Kulturë
Mark Palnikaj: Fama e Skënderbeut në botë
E merkure, 07.05.2025, 07:27 PM
FAMA E SKËNDERBEUT NË BOTË
Nga
Mark Palnikaj
I
nderuar Z. Arbin Gjata - kryetar i Sh. K. “Kufijtë e Arbërit”,
I
nderuar Z. Ilir Zhitia - sekretar i Sh. K. “Kufijtë e Arbërit”
Të
nderuar zonja dhe zotërinj të pranishëm në këtë konference shkencore për
Skendërbeun!
Kam
kënaqësinë të jem i pranishëm në këtë konference për të ju përshëndetur për
pjesëmarrjen tuaj dhe për të falenderuar organizatorët e këtij takimi në
shërbim të njohjes dhe kujtimit të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti i
njohur në botë si Skendërbeu.
Shqipëria
është një vend i vogël, por me një histori të lashtë dhe të lavdishme.
Populli
shqiptar ka luftuar gjatë njëzet shekujve kundër pushtuesve të ndryshëm të
cilët në shumë raste kanë ushtruar edhe genocid ndaj popullsisë paqësore të
kombit tonë.
Në
historinë e dy mijë viteve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast që
populli shqiptar të ketë sulmuar ose pushtuar shtetet fqinje ose kudo në botë.
Nga
kjo tribunë e fjalës së lirë ju tërheq vemendjen studjuesve dhe institucineve
më të larta të shkencës së historisë shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë që në
asnjë rast nuk e kanë ngritur zërin për njohjen e genocidit të ushtruar nga
pushtuesi turk ndaj popullit shqiptar megjithse janë të njohura dhe të
dokumentuara masakrat mizore të ushtruara nga ky pushtues gjatë gjith kohës së
pushtimit.
Periudha
më e lavdishme e popullit tonë mbetet qendresa antiosmane gjatë njëzet e pesë
viteve të udhëhequra nga Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu.
Gjergj
Kastrioti, heroi ynë kombëtar, ka të vendosur qindra buste në më shum se njëzet
shtete të botës duke ja kaluar të gjith udhëheqësve politik dhe ushtarakë nga e
gjith bota për numrin e busteve dhe vendeve ku janë vendosur.
Ky
fakt i njohur ndërkombëtarsisht e ka spjegimin e vet krejtësisht të qartë.
Skendërbeu, udhëheqës i Arbërisë dhe Gjeneral ushtarak i njohur nga gjithë
Europa si “Kalorësi i Krishtërimit”, gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake
luftoi për mbrojtjen e vendit të tij dhe të vendeve të tjera europiane nga
invazorët osmanë që donin të pushtonin Shqipërinë dhe Europën.
Ai
zhvilloi vetëm beteja mbrojtëse dhe asnjëherë nuk sulmoi ndonjë vend tjetër.
Kjo është arsyeja që ai është kampion i ushtarakut që ka luftuar për liri dhe
pavarësi.
Kombi
shqiptar ka patur në shekuj sjellje korrekte dhe paqësore me fqinjët e tij në
lindje dhe në perëndim, në jug dhe në veri të vet.
Kanë
qenë popujt e tjerë që e kanë sulmuar dhe djegur e shkatërruar ekonominë dhe
kulturën e popullsisë arbërore në trojet e veta.
Në
zonat e Arbërisë dhe Dardanisë, pushtuesi turk, sipas dokumenteve të publikuara
dhe të pakundërshtueshme organizoi një terror dhe negocid të pa parë më parë në
këto troje.
Për
ti shpëtuar kësaj dhune dhe këtij genocidi, popullsia e këtyre zonave u largue
në masë në vende të tjera si Italia e Veriut dhe e Jugut por edhe drejt vendeve
të tjera si Kroacia, Austrohungaria dhe deri në Transilvani.
Popullsia
e këtyre trojeve, u zvogëlue shumë dhe vendi pësoi një shkretim të pa njohur më
parë.
Sipas
statistikave të popullsisë të publikuara në botimet e fundit, vetëm mbas dyqind
vitesh Arbëria dhe Dardania e arritën numrin e popullsië që kishin para
pushtimit turk.
Popullsitë
e larguara nga trojet tona u asimiluan në vendet pritëse duke humbur gjuhën dhe
kombësinë.
Vetëm
popullsitë që u vendosën në viset jugore të Italisë që sot quhen arbëresh,
arritën të ruanin gjuhën, kulturën, veshjet, fenë dhe kombësinë e tyre të pa
dhunuar nga mikpritësit e tyre.
Janë
këta arbëresh që kanë hapur shkollat e para shqipe, që kanë shkruar shkrimet e
para dhe librat shqip duke kontribuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Në
këtë pritje vëllazërore të bashkëkombasve të tij ka hisen e vet edhe vepra dhe
lidhjet që krijoi në të gjallë të tij heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti.
Në
qytetet italiane ka mbi njëzet sheshe me emrin e Skendërbeut dhe më shumë se 50
buste të vendosura në sheshe publike dhe institucione në shtetin Italian.
Për
Skendërbeun buste dhe shtatore janë vendosur në sheshe dhe vende publike edhe
në Argjentinë, SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Francë, Zvicër,
Austri, Kroaci, Poloni, Rumani, Bullgari, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në
shumë vende të tjera duke e bërë heroin tonë kombëtar figurën më të njohur të
luftës çlirimtare për një pjesë të rëndësishme të popullsive të të gjithë
globit tokësor.
Sot
ne në këtë sallë, por edhe të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni, Mal të Zi dhe në të gjitha vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptar
festojmë dhe nderojmë kujtimin e lindjes së heroit tonë kombëtar me një krenari
të ligjëshme që populli shqiptar i ka dhënë botës një gjeneral ushtarak që nga
gjith bota njifet si “Atleti i Krishtit” për kauzën e drejtë dhe për betejat që
udhëhoqi njëzet e pesë vjet si prijës i popullit shqiptar.
Ju
faleminderit
Mark Palnikaj, Prishtinë më 6 maj 2025.