E enjte, 08.05.2025, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Albulena Pllana Breznica: Hoxhë Hasan Tahsini

E merkure, 07.05.2025, 06:50 PM


ALBULENA PLLANA BREZNICA

EFENDI HOXHË HASAN TAHSINI

Në Stamboll, qysh si student

Ne mesin e shokëve  ishte më i dalluari,

I respektuar nga kolegë e profesorë

Mori  çmimin, më i vlerësuari.

Studioi shkencat Natyrore me përkushtim

Në Universitetin e Sorbonës, në Paris,

U kthye në Stamboll me rezultate shembullore

Me medalje nga mbretëria Otomane u pajis.

Themeloi Universitetin Modern të Stambollit

Ku ishte edhe profesor i psikologjisë,

Rektor i parë i këtij Universiteti

Me i shquari, me i bukuri djalë i Ilirisë!

Efendi Hoxhë Hasan Tahsini

Nuk e harroi asnjëherë se ishte shqiptar,

Ishte ndër shqiptarët më i formuari,

Më i dituri, më i ngrituri, më i zgjuari.

Gjithnjë printe në çështjen shqiptare-kombëtare

Hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe

Nismëtar për shoqëri kulturore shqiptare

Kujtohet me pietet të veçantë sot e kësaj dite.

Efendi Hoxhë Hasan Tahsini qe atdhetar,

Ishte prijësi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,

Një nga figurat më kryesore, më madhore,

Ishte i pari astronom në tërë Perandorinë Osmane!

Nderim çdo besimi, feje e tempulli

I madhi Efendi Hoxhë Hasan Tahsini e kishte menduar,

Tani shpesh diskutohet në forume

Se cili besim yni na ka shpëtuar-ndihmuar.

Formimi ynë si enti komb njëherë,

Çdo gjë brenda kombëtares e njerëzisë,

Diturinë e shpërndante çdo ditë

Efendi Hoxhë Hasan Tahsini përherë i ligjëronte rinisë.

Urtësia e rilindësve, që bartë porosi

Mbi të gjitha bashkimi i popullit tonë,

Të merren vendime të qëndrueshme

Kjo do të realizohet herët a vonë.

Rilindësit tanë mahniten popuj të mëdhenj

Me një traditë të thellë qytetërimi,

Andaj shqiptarët mbeten popull tolerant

Ndaj fqinjëve dhe ndaj çdo besimi.

HUMBJE PËR TËRË SHQIPTARINË

(Poetit Ali Podrimja)

Më 21 korrik 2012, lajm i hidhur

Poeti Ali Podrimja u gjet i vdekur,

Larg vendlindjes, në  një qytet të Francës

Sot e tërë shqiptaria është stepur.

Jo, jo nuk e besoj dot

Se ka ikur nga kjo jetë,

Ishte për shumë gjenerata

Njeri dhe poet i vërtetë.

Poetët vetëm hyjnohen në qiell

Ata lindin e vdesin për çdo varg,

Këtë e kam lexuar në rini

Mburremi që të patëm, poeti ynë Ali.

Ti nuk vdiqe o mjeshtër i poezisë

Ti shkove të Esadi, Azemi e Dini,

Sot është ditë zie në tërë shqiptarinë

Krenare është Gjakova që të lindi.

Na mësove të mos iu frikësohemi

As deteve e oqeaneve, asnjëherë,

Jemi  krenarë për veprat Tuaja

Ike në heshtje, i buzëqeshur si përherë!

Poezitë, të cilat i shkrove me laps e penë

Do t’i lexojmë e këndojmë  përherë,

E shkrove biografinë tënde në çdo poezi

Nuk të trembi furtunë as erë.

Na mungon o Ali Podrimja,

Për njëqind vjetorin e Shqipërisë,

Ku  ta gjejmë rimën për kremtet tona

Në tërë hapësirën e Ilirisë-Arbërisë.

ARSIMIMI I VAJZAVE TONA

Në moshë të re mësova në histori

Për shkollimin e vajzave tona,

Herët vihet re kjo dukuri për mësim

Në bankat e shkollës vajzat e qytetit tim.

Të ulura në bankat e shkollës kaherë

Të etura për të mësuar, çdo ditë 4-5 orë studim,

Duke bartur mbi shpinë çantën me libra

Tani të bashkuara, si sorkadhe në mësim!

Qyteti ynë e nis historinë nga thellësira e shekujve

Po kaq e vjetër është edhe dëshira për arsim e dituri,

Zhvillimi kulturor që trashëgoi qyteti ynë

Është me një traditë të lashtë për rini.

Nga qyteti kanë dalë shumë njerëz me arsim

Qysh në qindvjeçarin e kaluar,

Si Iliri, Ruzhdiu, Hana, Vjollca e Drita

Shumë vajza tjera e djem si petrita!

Figura të shquara të dijes kanë dalë nga kjo anë

Sot mburret qyteti dhe e tërë Kosova,

Kujtohen abetaret e para që u shpërndanë

Për shumë gjenerata anë e mbanë.

VALËT E JETËS

(Dr. Halim Prekadinit)

I shtrënguar nga robëria

Në vitet e pesëdhjeta

Fare i ri, shpirti i digjej flakë,

La vendlindjen me zemër të thyer

Iku me tërë farefisin e nënën plakë!

Qerret e mbushura me rraqe

Lotët rigonin rrëke

Qeni i shtëpisë ulërinte pa nda

Fjalë nuk kishte për te ngushëllim

Lamtumirë lojërat e mia, lamtumirë vendi im!!!

Shpirti i tij i helmuar

Tundet në qerre deri te treni

Duke menduar: do kthehem sërish

Në vendlindjen e dashur

Aty ku kam shokë e miq!

Ra boria, gumëzhiu treni

Zemërthyer u nisen në pakthim

Në Anadoll muhaxhirë përsëri

Nuk ka buzëqeshje në mërgim.

Qenkam nda unë nga shkolla!

Qenkam nda larg nga gëzimi!

Do të vyshkem, do të tretem!

Do shkatërrohem nga mjerimi!

Ky kallëzim, babë, për mua

Është si vdekje plot mëtim,

Zemra ime pa pushuar

Ka me qa me mallëngjim.

Priti kot çdo ditë, malli ju bë barrë,

Fat për mua këtu nuk ka,

Vetëm vdekja nga vendlindja

Mua përgjithmonë ka për t’më nda!

Mori rrugën i molisur

Me lot vaji në sy plot

La familjen të mërzitur në varfëri

Vjedhurazi hyri në Gjermani!

Atje gjeti pak qetësi

Nis studimet si luan

Shpesh në mendje i vjen mendimi:

Gjyko Ti, pra, Perëndi!

Unë student për mjekësi!

Në studime del i pari

Atje bëri shumë shoqe e shokë,

Fati i jetës doktorit i solli

Një gocë të bukur të një skotlandezi

Dashuria, përnjëherë ndjenjat ia ndezi!

Mjaft më lodhi mua kurbeti

Jashtë vendlindjes pa u çlodhë,

Prej fëmijërisë deri në pleqëri,

Në dhe të huaj s’dua të rri

Pse të kaloj jetën në vetmi.

Ju kujtuan fjalët e kryeplakut

Që kur u nis në mërgim

Fati yt, bir, në shtëpi, në Kosovë,

Kthehu këtu kurdoherë

Në vendlindje përherë ke nderë.

Prandaj, djali ishte betuar

S’do kalojë jetën pa përparim

Ëndërr kishte amanetin e të parëve

Zemra ime pa pushuar

Nuk do vdesë në perëndim...

U bënë ca ditë lirie në vendlindje

Pas demonstratave të ‘68-tetës,

Erdhi shpejt në Prizren

Vuri rregull kudo në punë

Sot as pleqëria dot s’e mund!

Sa mirë bëre o Perëndi,

Që më ktheve në këtë jetë?

Unë shpëtova përsëri

Jashtë vendlindjes pa u tretë!

Edhe në këtë moshë të thyer

Buzët i janë mbushë plot hare

Me gëzim e ka veshë natyra

Plot me gaz po i qesh fytyra.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx