Kulturë
Sevdail Hyseni: Inflacioni
E hene, 12.05.2025, 02:09 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Inflacioni
Në
mes të qytetit, me bastun të artë,
Zotëri
Inflacioni ecën me kokën lartë.
Veshur
me kostum, shifra e statistikë,
Në
çdo hap të tij rrjedh nga një kritikë.
Euro,
leku, dollari me sy të zgurdulluar,
Në
krizën monetare, janë të zhvlerësuar.
Në
banka rrinë të trembura e pa shpresë,
Posa
të dalin jashtë, shkrihen sikur vesë.
Gjeneral
Çmimi shkon me këpucë floriri,
Vendos
tarifë çmimore, si hallka zinxhiri.
Shtrenjtohen:
rryma, ushqimi, karburanti,
Edhe
uji i rubinetit merr status restoranti.
Inflacioni
është një sëmundje epidemike,
S’e
ndalin vaksinat, infuzionet ekonomike.
Në
këtë krizë të thellë, midis premtimeve,
Kuleta
digjet nga temperatura e çmimeve.
Në
vend që të hamë tri herë në ditë ushqim,
Po
aq mendojmë se çfarë do hanim pa çmim.
Vetëm
ata nëpër pozita, e thonë me mandat,
Sot
është modernizëm me ngrënë imagjinatë!