Kulturë
Skënderbeu, rrënja jonë kombëtare dhe drita europiane e Arbërisë/ Mesazhet e studiuesit Keka në ditëlindjen e heroit kombëtar
E diele, 11.05.2025, 06:27 PM
Nga: M.L. Më: 6 maj 2025
Në ora: 10:21 Intervista në Gazeta Bota Sot
Keka: Për
mua Gjergj Kastrioti Skënderbeu është themeli ynë, burimi ynë i forcës i dritës
dhe i identitetit tonë kombëtar arbëror europian, nënvizon ai.
Sot (e martë 6 maj) shënohet
620-vjetori i lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Gjergj Kastrioti u lind në Shqipëri,
më 6 maj të vitit 1405.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte dhe
do të mbetet sinonimi i forcës, besnikërisë dhe atdhedashurisë që përbashkoi
shqiptarët ndër shekuj.
Gazeta kombëtre "Bota sot"
vazhdon ta mbajë me krenari e respekt të veçantë figurën e Gjergj Kastriotit në
logon e saj.
Për rolin dhe vlerën historike të
Skënderbeut, në një bisedë me gazetën "Bota sot" foli studiuesi i
historisë, Gjon Keka.
Ai tha se roli i Gjergj Kastriotit-
Skënderbeut ishte tepër i madh për kohën kur ai jetoi dhe veproi.
Kjo, sepse sapo ai hyri në skenën
europiane sidomos pas rikthimit në Arbëri, respektivisht në Krujë dhe
ringritjes së shtetit të Arbërit apo mbretërisë, Europa e asaj kohe menjëherë e
pa dhe i kthej sytë nga Arbëria, e cila me Gjergj Kastriotin ishte bërë mburoja
e përbashkët e civilizimit europiane. Arbëria, të cilin Gjergj Kastrioti,
përgjatë kohës kur e udhëhoqi e kishte bërë një kala të pamposhtur trimërie dhe
heroizmi, duke ia kthyer lavdinë e kahershme,nuk arriti ta përballojë dhe as
t'i ndalë hordhitë otomane që iu vërsulën pas vdekjes së tij. Tashmë Arbërisë i
mungonte një udhëheqës i tillë si Skënderbeu, që ua kishte kallur tmerrin me
trimërinë, largpamësinë, strategjinë dhe politikën e tij ndëreuropiane",
shprehet Keka për gazetën "Bota sot".
Ai thekson se me bëmat e tij mbikohore,
Skënderbeu duket se zgjoi në historinë moderne mrekullitë e legjendave të
lashtësisë antike, duke u kthyer në një figurë epike për t'u kujtuar ndër
shekuj.
"Kjo epokë i dha vlera të pa tjetërsuara madhështisë së kombit tonë të
lashtë, për ta sjellë këtë krenari deri në ditët e sotme. Gjergj Kastrioti, i
cilësuar nga bashkëkombësit e vet mbret popullor, përfaqësoi karakterin e
vërtetë të epokës më të ndritur kombëtare. Në atë kohë mbreti arbëror shfaqet
si mishërimi i gjithë madhështisë dhe gjithë dashurisë së popullit të tij.
Vërtet i tillë ishte kryheroi Gjergj Kastrioti, i cili i tejkaloj të gjithë
princat e mbretërit e epokës së tij, përmes besimit, durimit, guximit e
trimërisë në luftë, udhëheqjes së urtë vizionare, si dhe madhështisë së
shpirtit të tij. Ai çeli një epokë të re në zhvillimin identitar, moral,
shtetëror dhe shoqëror të Arbërisë dhe Europës, por edhe hodhi themelet e
identitetit kombëtar shtetëror të Arbërisë, si edhe të idesë për një Europë të
Bashkuar", tregon Keka.
Historiani Keka thotë se figura e
Gjergj Kastriotit ishte frymëzim për shumë udhëheqës e politikanë të asaj kohe,
mes tyre edhe Camille Paganel, duke qenë këshilltar shtetëror dhe sekretar i
përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë franceze.
"Camille Paganel, duke qenë këshilltar shtetëror dhe sekretar i
përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë franceze, u frymëzua nga tri figurat
emblematike historike dhe monumentale që dokumentuan epokën e Skënderbeut dhe
mësoi prej tyre mbi artin e qeverisjes së diplomacisë dhe forcimit të shtetit
të tij, duke i pasqyruar në tri veprat, "Historia e Gjergj Kastriot
Skënderbeut", "Historia e Frederikut të Madh" dhe Historia e
Jozefit II". Duke u frymëzuar nga figura e Gjergj Kastriotit, si simbol i
patriotizmit, lirisë, pavarësisë dhe mbrojtjes së civilizimit, shumë autorë,
studiues, poetë e historianë kanë shkruar veprat e tyre. Midis shumë veprave që
kam gjetur, ku flitet mbi kryembretin tonë, shoh se Heroi ynë është vlerësuar
jo vetëm për veprat e tij heroike, por edhe për misionin patriotik tepër
njerëzor, për urtësinë dhe strategjinë e tij diplomatike. Figura e tij
universale arriti deri në ditët tona si ylli polar i Arbërisë dhe Europës", potencon Keka.
Poashtu, Keka nënvizon se rol të
veçantë, Skënderbeu ka sidomos në bashkimin e arbërorëve, fisnorëve të asaj
kohe në Kishën e Shën Kollit, në Kuvendin e Lezhës më 2 mars 1444, një nga
shembujt e mëdhenjë të hapave të tij si një gjeni i kombit tonë Iliro-Arbëror.
"Duhet ditur se kuvendi i Lezhës ishte një model që kryeheroi ynë i solli
Europës nëë atë kohë që ajo të bashkohet dhe kështu Pushtuesve otoman do të
mund t'i ndaleishin apetitet e tyre.Por sikur që dihet idetë dhe projektet e
tij panë me rëndësi vetëm pasi ai vdiq dhe kur Europa rrezikohej seriozisht nga
otomanët pushtues.Edhe Bashkimi Europian dhe NATO sot kanë elemente të idesë
dhe projektit të kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit Skëndebreut", shprehet ai.
Sa herë përmendet emri i legjendarit,kryezotit e gjeneralit të madh
arbëror Skënderbeut, kujtojmë kohën kur shkëlqeu Arbëria e tij që e donte me
rrënjë dashurie patriotike, thotë Keka.
"Ky shkëlqim u pa edhe në mbarë botën. Shqiptarët, vetëm të bashkuar
rreth emrit dhe idealit të pavdekshëm të Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t'i
fitojnë të gjitha betejat, si vëllezër të një gjaku e të një atdheu.Arbëria
,Kosova dhe gjithë kombi ynë nuk mund të bëjë pa Gjergj Kastriotin Skëndebreut
ai është themeli i ekzistencës së Kombit tonë,pa të ne jemi njësoj si pa
rrënjë, pa asnjë vlerë.
Besoj se do të bien dakord të gjithë
me këtë nënvizim timin se si dje edhe sot lidhja jonë si popull ,komb e shtet
me figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut duhet të jetë dhe për mua në fakt
është po aq e brendshme dhe jetësore sa marrëdhënia midis një peme dhe rrënjëve
të saj. Për mua Gjergj Kastrioti Skënderbeu është themeli ynë, burimi ynë i
forcës i dritës dhe i identitetit tonë kombëtar arbëror europian", nënvizon ai.
Por, sa është arritur të ruhet ndër
vite e shekuj figura shenjtërore e Skënderbeut nga shqiptarët anë e kënd?
Sipas Kekës, në këtë drejtim ka një
devijim nga shkalla e lartë e injoraoncës.
"Ka një devijim madje mund të thuhet një shkallë e lartë e injorancës dhe
mohimit që po shëtit mbi qiellin dhe nën qiellin e Kosovës, dhe kjo kategori
duke qenë e verbër nga ideologjitë fetare të huaja po e njollosin figurën e
kryheroit tonë Gjergj Kastriotit dhe në vend të tij po lavdërojnë pushtuesit e
huaja sikur janë: sulltanët Muratin e Mehmetin II etj, të cilët vranë e shkatërruan
popullin arbëror deri në zhdukje si dhe e ndan kombin tonë nga familja
europiane mbi pesë shekuj", thekson
ai.
Për historianin Keka, është për
keqardhje fakti që ditëlindja e Skënderbeut shënohet nga organizatat shqiptare
e jo nga institucionet e Kosovës.
"Po ashtu, shihet se edhe institucionet në Kosovë nuk i kushtojnë rëndësi
kësaj figure kryesore të Kombit tonë, sepse në vend se Shteti me institucionet
e saj përgjegjëse të organizonte festën e përvjetorit të 6 majit, dhe të
përvjetorëve tjerë të kësaj epoke dhe figure, në vend të tyre e bëjnë
organizatat shqiptare sikur janë kjo organizime tani që kanë organizuar dhe
atdhetar në mënyrë të organizuar apo individuale. Kjo tregon se sa pak gjak të
Skënderbeut në venat e tyre kanë pushtetarët e vendit tonë për këtë figurë të
shenjtë kombëtare dhe evropiane dhe jehonën që ajo do të duhej të kishte në
datat e shënuar historike për të",
thekson Keka.
Në fund, Keka thotë se vetëm me
figurën e Gjergj Kastriotit shqiptarët mund të hyjnë natyrshëm në familjen
evropiane.
"Megjithatë ende ka shqiptarë në Kosovë e kudo në trojet arbërore dhe diasporë që frymëzohen dhe kanë këtë figurë si simbolin e shenjtë të tyre dhe kjo më jep shpresë, pa Gjergj Kastriotin sikur e potencova më lartë nuk jemi asgjë, dhe një asgjë nuk merr pjesë në teatrin e madh të botës dhe Evropës së civilizuar, prandaj vetëm me Gjergj Kastriotin si bijtë e bijat e tij mund të hyjmë natyrshëm në familjen evropianë si komb që mbanë flamurin dhe vulën e këtij Gjenerali dhe udhëheqësi arbëror dhe evropian", përfundon Keka.