Kerko: a
Blerim Latifi: Miti i Sizifit dhe Kuvendi i Kosovës
E hene, 19.05.2025, 06:58 PM
Prof. Blerim Latifi:
Miti
i Sizifit dhe Kuvendi i Kosovës
Ju
kujtohet fati i Sizifit në mitologjinë antike greke: Perënditë vendosën ta
ndëshkojnë Sizifin me një dënim të përjetshëm: të shtyjë një shkëmb të madh
përpjetë një mali, por sa herë që shkëmbi arrinte pranë majës, ai rrokullisej
poshtë në luginë, dhe Sizifi duhej ta niste gjithçka nga fillimi.
Ideja
e mitit: s'ka dënim më të madh për njeriun se ta dënosh atë të kryej një punë
absurde, të pakuptimtë, pa rezultat.
Sot
Kuvendi i Kosovës është kthyer në një teatër absurdi, ku sizifët e tij
përsërisin çdo 48 orë, nga fillimi, një veprim absurd.
Por
derisa Sizifin mitik e dënuan perënditë, këta sizifët tanë kush i dënoi me këto
seanca absurde?
I
kanë dënuar perënditë e interesit të ngushtë personal. Duke filluar nga partia
Vetëvendosje, e cila, duke shkatërruar kulturën politike të kompromisit, ka
mbetur me vetëm një instrument në duar për të mbetur në pushtet: bllokadën
parlamentare. Në stilin: Ose ne në pushtet, ose askush tjetër!
Në
tregimin mitik të Sizifit nuk ka rrugëdalje nga absurdi, ndërsa në përpunimin
filozofik që Albert Kamy ia bën këtij tregimi, rrugëdalja gjendet përmes aktit
të rebelimit ndaj absurdit.
A
është i mundur ky akt rebelimi ndaj absurditetit sizifian në Kuvendin e
Kosovës?
Më
vjen keq ta them, por dyshoj.
Për
një arsye: ka kohë që ne jemi mësuar të jetojmë në dhe me absurditete. Ato janë
normalizuar në jetën tonë. E normalizimi nuk premton revoltë. Përkundrazi.
Mirëupafshim
në shfaqjen sizifiane të radhës në të ashtuquajturin Kuvendi i Kosovës! Pas 48
orësh.
____________
Baza
ma e madhe ushtarake amerikane në Lindje të Mesme ndodhet në Katar. Trump e
paska detyru qeverinë e këtij shteti që nëse do ta ketë praninë e kësaj baze,
duhet të investojë në të 10 miliardë dollarë. Pra duhet të paguajnë nëse duan
që ta kenë mbrojtjen amerikane.
Ky
është edhe një tregues se epoka e sigurisë gratis nga Amerika, ka marrë fund.
Në këtë kontekst shtetet europiane kanë rifilluar programet e tyre të fuqizimit
ushtarak. Kancelari gjerman po thotë se synon ta bëj Gjermaninë me ushtrinë më
të fortë në Europë, ndërsa Franca po flet për një rol të saj në sigurinë
europiane nga perspektiva e faktit se është shteti i vetëm në BE me armë
bërthamore.
Shpejt
edhe ne do të përballemi pyetjen që del nga kjo situatë: do të paguajmë për
mbrojtjen amerikane apo të ndërtojmë mbrojtjen tonë?
Pyetje
fort e sikletshme kjo, duke u nisur nga fakti se jemi mësuar me sigurinë gratis
tash e 26 vjet dhe ushtrinë se kemi fort për qejf. Shto kësaj edhe dobësinë
financiare dhe shkatërrimin e ndjenjës patriotike, që ka ndodhur sistematikisht
gjithë këto vite në Kosovë.
____________
E
patë dqysh lideri saudit shkrihej para presidentit Trump? Ky i fundit siguroi
një pako investimesh saudite në SHBA me vlerë prej 600 miliardë dollarësh. Po
ashtu një marrëveshje tjetër për t'i shitur shtetit saudit teknologji të
avancuara ushtarake amerikane me vlerë prej 142 miliardë dollarësh.
Ndërkaq,
këta budalltë tonë, të indoktrinuar me ideologjinë vahabiste të shtetit saudit,
natë e ditë s'pushojnë duke e sha e mallku Amerikën. Natyrisht, këtë nuk ua
kërkon shteti saudit, por dikush tjetër, komshiu ynë verior, për të cilin e
kryejnë punën e idiotëve të dobishëm. Sepse vetëm një shteti në botë i
intereson antiamerikanizmi në Kosovë: Serbisë.
____________
Për
një gjë jam i sigurtë: në çdo pikë kufitare të shtetit serb më pret poternica e
tij. Dhe kjo më bën krenar. Sepse është dëshmi se kam bà diçka konkrete kundër
atij shteti, që s'la formë dhune pa përdorë kundër nesh për gati 100 vjet dhe
sot s'lë formë obstruksioni pa përdorur, që të na pengojë në zhvillimin tonë si
shtet e shoqni.
____________
Fati
i Shqipërisë në Eurovision është si ai i Kadaresë në Akademinë Suedeze, e cila
e jep çmimin "Nobel". Edhe pse
janë më të mirët, nuk fitojnë kurrë. Për një shkak të vetëm: përfaqësojnë një
komb të vogël dhe masivisht e strukturalisht të paragjykuar.
Llafet
tjerat janë sofizma të kota.
____________
Moti
ju kam thanë: Grrithni veç pak ata që e shajnë Shqipninë dhe shihni çfarë
speciesh do t'u dalin!
Jugosllavia
si strukturë politike ka vdekur, por Jugosllavia mentale ende rron.
____________
Është
kthy Kuvendi i Kosovës në përkujtimore. Mbase nuk do të ishte keq që t'pamet që
mbahen në Hotel Grand, me i zhvendosë në Kuvend!
____________
Shqiptarët
e kanë fort për qejf me u grindë se kush është patriot i vërtetë e kush i
rremë. Qe një dallim: sot patriot i
vërtetë është ai që e ka mbjellë me grurë kët' fushë, e patriotë të rremë ata
që u bënë gazi i botës në Kuvendin e Kosovës.