| E merkure, 07.05.2025, 06:50 PM |
ALBULENA PLLANA BREZNICA
EFENDI HOXHË HASAN
TAHSINI
Në
Stamboll, qysh si student
Ne
mesin e shokëve ishte më i dalluari,
I
respektuar nga kolegë e profesorë
Mori çmimin, më i vlerësuari.
Studioi
shkencat Natyrore me përkushtim
Në
Universitetin e Sorbonës, në Paris,
U
kthye në Stamboll me rezultate shembullore
Me
medalje nga mbretëria Otomane u pajis.
Themeloi
Universitetin Modern të Stambollit
Ku
ishte edhe profesor i psikologjisë,
Rektor
i parë i këtij Universiteti
Me
i shquari, me i bukuri djalë i Ilirisë!
Efendi
Hoxhë Hasan Tahsini
Nuk
e harroi asnjëherë se ishte shqiptar,
Ishte
ndër shqiptarët më i formuari,
Më
i dituri, më i ngrituri, më i zgjuari.
Gjithnjë
printe në çështjen shqiptare-kombëtare
Hartoi
një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe
Nismëtar
për shoqëri kulturore shqiptare
Kujtohet
me pietet të veçantë sot e kësaj dite.
Efendi
Hoxhë Hasan Tahsini qe atdhetar,
Ishte
prijësi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,
Një
nga figurat më kryesore, më madhore,
Ishte
i pari astronom në tërë Perandorinë Osmane!
Nderim
çdo besimi, feje e tempulli
I
madhi Efendi Hoxhë Hasan Tahsini e kishte menduar,
Tani
shpesh diskutohet në forume
Se
cili besim yni na ka shpëtuar-ndihmuar.
Formimi
ynë si enti komb njëherë,
Çdo
gjë brenda kombëtares e njerëzisë,
Diturinë
e shpërndante çdo ditë
Efendi
Hoxhë Hasan Tahsini përherë i ligjëronte rinisë.
Urtësia
e rilindësve, që bartë porosi
Mbi
të gjitha bashkimi i popullit tonë,
Të
merren vendime të qëndrueshme
Kjo
do të realizohet herët a vonë.
Rilindësit
tanë mahniten popuj të mëdhenj
Me
një traditë të thellë qytetërimi,
Andaj
shqiptarët mbeten popull tolerant
Ndaj
fqinjëve dhe ndaj çdo besimi.
HUMBJE PËR TËRË
SHQIPTARINË
(Poetit Ali Podrimja)
Më
21 korrik 2012, lajm i hidhur
Poeti
Ali Podrimja u gjet i vdekur,
Larg
vendlindjes, në një qytet të Francës
Sot
e tërë shqiptaria është stepur.
Jo,
jo nuk e besoj dot
Se
ka ikur nga kjo jetë,
Ishte
për shumë gjenerata
Njeri
dhe poet i vërtetë.
Poetët
vetëm hyjnohen në qiell
Ata
lindin e vdesin për çdo varg,
Këtë
e kam lexuar në rini
Mburremi
që të patëm, poeti ynë Ali.
Ti
nuk vdiqe o mjeshtër i poezisë
Ti
shkove të Esadi, Azemi e Dini,
Sot
është ditë zie në tërë shqiptarinë
Krenare
është Gjakova që të lindi.
Na
mësove të mos iu frikësohemi
As
deteve e oqeaneve, asnjëherë,
Jemi krenarë për veprat Tuaja
Ike
në heshtje, i buzëqeshur si përherë!
Poezitë,
të cilat i shkrove me laps e penë
Do
t’i lexojmë e këndojmë përherë,
E
shkrove biografinë tënde në çdo poezi
Nuk
të trembi furtunë as erë.
Na
mungon o Ali Podrimja,
Për
njëqind vjetorin e Shqipërisë,
Ku ta gjejmë rimën për kremtet tona
Në
tërë hapësirën e Ilirisë-Arbërisë.
ARSIMIMI I VAJZAVE TONA
Në
moshë të re mësova në histori
Për
shkollimin e vajzave tona,
Herët
vihet re kjo dukuri për mësim
Në
bankat e shkollës vajzat e qytetit tim.
Të
ulura në bankat e shkollës kaherë
Të
etura për të mësuar, çdo ditë 4-5 orë studim,
Duke
bartur mbi shpinë çantën me libra
Tani
të bashkuara, si sorkadhe në mësim!
Qyteti
ynë e nis historinë nga thellësira e shekujve
Po
kaq e vjetër është edhe dëshira për arsim e dituri,
Zhvillimi
kulturor që trashëgoi qyteti ynë
Është
me një traditë të lashtë për rini.
Nga
qyteti kanë dalë shumë njerëz me arsim
Qysh
në qindvjeçarin e kaluar,
Si
Iliri, Ruzhdiu, Hana, Vjollca e Drita
Shumë
vajza tjera e djem si petrita!
Figura
të shquara të dijes kanë dalë nga kjo anë
Sot
mburret qyteti dhe e tërë Kosova,
Kujtohen
abetaret e para që u shpërndanë
Për
shumë gjenerata anë e mbanë.
VALËT E JETËS
(Dr. Halim Prekadinit)
I
shtrënguar nga robëria
Në
vitet e pesëdhjeta
Fare
i ri, shpirti i digjej flakë,
La
vendlindjen me zemër të thyer
Iku
me tërë farefisin e nënën plakë!
Qerret
e mbushura me rraqe
Lotët
rigonin rrëke
Qeni
i shtëpisë ulërinte pa nda
Fjalë
nuk kishte për te ngushëllim
Lamtumirë
lojërat e mia, lamtumirë vendi im!!!
Shpirti
i tij i helmuar
Tundet
në qerre deri te treni
Duke
menduar: do kthehem sërish
Në
vendlindjen e dashur
Aty
ku kam shokë e miq!
Ra
boria, gumëzhiu treni
Zemërthyer
u nisen në pakthim
Në
Anadoll muhaxhirë përsëri
Nuk
ka buzëqeshje në mërgim.
Qenkam
nda unë nga shkolla!
Qenkam
nda larg nga gëzimi!
Do
të vyshkem, do të tretem!
Do
shkatërrohem nga mjerimi!
Ky
kallëzim, babë, për mua
Është
si vdekje plot mëtim,
Zemra
ime pa pushuar
Ka
me qa me mallëngjim.
Priti
kot çdo ditë, malli ju bë barrë,
Fat
për mua këtu nuk ka,
Vetëm
vdekja nga vendlindja
Mua
përgjithmonë ka për t’më nda!
Mori
rrugën i molisur
Me
lot vaji në sy plot
La
familjen të mërzitur në varfëri
Vjedhurazi
hyri në Gjermani!
Atje
gjeti pak qetësi
Nis
studimet si luan
Shpesh
në mendje i vjen mendimi:
Gjyko
Ti, pra, Perëndi!
Unë
student për mjekësi!
Në
studime del i pari
Atje
bëri shumë shoqe e shokë,
Fati
i jetës doktorit i solli
Një
gocë të bukur të një skotlandezi
Dashuria,
përnjëherë ndjenjat ia ndezi!
Mjaft
më lodhi mua kurbeti
Jashtë
vendlindjes pa u çlodhë,
Prej
fëmijërisë deri në pleqëri,
Në
dhe të huaj s’dua të rri
Pse
të kaloj jetën në vetmi.
Ju
kujtuan fjalët e kryeplakut
Që
kur u nis në mërgim
Fati
yt, bir, në shtëpi, në Kosovë,
Kthehu
këtu kurdoherë
Në
vendlindje përherë ke nderë.
Prandaj,
djali ishte betuar
S’do
kalojë jetën pa përparim
Ëndërr
kishte amanetin e të parëve
Zemra
ime pa pushuar
Nuk
do vdesë në perëndim...
U
bënë ca ditë lirie në vendlindje
Pas
demonstratave të ‘68-tetës,
Erdhi
shpejt në Prizren
Vuri
rregull kudo në punë
Sot
as pleqëria dot s’e mund!
Sa
mirë bëre o Perëndi,
Që
më ktheve në këtë jetë?
Unë
shpëtova përsëri
Jashtë
vendlindjes pa u tretë!
Edhe
në këtë moshë të thyer
Buzët
i janë mbushë plot hare
Me
gëzim e ka veshë natyra
Plot
me gaz po i qesh fytyra.