Kerko: a
Tahir Bezhani: Zëri i nënës
E premte, 16.05.2025, 06:44 PM
Tahir Bezhani:
ZËRI
I NËNËS
(Nga varri)
Një
zjarrmi e etshme më zuri
Mall
i çmendur u fut në zemër
Varri
i nënës më vjen para syve
Ka
kohë që nuk e kam vizituar
Rrëmujë
mendimeve të mia
Palë
mbi palë ngarkuar
Dita
gdhiu e bukur, me rreze dielli
Përmallshëm
ecja rrugës
Mbytur
në kujtime....
Arrita
te varri me zemër të ganduar
Heq
bar të keq, ndonjë rrënjë fier
Një
ushtimë dika më vjen, një zë....
Një
dredhë pluhuri rrugëve të fshatit
Ngrihej
deri në qiell
Më
mbështolli në boshtin e saj
Më
lidhi si në djep lilak
E
një zë i ëmbël ,si në vaj flet:
“
A ishe në Zogaj o biri im
A
gjete kënd, a të priten mirë?!
A
të thanë ndonjë fjalë
Te
varret a ke qenë
Folëm
lumi im, folëm çdo gjë?...
Që
gjashtëdhjetë vite kam ikur
Akoma
shkrumin e kam në buzë
E
mallin në sy e mbaj....”
Pasi
iki dredha në rrugëtimin qiellor
U
shkreha në lot e vaj mbi varrin e saj
Kujtoja
vajtimin në dyshekllak të kullës
Kur
loti i saj thante dushk e bar
Tani
zërit të saj i përgjigjem me radhë
Ia
kam plotësuar dëshirën ,amanetin
Radhë
me radhë, duke i thënë:
Po
e dashura nënë,
Kam
qenë në Zogaj e fort jam çmallë
Tërë
Bytyçin e Tropojën shëtit i kam
Lule
ishte vendlindja ku ke lindë e rritë
Ato
boka e kodra, fusha e male
Vizituar
të gjitha i kam
Themelet
e shtëpisë i gjeta pa kate
Beso
,shumë jam mërzitë!
Dajë
të dashur: Alushi, Ademi, Sadiku
E
gjithë ajo djalëri
U
gëzuan shumë e thanë:
“
O na erdhi nipi, djali i Razës
Pas
pesëdhjetë vitesh! Sa lumturi!....”
Lotët
e tyre flisnin, gojët ishin ngri!...
U
bashkua Bytyçi shpi për shpi...
Nga
gëzimi dashin e theren për gosti
Pastaj
takova motrën tënde
Hyrën
në Padesh
U
përqafuam gjatë, qanë zemrat fort nënë
Çdo
gjë u tregova për ty, për ne
Gati
harrova pa të thënë,
Te
varri i gjyshit Zenun u përula në Zogaj
Gjyshja
Tahe në Padesh ishte varrosur
Shkova
edhe atje
Për
hatrin e zemrës sime nënë
Tani fli e qetë nënë e dashur
Kufijtë
janë rrënuar
Kudo
në Shqipërinë tënde kam shkuar
Më
kanë dhënë shumë mirënjohje
Bytyçi
e gjithë Tropoja
Kam
shkruar libra nënë
Poezi
për Zogaj e Valbonën
Me
lot i ka qa
Si
ti dikur frëngjive të kullës
Kur
unë isha fëmijë....
Të
gjithë më duan në Tropojë
Kur
shkoj edhe gurët gëzohen
Bokat
qeshin e natyra gjelbërohet
Mos
rënko si dikur, mos fshaj
Ti
në jetën e gjatë
Na
në të rrejshmen
Një
ditë atje do bashkohemi....
Tani
dita iku, nata po vjen
Përshëndeta
nënën te varri
Një
zë si ushtimë sërish dëgjoj
“Faleminderit
loke
Shpirtin
ma qetësove
Shkrumin
ma largove!....”
Ecja
si i këputur në brez
Do
vite ngarkuar trokasin gjymtyrëve
Do
mjeshtër dembelë po punojnë...
Mendimet
bluanin ngjarjen e ditës
Ktheva
kokën prapa
Sikur
diçka nga brenda foli
Natën
e mirë nënë, sërish do vij
Nuk
di sa vonohem!....
Shtëpia
më tërhiqte, edhe fëmijët
Dy
botë të ndara
Kaluan
bashkë një ditë
Imagjinata
ushqen shpirtin e plagosur....
Shkruar
në pakohësi!....