërvanë
e karrike. Llambat elektrike na e tregonin rrugën. Dielli u binte mbi kokë.
Fatmirësisht, rridhte uji i ftohtë për kalimtarët e rastit. Vend turistik, që
sot falë pronarit të Shtëpisë së Artit z. Vladimir Toleski, që ka dhënë dhe jep
mjaftë për kulturën shqiptare e vizitojnë grupe artistësh e turistësh nga e
gjithë bota. Ballëlartë, pas një ore poetike zbritëm teposhtë malit në hotel.
Pas dreke, dhe pushimit të mesditës, e hapëm Natën e Madhe me humor, satirë dhe
një minutë heshtje për Mbretin e haikut shqiptar: Milanov Kallupi nga Elbasani.
Mikun e Rrapit, që këto ditë papritmas iku nga mesi ynë latrar. Këngë e valle
deri në agim. I hapëm portat poetike ta përcjellim Natën me Xha Derallën.
Humoristin dhe satiristin e madh shqiptar, që edhe malin me dardha gorrice e
kishte shartuar me ato verore për brezat e ardhshëm t’i mbushin xhepat për Ditën
e Nesërme.
Pasdarke, nga malli për satiristin
dhe humanistin poetët e shaluan fantazinë. Për disa çaste e sollën Xha Derallën
në mesin tyre me humor dhe satirë. Orën simbolike satirike si zakonisht e
hapi Date Koçi me poezinë e Ali
Asllanit: Hani, pini dhe rrëmbeni.
Ferit Abdiu i përshëndeti të pranishmit me këngën origjinale kërçovare: Të prêt poeti. Date Koçi, të cilin gjatë
këtij manifestimi kulturor e kishte kafshuar grerëza, i dha zjarr e flakë me
një këngë dashurie. Poetët, pas tij e morën Natën e Madhe në duart e veta me
humor, këngë dhe poezi satirike. Njëri pas tjetrit lexuan poezi, rrëfyen
barcoleta, edhe anekdota. Dikur, çetës së tyre i erdhi në ndihmë edhe Xha
Deralla me anekdotat e tij të egra: Hoxha
i katundit, Pajtimi me Kolibaret
dhe Xhandarët e serbit.
Ditën e nesërme, u bë edhe përurimi
i librit të Skënder Rusit: Ç’ditë e bukur
për të vdekur. Rreth krijimtarisë letrare të autorit dhe librit diskutuan
kritikë letrar, poetë dhe miq të autorit: Skënder Demolli, Pandeli Koçi,
Nikolla Spathari dhe Dhimitër Orgocka, Poashtu, u bë edhe përurimi i librave të
poetëve strugan: Vahit Nasufit me Diell
mëngjesi (tregime) dhe Besnik Lena, Shiu më rrjedh nën mjekër (haiku).
Librat e autorëve i vlerësuan lartë si arritje artistike krijuesit: Qazim
Shehu, Fadil Curri, Pandeli Koçi dhe Kalosh Çeliku. Tryeza satirike kërçovare u
shtrua në mesin e poetëve: Humori dhe satira brez pas brezi në mes të
Ballkanit e mbajtën gjallë popullin shqiptar. Atmosferën e ngrohtë
satirike e ndezën me diskutimet e tyre rreth humorit dhe satirës nëpër shekuj:
Dhimitër Orgocka, Skënder Demolli, Pandeli Koçi e Nikolla Spathari. .
Nata e Madhe kërçovare i hapi dyert
krah më krah me humor, satirë dhe këngë deri në agim. Poezitë e tyre i lexuan
poetët. Pasmesnate, juria profesionale i ndau edhe çmimet letrare për vepër
satirike, dhe për poezi të “egëra”.
Dita tjetër, e nesërmja poetët i
përcolli disa në “Qafë – Thanë” e Shkup. Kosovë, për t’u kthyer pas disa ditëve
në Tiranë përmes Rrugës Arbërit. Vetëm satiristët kërçovar mbetën në Kërçovë me
Xha Derallën. Që, vitin e ardhshëm, përsëri të na e shtrojnë sofrën satirike të
miqësisë te “Çifliku i Xha Derallës” pranë “Përronit Thanës” me burime malore
në fshatin Cërvicë, mundësisht pranë përmendores së Xha Derallës.
Dhe, ashtu siç thashë një vit më
parë: Ndodhi mrekullia. Viti historik i kërçovarëve. Kërçova si komunë për herë
të dytë, pasë pesëdhjetë viteve “liri”, ra përsëri në duart e një kryetari
shiptar. Hapat e parë i keni në sipërfaqe: Kërçova për herë të parë me forcat e
veta komunale, kryetarit të komunës z. Fatmir Dehari dhe poetëve nga të katër
anët e Atdheut, e përfundoi javën kulturore shqiptare. Larg zemrës se, do t’i
ngulfasë kulturat tjera në këtë qytet siç vepruan paraardhësit e saj të
dikurshëm në pushtet, po në radhë të parë duhet ringjallur arsimi dhe kultura
shqiptare e një populli shumicë, që pesëdhjetë vejt me radhë u nëpërkëmbë nga
sistemi komunist. Themelet kryesore të një shoqërie, shteti demokratik janë
arsimi dhe kultura. Edhe, Manifestimi Kulturor Tradicional Ndërkombëtar Ditët e
Humorit dhe Sarirës: XHA DERALA, që nga dita e sotshme mbetet në duart e
Komunës së Kërçovës. Komuna në bashkëpunim me ne (LSHSH) do të emërojë edhe dretjorin e këtij manifestimi
tradicional kulturor. Xha Deralla, kësaj radhe e ka vështirë të na mashtrojë
rrugës pas “Çuke”. Nesër, ne me një Orë miqësore poetike si para disa viteve do
ta vizitojmë edhe vendlindjen e tij, katundin Cërvicë, vetëmse jo në stinën e
verës kur gjarpërinjt e shullanit kulaç rreziten në diell. Krah për krahu si
poetë do të ngjitemi edhe deri te “Çifliku i Xha Derallës”, afër “Përronit të
Thanës”. Ndodhë, nesër atje të ndërtojmë edhe ne ndonjë kolibe artistike për
poetët.
Populli shqiptar, e di se i di këto
themele kryesore për ngritjen e Shtëpisë Artistike, unë vetëm i përsërita që
t’i nguliten në kokë. Punën tjetër e ka vetë në dorë. Dhashtë Zoti, një ditë
përkrah fytyrave historike të kësaj ane e ngrejmë në vendlindje edhe
permendoren e humoristit dhe satiristit të madh shqiptar: Xha Derallës, te
“Ureja”. Ashtu qoftë!...
TY BRE KALEMXHI
TË KAM KALLZUE
(Në stilin e popullit)
Ty, bre kalemxhi të kam kallzue
Nuk ta qetë me u provu me mue.
Se, s’ke zemër me hy në luftë
Pesdhjetë vite je duke u tutë.
Nateditë, të kanë vu samarë
Argat, ke punu në tjetër arë.
Zotërive, ua ke fërkue përditë
Sot, mbylle gojën, he jezitë!
Jeta t’shkoi me parulla të ndyta
Unë, e kam Lapsin me dy Tyta...
(Nga
libri: Trumbetat e Tellallit (satira dhe reagime, 1992).
GM: A shkruani më mirë kur jeni në një gjendje emocionale
apo në një qetësi shpirtërore, dhe sa ndikojnë përjetimet personale në veprat
tuaja?
KÇ: Jo! Më
mirë shkruaj, kur jam keq. Fyt për fyti me armik, e me mik. Unë shkruaj në
gjendje lufte, e cila ende vazhdon me Penën me
Dy tyta. Luftë, kur kam dicka të re për të hudhur në libra.
Zakonisht, që nuk e kanë thënë
dhe nuk kanë pasur guxim ta thonë të tjerët shkrimtar, qofshin shqiptar, apo botëror. E, përsa u
perket përjetimeve personale në veprat e mia, shumica janë
personale, por edhe kolektive shoqërore,
politike, arsimore dhe kulturore. Prandaj, edhe janë
origjinale. Përderisa, Dje i kam vjedhur nxënësit e mi, pastaj
fëmijët e mi.
Sot, në krijimet për
të rritur e vjedh Vetëveten.
E tek publicistika letrare politikanët. Vërtetë, janë frymëzimi im
marramendës, që
meritojnë duartrokitje. Rrëfimet e Babait. Mjaftë
ndikojnë në përjetimet personale.
Shteti i “përbashkët”, që e ka ende në ballë edhe sot e kësaj dite
vulën e Dexhallit në Librin e publikur asaj kohe ”Trumbetat e Tellallit”
(1992) me kalorësit e arratisur në “Bit-Pazar”, në Shkupin Historik Shqiptar me
“manifestime kultutore e arsimore”, vit pas viti (Tri herë me radhë i çliruar
nga kryengritësit shqiptar, 1844, 1912 dhe 1945). Vite, kur “vëllezërit” e
Njerkës pas lufte, i prisnin pushtuesit turq me dreka, darka, gra dhe cuca të
reja “maqedonase”, sipas Aleksandar Matkovskit tek libri historik “Kryengritja
e Dervish Carës” (Shkup, 1995). Edhe pse, kanë qenë si popull shumicë dhe
janë shqiptarët, ende gërhasin në gjumë. Njerka me ninulla komuniste
dhe neokomuniste i përkund në djep me ninula “demokratike”, ferexhenë e zezë
dhe shami mbi kokë.
Ninullë, gjoja e Shtetit “përbashkët maqedonas” ish jogosllav
komunist edhe, sot fundekrye neokomunist Jugosllav i shokut Tito, që
ende mbahet gjallë edhe sot e kësaj dite falë politikanëve të arratisur dhe
dalldisur shqiptarë me “Din e Iman” në rolin e argatit “musliman” komunist
ndërkombëtar, sot neokomunistë. Që, “maqedonasit”: Duhet ta kenë të qartë, se:
pa shqiptarët nuk ka “Maqedoni të Veriut”! Qoftë ajo, IRJ e Maqedonisë, ose
Maqedoni e Veriut! Punë tjetër ështe ajo, se: Partitë Politike Neokomuniste
Shqiptare dhe “maqedonase”, mund të bëjnë pazare politike me vetëveten si
Partri Politike Shqiptare dhe “maqedonase”. Populli Shqiptar, nuk ka bërë Dje,
dhe as bënë Sot, pazare politike me “vëllezërit” e Njerkës Neokomuniste para
kamerave televizive!
Im Atë, Emin Çeliku: shpeshëherë ma përsëriste një porosi të tij
familjare, pranë Oxhakut: Bir, ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe kokën
mbrapa! Sytë e tu besnik në ballë, vetë të shohin, se: kush të vjen
përmbrapa. Armiku, apo miku: Rrufjani, Hoxha i “Allahut” me Hojdodolen përkrahu
me dy-tri kësula lecka në kokë, herë pas here si “musliman” edhe me një
shajkaçë fshehur nën sjetulla. Dudumi që gërhet për Liri. Apo, Skizofreni i
shitur për një vend pune, banesë në Qeveri. Ose, Psikopati me një torbë taxhi
përqafe në grazhd të “Kalit Shemës”.
Imzot, asaj kohe si i ri nuk e kuptoja Thënjen e t’im
Ati: Çka donte të thotë. Sot, falë politikanëve tanë të arratisur dhe dalldisur
me kokën para në Qeveri, e jo mbrapa me “analistë” me këmbët dhe trutë në
legen, duke vrapuar me të katra pas posteve partiake - politike dhe pasurive
materiale personale, klanore e familjare, e zgjidha Enigmën e t’im
Ati: Bir, ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe kokën mbrapa!...
GM: Si e përjetoni faktin që njerëz të panjohur lexojnë
ndjenjat apo mendimet tuaja, dhe kush është lexuesi për ju?
KÇ: Nuk kam kohë
të merrem me lexuesin e panjohur. Të lumtur, janë
personaxhet e mi në libra. U bëfshin mirë në mëngjes, drekë dhe për darkë. Dhashtë Zoti,
nuk ua ngatrrojnë zorrët,
të kenë
probleme me barkun. Prandaj, edhe shkruaj libra të
„rrezikshëm“. Mos ishin ato personazhe, nuk do
të kisha shkruar asnjë
libër. Publikisht, i falemenderoj si
personazhe të librave mi artistik. E, përsa i përket
pyetjes, kush janë lexuesit e mi? Dihet, së pari
fëmijët.
Psatj, Gratë e mia besnike. Dhe, heronjtë e mi të atyre librave krah për
krahu me politikanët në
pushtet dhe opozitë.
GM: Çfarë do të thoshte të ishe shkrimtar gjatë periudhës së
Jugosllavisë?
KÇ:
Vetëvrasje, Ditën,
dhe jo Natën! Luftë
me Penë. Fyt për
fyti me mik e armik. Cenzurë komuniste dhe
neokomuniste. Përndjekje. Sulme politike. Dhe,
lehje të qenëve.
Biseda informative në polici. Dhe, Kope me
zgjebe, që ndjekin Autorin. Armiqtë t‘i kesh miq. E, miqtë
armiqë... Edhe, si zakonisht ulem
t’i marrë “ilaçet” e mia krah për krahu me gratë azgane të Filipit të
Maqedonisë me fëmijë në bark, gji e prehër, përballë Kishës Ortodokse “Shën
Dhimitri” tek këmbët e “Urës Gurit”. Herë pas here, sipas tingujve të muzikës
triumfale, njëra nga gratë e hazdisura të Filipit Maqedonisë i ndezë - shuan
dritat e të gjitha ngjyrave festive. Shatërvaneve gjigante që në këto ditë vere
me vapë gushti, përpiqen me ujin e Vardarit t’ia shuajnë “zjarrin” e ndezur me
flakë Shkupit historik. Kryeqytetin me dy stinë të vitit: Verë dhe Dimër.
Pranverë dhe Vjeshtë, moti nuk kanë parë këta banorë të harruar nga Bashkimi
Evropian dhe Zoti, rrëzë Kalasë Dardane.
Dhe, matanë tavolinave,
sytë më ikin te shatërvani me katër luanë që vjellin ujë nateditë. Nuk vjellin
dashuri, Përçudi, vetëm njëri e ka hapur gojën, i ka nxjerrë dhëmbët dhe
thonjtë nga Çarshia shqiptare. Tre të tjerët gojëhapur, nuk vjellin asnjë pikë
uji nga ana maqedonase, matanë Vardarit. Në anën tjetër të “Urës Gurit”, kuaj
me kalorës me shalë e pa shalë, bishtin dhe kembet e prapme nën beton e këmbët
e para dhe koken në qiell, sikur duan ta shkelin pasmesnate Çarshinë. Edhe atë,
në këtë vapë të madhe, herë pas here nuk kanë as një kovë ujë në bark për ta
shuar etjen. Luanët, matanë mbi urë në hyrje - dalje, bythë më bythë bëjnë roje
rrëzë Kalasë Dardane. Mitropolitët e Beogradit me Biblën e kryqa në duar, moti
janë nisur më këmbë drejtë Shkupit shqiptar. Aleksandri Madh i Maqedonisë e ka
shaluar kalin me shpatën lartë në dorë për luftë. Filipi Maqedonisë i delë para
me grushtin te koka duke e përshëndetur si xhaxhi Enver. Skënderbeu mes
parkingut të makineve, fillkat vetëm i pret vëllezërit antik me shpatën në brez
mbi kalë e dorën lartë për paqe: Ndaluni, o burra e gra azgane, këtu është
kufiri natyror! Vështirë e keni ta kaloni Vardarin mbi “Urën e Gurit” pa tri
anijet e Gruevskit që ndërtohen mes lumit, pranë bregut për t’ju përcjellur me
trumbeta e muzika në Greqi. Hasan Prishtina,falë “historinëve” shqiptar, siç
duket gjatë muajit të “Ramazanit” iu lutë Zotit në mes të parkut për Rumelinë.
Interesant, kujt t’i teket për të dalë në “syrret artistik” me nga një tufë
lule në dorë fotografohet para kamerave televizive. Zhurmë politike e pak punë
për Shqipëri Etnike. Pavetëdije, e vrasin trimin historik për së dyti herë jo
me pesë plumba në Selanik, po me një “tufë lule” në mes të Shkupit.
Një grusht “patriotësh
kuqezi” të dalldisur e të arratisur nëpër Çarshi, në shënimin e
pesëdhjetëvjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, debatuan plot zhurmë
historike krah për krahu me “vëllezërit” në një librari partiake të “Bit -
Pazarit” se, Shkupi deri para tërmetit katastrofal ka qenë i banuar me shumicë
shqiptare?! Jerm, “vajtojnë” e derdhin lot krokodili para kamerave televizive,
plasojnë dezinformata historike dhe huti në opinion, se: shqiptarët i
shpërnguli në Turqi tërmeti katastrofal (1963), e jo Regjimi komunist me dhunë,
përmes strukturave pushtetare e sidomos UDB -së jugosllave. Dukuri teknefese
kjo e llojit të vet “patriotik” anadollak në Ditën e sotshme, nën direktivat e
politikës trumbetuese ditore për “bashkëjetesë” që e shpie Historinë shqiptare
në qorrsokak politik. Shkaku se, shpërngulja masovike dhe dëbimi i shqiptarëve
me gjithë familje në Turqi, nuk ka filluar pas tërmetit katastrofal (1963) në
Shkup, por shumë më herët që nga Marrëveshja e Turqisë Kemaliste që pati bërë
me Jugosllavinë Mbretërore (1938). Marrëvëshja tjetër mes Jugosllavisë dhe
Turqisë për shpërngulejn masive me dhunë të shqiptarëve në Anadoll, u nënshkrua
në Split të Kroacisë në vitin 1953 mes Josip Broz Titos dhe minsitrit të
jashtëm turk Mehmet Fuat Kypryly.
Shqiptarët, si rezultat i këtij presioni politik u regjistruan si “turqë” dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë e Maqedoni. Serbia shpërngulejn e shqiptarëve për në Anadoll e bënte haptas para syve të Evropës, e cila në atë kohë si Njerkë e shqiptarëve, përfitonte prona dhe shtëpi të braktisura për kolonistët serb. Proces ky, i turqizimit masovik të shqiptarëve, që fatkeqësisht zgjatë aty - këtu heshturazi edhe në Ditën e sotshme përmes misionarëve fetar “myslimanë” - psikopatë antishqiptar, që nateditë rrinë në YoTube dhe Facebook duke “vajtuar” e derdhur lotë krokodili për popullin “vëlla” turko-arab. Faji i atyre dy marrëveshjeve politike, shqiptarët e fshatrave të Karshiakës së Shkupit deri në regjistrimin e pas vitit 1981, ishin të regjistruar si “turqë ehamdurila”. “Zbulim” i ri ky, i një grushti “patriotësh kuqezi” pa kokë të arratisur nëpër parti politike, që përpiqen të përurojnë në Shkup “përralla turko-arabe” me trumbeta të grisura arnë përmbi arnë si “zbulim shkencor historik”, se: shqiptarët me gjithë familje u shpërngulën vullnetarisht rrugës natyrore nga tërmeti për në Turqi?!...
GM: A është e vështirë të jesh shkrimtar dhe botues shqiptar në Maqedoninë e Veriut?
KÇ: Aspak. Nëse nuk je shkrimtar me këmbët
dhe trutë në legen. Unë, nuk jam përkundur me “nina - nana” në djepat e partive politike në pushtet. Qofshin, ato shqiptare, apo
“maqedonase”. Por, në Luftë me Penën me dy tyta për Ditën e Nesërme Shqiptare. Shkrime publicistike
letrare të “rrezikshme” për shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Libra, të “rrezikshëm” për
partitë politike në pushtet.
Herët në mëngjes, me Ditë
të mbarë në Lagjen “Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas Besnike), mes Shkupit, që
ma dogjën rrugaçët politik “muslimanë kuqezi” ose, politikanët pa brekë, në
shtetin e “përbashkët” të Njerkës. Krah për krahu me “vëllezërit” e Xhadisë,
kopila nateditë pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindi Njerka
e Babait në “Shtëpinë Publike”. Ose, mjekrat turko-arabe me pantollona të
shkurtura mbi nyjet e këmbëve, në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të
“përbashkët” me shumicë shqiptare.
Shkak, që i përzura me shqelma “artistik” të gjitha Miket e mia
besnike. Muzat e poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën
dorë më dorë mbi çati të shtëpive, dhe majë lisave. “Miqtë” e mi të Penës.
Hojdodolen. Po, jo: Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para, dhe Dy të
tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me Penë maleve për Liri.
Veten ua besova Tri Zanave të Maleve, Mrizeve të At
Gjergj Fishtës. E arratisa “Kandarin” e Çajupit
mes librave kokë më kokë me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila
nateditë ia lante me lotë Vëllait plagët në shtratë me Xhadinë. Dëshmor, që ra
heroikisht në Luftë me “Kandarin” e Çajupit
në dorë, fushave e maleve shqiptare Verë e Dimër me borë.
Rakia e rrushit dhe Dy shtamat me verë Di, m’u bënë Miket më
besnike për Ditën e Nesërme. Krah për krahu me rakinë e Dëllinjave të “Përronit
Thanës”, në Vendlindje. Nateditë, i rrokullisja në Netët poetike të Atdheut,
mes librave: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Pamëshirë, i rrëzoja në
shtrat me begatinë Natyrore, na: “përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve në
Qiell. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi përpiqeshte edhe t’i vjedhi, përdori si
“frymëzime” në shkrimet e tia publicisike patetike partiake. Xhadinë, që deri
më Sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram
Currit në kokë. Sahatin me qystek. Kryengritësin e Çajupit. “Nagëntin”,
në brez me gjithë fishekë. Dhe, një në gojë.
Miket e mia kurtizane si xheloze të pashoqe të tavolinës nën Rrap,
dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot
kohën duke pritur një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave
me verë. Agim me Diell “Çelëvjollce” në dritare mes maleve duke zbritur këmbë
në Qytetin e qyqeve. Fluturim në Qiell, mes yjeve.
Nusja me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm
argatë partiak, dhe shërbetorë besnik të Xhadisë. Edhe, Sot: në vendlindje ma
kishte gjetur ditën për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri
dhunshëm të më shti në “Shtëpinë Publike”, hudhë dorë më dorë me xhindet majë
shelgjeve, lisave dhe çative të shtëpive, Dje, në Katund. Sot, në Shkup.
Një ibriku të shkruar lara-lara me Dy çepa raki rrushi. Dhe, Dy
shtamave me verë të bardhë “Delvina” të Zonjës Di, në Shkup. Rakinë e
Dëllinjave te “Përroni i Thanës”, nën hijet e Dardhave Gorrice, ku i milja
mesdite me kusi dhentë rrunza, dhe ia dorëzoja Nanës në Katund. Jo, larg si
ngjarje fëmijërore të asaj kohe Natyrore, nga: “Çifliku i Xha Derallës”. Po, jo:
edhe. nga sistemi komunist, që na ndiqte hap pas hapi si familje që nga bangat
shkollore, përshkak të Stërgjyshit dhe Babait. Rrugën, e Xha Derallës për në
“Baba Tomor”, plakut me një mjekër të bardhë gati deri në fund të këmbëve, që i
shartonte Dardhat Gorrice me dardha shqiptare.
Përçudi, mes maleve të Drenovës, përkarshi
malit “Çelvjollca”, mezi e shpëtova Veten disi nga Nusja me pashterkë të
kuqe. Xhadia, që nateditë më rrihte pamëshirë. E ringjalla, edhe Hënoren nga
vetëvrasja “artistike”, nuk e vrava atë natë, në shtrat, por mes librave.
Kokë më kokë, mes poezive sipas
parashikuesve të Policisë Letrare në këtë intervistë për Nesër. Nuk e vrava me
dy vargje (plumba) në kokë. As në Librin, më të ri me poezi erotike: Burri
Grave (2021). E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë, e vrava me dy
vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me Penë. Nusen e
tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës në dorë të
xhindeve. Nuses me pashterkë të kuqe.
Pasdite, dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më
kishte vënë pusi me Dy shtama verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi
e pash i pari, dhe u nisa drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite pas
Pandemie (“armikut të padukshëm”), që zbret nga malet dhiareve në fushë, kur do
t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë Çukës në shpinë viktimës “artistike”.
Rrunza, e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma
turbullonte ujin. Edhe pse, Ajo pinte ujë mbi mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e
Lumit. Rehat, pa frikë nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë
poetike idilike, mu si te rrëfimi Abetetares “Ujku dhe qingji”: -Ujkeshë, pse ma turbullon ujin nën
Rrap?! -Hi-hii-hiii, qeshi Ujkesha.
E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa frikë Hënorja. E
dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë me zgjebe të
Xhadisë Malit. Sot për sot, sipas Patriotit të vonuar (mikut) të Azreti Aliut
fushës. E treta: nën Rrap, nuk ka lumë e as urë me dërrasa lisi. -E, kujt i ke vënë pusi sot, nën Rrap?!
-Pasardhësit të Zef Serembes.-Hi-hii-hiii… Qesha… Moti kohë ka vdekur, nuk
jeton më në Qytetin e qyqeve… -Jo!
Ende, është gjallë. Dje, e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare me
romanin: Qytetin i qyqeve, Kryengritësin në dorë te “Parku i
Grave”… Liri...-Hënore, mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka
ikur nga ky Qytet i qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër
“Bit-Pazar”. -Nuk e besoj, Ai ende është
gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me dhunë në Turqi.
Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar”, se: ia kanë përzënë në Iran duke ia
veshur me ferexhenë e zezë krahëve mes luleve, në Parajsë. -Hënore, ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me
ferexhezeza, por Shkupi Historik nën Kalanë Dardane me shekuj i shqiptarëve… -E di, por atij Sot: i duket si
Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj turko-arab natedit në në
minare. Kësula lecka të zeza në kokë. Dhe, ferexhezeza krahëve. Vëllazërit nga
Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga
Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi, sot: i duket si Stambolli… -Shkupi, nuk është Stamboll, Hënore!
E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i Kryngritësve shqiptar të Dervish
Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën
Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me Çlirimin e Dytë të Bajram Currit, Hasan Prishtinës me Isë Boletin
(1912). -Ndoshta. Ama, unë jam e
sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef Serembes nën Rrap,
në Shkup. -Jerm, po flet Hënore.
Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, por mes varreve i
mbuluar me lule në Katund. Ose, ndonjë park qyteti të Shkupit. Kutadi, në
Kosovë. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik shqiptar, fluturoi në Qiell.
Parajsë (Xhehnet).-E ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është
i pavdekshëm. Ende jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa
nënshtetësi “maqedonase” tek Biblioteka Universitare, përkarshi Hasan Prishtinës.
Këmbëkryq tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i
qyqeve (1997).
Hënoren, e shpëtova: Dje dhe Sot nga vetëvrasja “artistike”, por
jo edhe Nesër nga sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste - artistike e
dalldisur pas Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë, me atë
sëmundjen e saj të pashërueshme artistike të “vëlldezërve” Njerkës, edhe sot e
kësaj Dite këmbekrye si Mike besnike në varr.
Kutadi, Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri Nesër si Mike
artististike, po jo edhe si xhadi politike, në Libër. Ose, PasNesër… Edhe, atë
me pashterkë të kuqe. Vetëm, si Mike besnike e Pasardhësit të Zef Serembes, në
Shkup…
Ditën e Nesërne, Vdiq, edhe Hënorja mbi Varrin e Baba
Shehut në “Baba Tomor”, që: Ditën mbyllej në Tyrben me libra të Rilindasëve
Shqiptar, e Natën para syve të Hënës bridhte me dajre në dorë mbi avlia, majë
lisave, edhe mbi çati të shtëpive. Hënorja, përpiqej ta mbajë veten gjallë mes
librave. Mëkot, e varrosi veten në “Bit-Pazar”, në Shkup.
Hënoren, papritmas një ditë e gjetën të Ringjallur rrufjanët e Xhadisë, në Bibliotekën Kombëtare Universitare, Kopshtin “artistik” mes librave me lule nën Rrap, dhe miqëve poetë, duke ia kënduar Cucat me dajre e pashterka të kuqe këngën e mirënjohur popullore: Djalin ma ka zënë rakia/ për dy kokrra qershia/ shoqe moj, si ta çoj te shpia…
GM: Si është një ditë e zakonshme për ju si shkrimtar?
KÇ: Lufta me Penë. E bukur në luftë me „armikun e padukshëm”
Koronavirusin, Dhe. Pandemkinë politike. Masat e Qeverisë: Dy metra larg rrini
edhe me Gruan besnike! Mos dilni në rrugë pa maska! Mos hyni në Taverna pa
vaksinë! Hiqni valle, dhe këndoni këngë në verandë!
E mbylla gazetën dhe dola te Rrapi. Gjokun e lidha nën hije, i
vara armët në një degë. Vapë. Uji i Shadërvanit gurgullonte gur më gur.
Kamarieri m’i solli dy shtama me verë. Matanë rrugës,
shumë rrallë kalonin kalimtarë të rastit. O Imzot, sikur t’i kishte
përbirë toka. Po, ku humbi i gjithë ai popull?! Shumica i kishin mbyllur edhe
dyqanet. E kishin braktisur qytetin pa pritur e kujtuar duke ikur nga sytë
këmbët…
· Alo, tungjatjeta! Me kë kam
nderin të flas në telefon?
· Me të ashtuquajturin
“Kryeterrorist”… U përgjigja, pasi e njoha zërin e Patriotit të Vonuar, që
kishte dalë në mal…
· Ehë… Ehë… E këndej telit,
Patrioti i Vonuar… Ja, sa u ktheva nga Kosova.
· E si kalove, zoti Patriot?
· Shkëlqyeshëm. E kreva një punë me
rëndësi. Po, kur u ktheva këtu e gjeta belanë me katundarët primitivë…
· Hë, çka është puna?
· E kanë përhapur nëpër qytet, se:
unë kam ikur nga lufta.
· Fjalë. Edhe atë për cilin, Zoti
Patriotin e Vonuar…
· Jo, vetëm kaq. Po, gjoja se unë e
paskam lëshuar edhe mëzatin nëpër kopshtet e hallkut nëpër katund…
· E pamundur?! Nuk e thotë Zoti:
Patrioti Vonuar një gabim të tillë ta bëjë në këtë kohë lufte, kur zjarr na
digjet mbi krye… Tjetër?
· Nëna Parti e ka mbajtur edhe një
mbledhje për mëzatin…
· Hi-hi-hiii… E paskan tepruar në
politikë “madhore”… A kanë bërë edhe ndonjë marrëzi?
· Po…
· E, çka?!…
· Në katund, në emër të UÇK -së i
kanë dërguar edhe 70 qefinë… një nga ato edhe mua si Patriot, që zbrita nga
mali…
· E pamundur. Sigurisht e kanë bërë
këlyshët e Nënës Parti për t’i përçarë shqiptarët.
· Jo, vetëm te ne, po edhe në disa
katunde të Shkupit i kanë dërguar, diku 50, diku 40 e diku 30 qefinë para
dyerve të shtëpive…
· E, çka bëre ti me qefinin?!
· Dihet, ia lidha mëzatit për
brinjësh. E meritonte dënimin, kishte bërë dëme. Ja, edhe pse duhej ta shihte e
gjithë bota si tradhtar.
· Hi-hi-hiii… Nëna Parti me siguri
paska vendosur edhe ta dënojë me vdekje, ta dërgojë në Qeveri si ministër...
E mbylla telefonin dhe u arratisa në mendime. Provinca e mirrte
njeriun në qafë. Njerëzit nuk kanë me çka të merren, ku ta humbin kohën. Në
rend dite të mbledhjeve të Nënës Parti e shtinin edhe mëzatin. E dënonin për
dëmet që kishte bërë gjatë luftës… I kishte shkelur rregullat e Nënës Parti…
Fat, që në këtë parti politike nuk është anëtar “i ashtuquajturi“ Destan Balli
se, do t’ia lexonte dënimin para popullit: thikën në qafë. Dhe, për
tri ditë rresht do ta hante me Djemtë e Ballit…
Natë. Terri jashtë çdo gjë e ka mbështjellë me ferexhe. Edhe me
shami të zezë në kokë. Hoxhallarët fluturuan nga minaret e xhamive si shejtanët
e Dexhallit. E zbritën veten Ditën e Madhe në mes të xhematit për të përhapur
“shqiptarizëm”. Fytas u rrokën me Haxhi Deputetin, (ish Ministrin e Kulturës)
që i luteshte Zotit për mëkate, në rendin e parë, përpara këmbëve të Hoxhës. I
vunë në përdorim grushtat në vend të Kur’anit të shenjtë se, cili do ta falë
xhematin në Shtëpinë e “Allahut”. E kujt është Xhamia e Madhe. “Allahu” me keqardhje,
vetëm i shikoi nga qielli këta “besimtarë musliman”. Përçudi, nuk u zemrua me
këta shejtanë arapi, që tinëz i kishin hyrë në xhami, t’i kapi “toptan” me
gjithë qilima t’i hudhë bythekrye në Vardar, t’i përcjellë me lumin në Greqi.
Haramët, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Përditë si halldupë turku i
ngrejnë bythët në hava edhe në mes të rrugës. E në anën tjetër: ditënatë e
torturojnë popullin me kërcnime, vjedhje, drogë, spiunim e vrasje pas shpine.
Në emër të “Allahut” punojnë për shërbime të huaja sekrete antishqiptare.
Përmëtepër, policia i merr në mbrojtje gjoja si “misionarë fetar” që përhapin
dashuri dhe paqe përpara syve të tyre në xhami dhe minare.
O Imzot! A ka ndonjë Ferr më i rëndë se ky i sotmi, në Shtetin e
“përbashkët”? Jo, nuk ka. Shkaku, se: ky nuk është dënimi më i vështirë i
Zotit. E dini pse?! Edhe këtë nuk e dini: dua pash më pash t’i bie
Ferrit! Myslimanët e vërtetë le të thonë: “Xhehenemit…
Edhe dy-tri fjalë si te ajo kënga popullore shqiptare: Përpara
se shpirti i ka dalë, i ka thënë dy tri fjalë…
Shqiptarët nuk hanë bar. Dhe, vazhdo ta lëvdosh ish Minisitrin e
Kulturës (Haxhi Deputetin) në gazetë si të ”sukseshëm”
para këmbëve tua si “hoxhë”! Unë e di edhe një histori të dhimbshme, kur Haxhi
Deputeti yt “musliman” ka qenë Ministër i Kulturës dhe ia ka “blerë” dy piktura
profesorit dhe mikut tim të nderuar Adem Kastratit. Pikturat edhe sot e kësaj
dite janë të papaguara. Miku im, me “honorarin” e atyre dy pikturave iku nga
mesi ynë në kushte të vështira ekonomike pa e pirë edhe një kafe nga Ministria
e Kulturës. Përmëtepër, përsëri futni edhe një qotek (dajak) të mirë këtij
“besimtari musliman” të “Allahut”, që para këmbëve të Hoxhës i falë të pesë
vaktet në xhami! Shkaku, se: e ka pak qotekun (dajakun), ai me shokë ka vendosur
t’i lajë mëkatet, jo në atë Dynja, po në këtë Dynja. Edhe, atë: në xhami me
katër minare.
Pasmesnate, aty – këtu bën dritë ndonjë fener rruge, që ende nuk e
kanë thyer rrugaçët e “Çairit”.
Njerëzit, herët janë mbyllur nëpër banesa. Ndërtesat kanë humbur në errësirë.
Rrallë, shumë rrallë ndonjë dhomë ende ka dritë. Ora një pasmesnate. Dhoma ime
ende bën dritë. Përpiqem t’i shtij edhe ndonjë fragment librit për
luftën. Kot, kur “besimtarët e Allahut” përhapin tmerr dhe frikë në popull. Katër
pasmesnate. Shumica në gjumë. Matanë dritares dëgjohet një rafal automatiku.
Lehja e qenëve matanë gardhit. Përsëri, heshtje.
Errësirë. Edhe njëherë dëgjohet automatiku. Heshtje. Qetësi, varri
që i futet natës si pykë. E marr në telefon Miken me ferexhe…
· Alo, urdhëroni?!
· Mirëmëngjes. Hë, a ta prisha
gjumin?!…
· Po, a të kam thënë që pasmesnate
të mos më paraqitesh në telefon? Nesër, herët jam në punë…
· E di, po thash të ta dëgjoj
zërin… Çka bënë pasmesnate…
· Ja, po kërcej… Mbrëmë e kam bërë
atë punë… U kapa…
· E poshtër, rrugaçe… Vazhdo të kapesh!…
· E ti, a u ktheve nga mali?!
· Po, vendosa ta përfundoj romanin
për luftën.
· E si i ke punët me lekë? A ke
nevojë të të dërgoj ndonjë thes…
· Katastrofë. E kam thënë moti unë
se, mua më duhet një grua pasanike, e ty një burrë sheik. Ose, hoxhë me çallmë
turku. Shkaku, se: Hoxha me kësulë të bardhë në kokë e ka vështirë të të mbajë
Ty si grua putane kombëtare…
· E, a ta gjej unë një burrë asgan,
që të na mbajë të dyve?
· Jo, ta gjej unë një grua
aristokrate, që të na mbajë të dyve…
· I poshtër… Kurvar… E kam në
disponim një arap… Katran është i zi…
· Edhe ky na mungon tashti t’i dalë
zot Atdheut me çifteli… E kënaqën hoxhallarët e “Allahut”. Tashti, i ka mbetur
radha edhe këtij trimi t’i rroki armët në dorë për liri. Merre me mend, zezaku
i vogël se çfarë patrioti… Shtatë vjeç djalë, e bënë copë-copë çiftelinë duke i
kënduar Skëndërbeut… Flamurit kuqezi … Atdheut…
· Hajde më, boll i dole zot Rrapit…
E shpalle edhe “Zonë të lire”, dil në aksion, nëse nuk do t’i këndojë zezaku
Mëmëdheut me çifteli…
· E poshtër… Nesër do të nisem për
në Prishtinë edhe më këmbë, vetëm e vetëm që zezaku të mos i këndojë Mëmëdheut
me çifteli…
· Nesër?! Atëherë të të pres, ta
përgadis fushëbetejën…
· Patjetër. Gjallë a vdekur, nesër
do t’u bie Sarajeve të Pashait… Ditën e mirë!…
· Ditën e mirë!…
E mbylla telefonin dhe i hoqa perdet e dritares matane xhamave per
ta pare Natyren. Matanë maleve të “Çelvjollcës” zbriste më këmbë Aimi. Dielli.
Edhe njëherë e përcolla Natën në “Bit-Pazar”, Shkupit Historik të Dervish Carës, tym për tymi me armik e mik…
GM: Si e shihni rolin dhe ndikimin e shkrimtarit në
shoqërinë e sotme?
KÇ: Katrasofale. Luftë e partive politike shqiptare për poste partiake, për
pushtet dhe pasuri personale, familjare dhe parriake. Përgjegjsi
e madhe artistike, morale dhe politike. Tym për
tymi, në Fushën
e Betejës me armik e për
armik... Flakë më flakë me “miqë” e armiqë…
Edhe, pse: pas kaq e kaq viteve pune dhe
jete, në Ferr dhe Parajsë. Shtetin e „përbashkët:“ ish komunist jugosllav. Vite me radhë në Sistemin Komunist jugosllav, dhe sot
Neokomunist „demokratik“, maleve dhe fushave të Dardanisë dhe Maqedonisë
Veriut. Mos e them edhe Shqjpërisë dhe Kosovës,
Kalosh Çeliku pa asnjë vit burg në sistemin
Komunist, dhe këtë të Sotshmin Neokomunist, përsëri përfundon ende me provokimet e Maqedonisë Veriut me Penën me dy tyta në
brez, trashëgim të
Babait?!
Edhe,
atë: pas provokimeve politike Komuniste dhe Neokounisste. Dhe, Sot:
Administratës qeveritare çdo katër vite në pushtet ende jugosllave.
E
plaçkisin me vite në pushtet dhe mjete materiale popullin shqiptar, e institucionale “ligjore” shtetin e “përbashkët”,
të shitur vetëm për një rrogë argati (pagese mujore) pa asnjë ditë pune. Copë
letre adminstrative vetëm për një përdorim në pushtet.
Edhe,
pse dhunshëm për shkaqe politike SHGB: “ASDRENI” i janë mohuar projekte dhe
konfisikuar me mijëra euro, duke ia mbyllur dhunshëm Shtëpinë Gazetare - Botuese “ASDRENI” në Shkup, dhe plaçkitur në
bankë me mijëra euro, dhe pesë projekte të fituara me konkurs atë vit (2015)
nga Ministria e Kultturës në R, e Maqedonisë Veriut.
Edhe,
atë: përmes hatullave të çative “Shtëpisë Publike”.
“Kashikarave të serbit (bomba), dhe dy mollave kuqe të italjanit në xhepat e
strukes krahëve të Babait. Shkrimeve të egëra të mia publicistike mes librave. Penës me dy tyta në
brez nën çatinë e Shtëpisë Babait ende për “mikun” dhe armikun tu dalim zot
Trojeve Shqiptare.
Herët,
si nxënës i Shkollës Mesme Normale “Zef
Lush Marku” në Shkup: Dje, dhe Sot si rrugaç diskoklubeve i dalldisur pas
cucave azgane deri në Agim. I rritur me muzikën e Beatles, Rolling Stones, Led
Zeppelin, Johnny Hallyday, Janis Joplin, Jimi Hendrix, Charles Aznavour,
Chansons Françaises, dhe Serenada Korçare. Nateditë mes librave, dhe poezive.
Asaj
kohe, në sistemin komunist jugosllav të “vëllazërim- bashkimit”, në shtetin e
“përbashkët” Disko Klubeve. Askush, nuk guxonte të
na e fus zjarrin, djegi të gjallë para kamerave televizive.
Përtej
Ditës Nesërme, dhiareve si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku’” në Shkup., dhe disa viteve
studimeve në Prishtinë. Edhe, vend pune me vite pa qenë banor i Prishtinës
gjatë studimeve si mësues i Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe në Drenas të Drenicës Heroike me Shotë Galica e Azem Bejta
Historik në Kosovë.
As
më vonë edhe pas problemeve politike jugosllave, gjoja se jam i dëguar nga
Kosova për ta zgjidhur Çshtjen shqiptare me lutftë?! Banor i Shkupit, për një
vend pune u dashtë të dalë edhe maleve pesëdhjetë km. Larg Shkupit. Shkaku, se:
nuk isha banor i Shkupit. Isha banor i Maqedonisë jugosllave. Asaj kohe gjatë studimeve dhe si
mësues në Drenas të Dreniëcs me vendbanim në Prishtinë, askush nuk më bënte
probleme pse nuk jam banor i Prishtinës. Vite, me vonë pas shërbimit ushtarak
në Knin të Kroacisë, kur u ktheva në Shkup dhe kërkoja vend pune, askush nuk më
merrte në dorë. Arsye se, në Shkup nuk kisha shtëpi dhe vend pune. Përmëtepër,
isha i shpallur edhe “nacionalist” dhe “irredentist”. Një mik i studimeve në
Prishtinë, kur u kthye në Kerçovë, nuk e pranonin banor në vendlindje. Shkaku,
se: kishte qenë banor i Prishtins?! Një mik tjetër shkrimtar, autor i disa
librave në prozë e poezi, vdiq pa qenë banor i Shkupit. Sot, si banor i
Shkupit, nuk e di a do të kem Nesër nështetësi të Maqedonisë Veriut?! I lindur
në Kërçovë dhe me mbi tridhjetë vite jetese në
Shkup edhe me shtëpi.
Shkupi
i rrethuar me katunde shumicë shqiptare, dhe maqedonase. E, me pakica kombëtare: turke, bullgare, rome, serbe dhe boshnjake. Nuk
e di si sot merr frymë. Ma merr mendja se, nuk përfundon si ditën e Djeshme mes
mbeturinave në kotenierët e “Bit-Pazarit”. Këmbekrye, në bërllokutn e partive politike shqiptare me
“Din e Iman”. Patjetër, populli shqiptar duhet t’i kalojë
kto pusi partiake – politike. Shkupi ka qenë kryeqytet shqiptar i
Rumelisë. Është, dhe Sot në shtetin e “përbashkët”...
GM: Cili është roli dhe ndikimi i letërsisë në kulturën
shqiptare sot, sipas jush?
KÇ: Nateditë në luftë mes poezive dhe librave. Rrugëdalje nga Qorrsokaku politik i partizanëve të partive politike për pushtet dhe pasuri. Dita e Nesërme, ende është Larg… Moti kohë, pas studimeve nuk kisha qenë në Prishtinë. Ose, herë pas here e kisha vizituar pas Lufte (1999) gjatë Panaireve të Librit. Edhe, atë: Vendlindjen time të dytë si shkrimtar, ku e kalova jetën më të bujshme të rinisë. Qytetin, edhe ku u përgadita për Jetë dhe Luftë me Penë. Nuk më kishte rënë rasti të dalldisem rrugëve të këtij Kryeqyteti me javë, muaj e vite si asaj kohe student i Universitetit të Prishtinës. Arratisjeve të shpeshta në “Gërmi”. Ditënetëve në “Tauk Bahçe”, ku edhe në afërsi isha me banesë.
Malli më kishte marr për atë Baltën e kuqe, e cila më ngjiteshte
çizmeve nga “Taok Bahçja”, përpara “Bozhurit” (sot “Iliria”) deri në fakultet.
Mëkot, përpiqesha me një krënde ta heq nga këmbët. Përinatë timin si student,
ajo ngjiteshte edhe më shumë çizmeve të mia «kaubojka» deri në gjunj. Nuk
ngulja këmbë ta heq qafe, me gjithë Baltën e kuqe hyja në amfiteatrin e
Fakultetit Filosofik për t’i ndjekur ligjëratat e profesorëve.
Vite më vonë pata një ftesë nga Unioni i Shkrimtarëve dhe
Kritikëve Shqiptar të Prishtinës, në një Manifestim Kulturor në Pejë. Edhe
pse, nuk shkoj gjithëkund, iu përgjigja për pjesmarrje. Takim
Poetik, që ma ktheu prapa me vite memorjen e shkrimtarit: Unë, në Pejë nuk
kisha qenë që nga koha e studimeve?! Viteve, kur dhomën e ndanim me cimerin tim
Isa Osmanaj. Shkaku tij si banor i asaj ane, herë pas here edhe e vizitonim
Pejën. Hotelin “Metohija”, që asaj kohe ne shkonim nga Prishtina, enkas për t’i
dëgjuar këngët e Nexhmije Pagarushës.
Pejën, asaj kohe unë shpesh e vizitoja edhe shkaku Banjave të
Pejës, ku një Mike e imja nga Sllatina e Prishtinës, asaj kohe qëndronte për
pushime. Në Grykën e Rugovës, Lumbardh unë dhe Isa shpeshëherë edhe jemi zhytur
not matanë bregut. Përderisa, Lumbardhi herën e fundit m’i vodhi teshat me
gjithë para, dhe më la lakuriq në mes të Pejës. Mezi Isa m’i gjeti një palë
pantollona dhe maice, m’i dha edhe do para për rrugë të kthehem në Prishtinë.
Tek tashti, m’u kujtua se, unë në Pejë nuk kisha qenë 44 vite (1975-2019).
I kisha vizituar qytetet e Kosovës, edhe katundet gjatë studimeve
në Prishtinë, dhe pas Lufte (1999), por jo edhe Pejën. Gjatë
pushtimit serb të Millosheviqit, kur me dhunë i nxorri shqiptarët në rrugë nga
të gjitha institucionet shtetërore, arsimore dhe kulturore: Kohë, e rrezikshme,
kur me Mirko Gashin, Gani Xhafollin dhe me miqtë poetë kemi lexuar poezi edhe
në një xhami, në periferi të Prishtinës. Mirko Gashi i dehur e lexoi poezinë
për Lumin: Që, “ende pa i mbushur dy vjet, nuk donte të lidhet në djep”.
Gani Xhafolli, në bisedë e sipër i tha: “Edhe, Kalosh Çeliku është bohem si ti.
Jo, ia priti Mirko Gashi! Kalosh Çeliku, është bohem i llojit vet…”
Mirko Gashin, nuk e kam njohur në Prishtinë, po vite më vonë në
Shkup, pas viteve të tetëdhjeta, në prag të demonstratave të studentëve, në Prishtinë
(1981). Edhe, atë: Pasi u ktheva nga Prishtina. E takova rastësisht në zyrën e
radaktorëve të gazetës “Flaka e vëllazërimit”. E kishin lënë fillkat
vetëm në zyrën e redaksisë. Unë, atë ditë edhe rastësisht hyra në
atë zyrë duke kërkuar redaktorin e revistës për fëmijë “Fatosi”, poetin
Mehmedali Hoxha, për t’ia dorëzuar disa punime letrare për fëmijë. Mirko, posa
më pa buzëqeshi: “Urdhëro, o mik! Unë sot jam pronari i kësaj zyre. Shkaku, se:
Ikën të gjithë burrat pas punëve duke më premtuar se, do të kthehen së shpejti,
më lanë vetëm si hut t’i pres në zyrë gjithë ditën.
Qesha vetëmevete, duke i njohur mirë veset dhe shprehitë e këtyre
burrave në këtë redaksi, se: ato nuk do të ktheheshin më në këtë zyrë,
përderisa nuk do të ikte Mirko Gashi. Mirko, i thashë: Ecë me mua, s’ke pse i
pret më ato burra mejdani! Kotnasikoti humbë kohë, ato nuk do të këthehen në
zyrë. “Mirë thua, o burrë gati tre orë jam në pritje! Edhe, unë u binda, se:
Nuk do të kthehen më në këtë zyrë. E unë, nuk kam kohë t’i pres edhe gjithë
natën. Shkaku, se duhet të kthehem në Shtëpinë time “Bardovci”, nga ku edhe ika
me të katra, se u mërzita.”
E kuptova krejtë ngjarjen. Mirko Gashi, ishte shtruar për shërim
në “Bardovci”, një vend rehabilitimi, në periferi të Shkupit. Zakonisht, ku
përcilleshin për shërim persona të mvarur nga substanca narkotike, pije
alkoolike dhe të “çmendur”. E mora përkrahu dhe ikëm nga muret, që m’u dukën,
se: Edhe, mua do të më hanin të gjallë. Dhe, krah për krahu hymë në restorantin
“Buket”, në afërsi të SHGB “Nova Makedonia”. E morëm nga një tepsi për ta
mbushur me ushqime, dhe nga një birrë «Shkupi». Në fund, pasi i pagova “dëmet”
e restorantit, u ulëm për pak kohë në njërën nga tavolinat e lira të
restorantit.
Gjatë drekës, Mirko më rrefeu historinë e tij si poet bohem. Edhe,
pse: Unë shumëçka deri diku përmes librave tij me poezi, që i kisha në
bibliotekën time shtëpiake, dija mjaftë për biografinë dhe krijimtarinë e tij
letrare. Punën e tij në Radio Prishtina, “Rilindja”, redaksinë “Flaka e
vëllazërimit”. “Teatrin e Pakicave” (Drama shqipe), në Shkup. Dhe, përfundimin
e tij si i “çmendur” në “Bardovci”. Dhe, pasi përfunduam me drekën
“mbretërore”, Mirko Gashin e përcolla për në Shtëpinë e tij “Bardovci”, ndërsa
unë u ktheva në Dhomën time me libra.
Tre muaj më vonë, gjatë një vizite në Prishtinë, duke kaluar
përmes qendrës të qytetit, dëgjova një zë burri: Kalosh! Kalosh! Kalosh!... E
kthava kokën, ishte Mirko Gashi. Po, ai Mirko Gashi që e takova në zyrën e
gazetës “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup: me mjekër të rebeluar dhe me gunën e
gjatë gati deri në fund të këmbëve, lidhur me një litar për brezi. U ktheva
prapa, dhe e përqfova. Pasi u përshëndetëm, ma priti: “Nuk më njeh”? Oh, po. Ti
je Mirko Gashi. “Po. Unë jam Mirko Gashi me të cilin u takove në zyrën e
gazetës “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup. Dhe, hëngrëm së bashku një drekë
“mbretërore”, në restorantin “Buket”. U habita, sesi e kishte mbajtur mend atë
takim rasti. E, di iu përgjigja. “Ecë, pas meje më tha, dhe e
rrokullisim nga një gotë raki rrushi, këtu në afërsi tek restoranti “Beogradi”!
Nuk kisha si t’i ikë ftesës tij miqësore. U pajtova. E lash
takimin me Miken time atë ditë, dhe u ulëm në restorantin “Beogradi”. Mirko i
porositi edhe pijet. Ia shtruam bisedës rreth ooezisë. E unë, gjatë gjithë
kohës e vrisja mendjen. Sesi, e kishte mbajtur mend atë takim rasti?! Në fund,
edhe u ndamë me një përqafim miqësor.
Pejës, vite me radhë i kisha rënë pranë duke shkuar në Ulqin për
pushime, por jo edhe të kthej në këtë qytet për një kafe. Vitin e fundit (2007)
në Ulqin pas disa viteve shkova nga Shqipëria, dhe u ktheva nga Peja
(“Çakorri”). Shkaku, bllokimit të rrugës nga serbët e Mitrovicës. Edhe pse, nuk
kisha humbur asgjë. Peja nga koha e studimeve nuk kishte ndryshuar aq shumë si
Prishtina, po kishte mbetur i njëjti qytet. Përjashtim, kishte bërë Hotel
“Metohija”, që e kishte ndërruar emrin (firmën) në Hotel “Dukagjini”. Ndoshta,
në kët qytet edhe kisha humbur ndonjë mike?! Shkaku, se: Peja dhe Prizreni
gjatë kohës studimeve i kishin vajzat më të bukura asaj kohe, dhe kur vinin në
Prishtinë dalloheshin si nata me ditën.
Gjatë kthimit për në Shkup nga Manifestimi Kulturor në Pejë,
vendosa të ndalem në Prishtinë. Ashtu dhe ashtu kisha pak punë në
Shtypshkronjën “Lena Graphic Design”. Thashë, me vete: Një rrugë e dy punë.
Edhe do të kryej punë në shtypshkronjë, edhe do ta vizitoj pak qytetin e
studimeve, jetën e bujshme studentore të asaj kohe.
Pasi kreva punë në shtypshkronjë, i thashë vetes: Ecë tashti të të
qeras me një pije «hallall», se e ke merituar! U ndala në lokalin më
të afërt, përkarshi Ministrisë Arsimit. Edhe, porosita një raki rrushi si
parapërgaditje për drekë, ta mashtroj disi organizmin. Kamarieri, plumb m’u
përgjigjë: “Nuk mbajmë alkool”. Edhe, as një birrë “Peja”, e pyeta? “Jo, as
birrë”!
Thashë, me gjysëm zëri vetëmevete: Ikë Kalosh Çeliku nga ky lokal,
nga sytë - këmbët! Nuk është vend për burra mejdani, e as për gra azgane. I
zemruar dola. Rrugës, teposhtë dhe, thashë: Ani, do të zbres në qendër të
Prishtinës. Edhe, zbrita këmbë. Nuk u ula në lokalin ku para një muaji isha
ulur me një mike, Adhuruese e poezive të mia erotike, po aty afër te “Konaku”,
që i ndante vetëm një mur i gjallë gjelbërimi.
Kamarieri, nuk vonoi shumë, erdhi vrik: “Urdhëroni”? Një dopio
raki rrushi! Iku. Në ndërkohë, thashë me vete: Pse mos ta thirrë për një kafe
edhe Adhuruesen e poezive të mia erotike?! I bëra një zë përmes telefonit
celular. Matanë valëve, m’u përgjigjë sekretarja: “Personi që kërkoni e ka
fikur telefonin. Ose, është jashtë vendit”. Po, mu si ato ditë në Restorantin
“Koha”, kur e ndiqnim njëri-tjetrin me telafona celularë nëpër Prishtinë. Hoqa
dorë. Në ndërkohë, erdhi kamarieri me rakinë e rrushit: “U bëftë mirë ! Ju,
jeni nga Shqipëria”? Jo, iu përgjigja, jam nga Shkupi. “Më fal”, u largua përmes
tavolinave.
Papritmas, një zë dhe qeshje e njohur ma tërhoqi vëmendjen. E
ktheva kokën anash, dhe matanë përmes birave të gardhit gjelbërt e pash
Adhuruesen e pozive të mia erotike, Librit t’im me poezi “Loja e syve”,
e shoqëruar me dy djemë në tavolinë. Ajo, siç dukej ende nuk më kishte vërejtur
matanë gardhit gjelbërt, e ku më t’ia merrte mendja se unë ndodhem në
Prishtinë. “Loja e syve” ishte shkaktari, që ajo përmes mikut tim Gani
Xhafolli, kishte shprehur dëshirën dhe e kishte porositur, që patjetër të më
njohtosh me Kalosh Çelikun!
Gjatë një manifestimi kulturor në Kaçanik, edhe pse ishim të
vendosur në hotel, Unë vendosa ta kaloj Natën në lokalin “Premiumi”, në
Prishtinë. Frymëzimi i poezisë sime “Askushi më dha një trëndafil”.
Prishtinën, kur e pushtova në gjumë. Dhe, e përqfova një Buçë.
Ditën e Nesërme, përderisa bisedonim me Gani Xhafollin për
Poezinë, nga tavolina tjetër u çua duke ardhur drejtë nesh një vajzë azgane
bjonde: “Pash Zotin Gani Xhafolli, mos më thuaj se, ky nuk është Kalosh Çeliku!
“Vallahi”, ashtu siç i kishte përgjigjet e zakonshme Gani Xhafolli: “Po, ky
është Kalosh Çeliku. Mirë, bre Gani Xhafolli: Qe, sa kohë të kam thënë të më
njohtosh me Kalosh Çelikun”?! Dhe, pasi u përshëndetë me ne, u ulë në tavolinën
tonë përpak kohë takimi mirënjoheje. Shkaku, se: E kishte lënë vetëm shoqen
zezëshkane me të cilën pinin kafe në tavolinën tjetër përkarshi nesh kokë më
kokë.
Përderisa Unë u arratisa kujtimeve të kaluara, matanë gardhit
gjelbërt, ato edhe kishin ikur (Adhurusja e poezive erotike). Nuk, iu paraqita
më përmes telefonit. Shkaku, se: Edhe, nuk kisha aq shumë kohë për ta kaluar
Natën në Prishtinë. Kutadi Unë, shkruaj edhe ndonjë Libër tjetër me peozi
erotike. Edhe pse, vite më parë, përveç ditënetëve të kohës studimeve, e kisha
kaluar një Natë në Prishtinë me Miken, nga ku lindi edhe Libri im i radhës me
poezi erotike: “E përcolla Natën”. Libër me të cilin shkrimtarja e
mirënjohur Hida Halimi e përcolli një Natë në Prishtinë, duke publikuar
reçensionin Revoltë Konstruktive për një disidencë letrare:
“… një terr që nuk dihet në ç’orë bie në Prishtinë.” (Tiranë,
Rilindja, 29 tetor,1998).
Pak vite më vonë, gjatë shoqërimit me Adhuruesen e poezive
erotike, lindën edhe disa poezi përkuashtuar Adhurueses të Librit: “Loja e
syve”, pas disa përndjekjeve me telefona celular nëpër Prishtinë.
Papritmas, m’u kujtuan edhe fjalët e saj në takimin e fundit, në restorantin e
preferuar të Adhurueses poezive erotike “Loja e syve”. “Kamarierit,
jepja një libër”! Dhe, përderisa unë e nënshkruaja librin, duke iu drejtua
kamarierit shtoi: “Kaloshi, tashti do të shkruaj një libër edhe për mua”!
Vite më vonë, kur Mirko Gashi më iku nga mesi ynë, unë duke u
kthyer nga Peja, ende në vete mendoja, se ku do ta ha drekën, para se të
kthehem në Shkup. Papritmas, m’u kujtuan “Tre Sheshirat”, Taverna e preferuar e
Mirko Gashit. Lokali, i cili pas ikjes së Mirko Gashit, gjatë kohë e mbajti
varë në mur fotografinë e mikut bohem.
Thashë, me vete: Drekën do të ha tek “Tre sheshirat” e Mirko
Gashit, përkarshi Radio Prishtinës Djeshme dhe Radio Kosovës Lirë të Sotshme.
Hyra brenda. Kamarieri, ende pa u ulur në tavolinë, ma priti: “Urdhëroni”! Një
drekë me mish viçi pa bukë, dhe një birrë “Peja”! Nuk mbajmë birra këtu, ma
priti kamarieri. Asgjë, atëherë i thashë. Dhe, dola jashtë si i çmendur.
Ikë, Kalosh Çeliku nga Prishtina! Vërtetë Dje, gjatë kohës
studimeve të ndiqte këmba-këmbës Balta e kuqe, Sot të ndjek Ferexheja e zezë.
Prishtinën, Qytetin revolucionar të studentëve e ka pushtuar “Hallalli”
turko-arab.
Edhe, atë: “Tre sheshirat” e poetit bohem Mirko
Gashi?!…