Kulturë
Mihal Gjergji: Saranda, qyteti pa statuja
E enjte, 01.05.2025, 06:55 PM
SARANDA, QYTETI PA STATUJA
Nga
Mihal Gjergji
Qyteti
jugor i Shqipërisë me shumë bukuri dhe po kaq emëra. Është stina e Verës.
Shamitë e rralluara të reve nderen mbi kaltërsinë e detit dhe gri-ja e tyre
përzihet me trishtimin qytetar. Saranda, në hyrje një rrugë me emërtesë ere:
onhezmi. Ndoshta, ky i fundit është babai i Eneas, i cili, mbasi u kthye nga
lufta e Trojës, bëri shtatë ditë rrugë për të mbritur në Dodon?n dimërkeqe, në
lartësitë e Tomorrit. Orakujt i thanë se ilirët duhet të shtriheshin edhe
përtej detit. Enea u kthye, kështu shkruan Homeri, qëndroi një natë në Butrint,
pastaj u nis me lundërtarët, kjo pra shënon themelimin e Romës... Saranda -
Santi Quaranti, qyteti i dyzetë shenjtorëve. Ata s'janë veçse dyzet ushtarë të
sulltanit që u martirizuan për mbrojtjen e teritoreve të perandorisë së
dikurshme, e ngaqë sulltani ishte edhe "Kalif" i shpalli shenjtorë.
Në nderim të tyre ndërtoi manastirin. Jemi në fundin e shekullit të XIV, kur
venecianët dorëzuan teritoret, gjithashtu dhe popullatat e vendeve të
pushtuara. Pafuqia për tu përballur me osmanët, bëri që, nga Peleponezi e deri
në Dalmaci, ata që ne i quajmë -Arvanitas, të ndjeheshin të tradhëtuar...Janë
gjaku dhe rraca jonë, mbetur si gurë pa mbishkrime brigjeve të Mesdheut.
Musolini dëshironte që, Sarandën t'ia bënte dhuratë vajzës së tij, Edës.
Qytetet
ngjajnë me organizmat e gjallë; kanë mushkëri, zemër, krahë, por kanë edhe
plagë. Saranda ka det, por s'ka plazh, mbi krye rrjedh Bistrica, por s'ka ujë
për të pirë, ka lokale pa fund, por ka edhe varfëri ekstreme, ndryshe,
sarandiotët s'do largoheshin nga ky vend i bekuar. Unë di t'a lexoj dëshpërimin
njerëzor; në dukjen e banorëve, në fytyrat e vrara, në hapat e menduar që
çapiten mes rrëmujës dhe zhurmës shurdhuese të makinave që s’i hapin udhë
njera-tjetrës. Në kohën time të kursyer,
bëra një vëzhgim rastësor. U ndala te shëtitorja që mban emërin e njërit prej
kolosëve të iluminizmit shqiptar, Hasan Tahsinit. Provova një ndjesi
drithëruese; turma, sigurisht që s'e njeh, por s'duhet të shkelë mbi dhimbjen e
tij. Mes shëtitores është një përmendore (nëse mund ta quajmë kështu) e këtij
mendjendrituri. E fotografova në muzg, sepse në terr e kanë lënë. Nëse ja dini
varrin, ma thoni, t'i vendos një lule! Pas krahëve dëgjoja fjalët e nj? gjuhe
që më krijon gjendje shushame: -"Sarandi eqi poli kozmos ". Por kjo
s'më shqetëson. Hasanin s'e merr greku, sepse është çam, ndërsa Çamërin? e
mori, kurse turku është larg, për ta rivrarë përsëri. Këto zëra mund të jenë
edhe të fêmijëve tanë, të cilët kanë lindur në Greqi dhe s'dinë ta shkruajnë e
ta lexojnë gjuhën tonë të bukur...Ndoshta këtë rrugë ndiqte edhe Naim Frashëri,
kur kthehej nga puna, për t'u ulur pastaj nën dritën e qiririt, e për t'i
kënduar bukurisë shqiptare. Ky i fundit, është nxënësi i filozofit
mendjendritur. Hoxhë Hasan Tahsini, Rektori i parë i Universitetit të
Stambollit. Deri te Ura e Bosforit e mbante mbi krye festen e hoxhes, pastaj e
hiqte, e vendoste në brezin e mesit, pra pushonte teologu dhe fliste
shkencëtari. Ai tashmë ka fituar barazinë më të thellë, i është dorëzuar
pushtetit të vdekjes, si gjithë të tjerët. Por edhe lirinë më të madhe. Ka
mbritur në orbitën ku qendrojnë yjet. Indiferenca e mediokërve s'mund t'a
lëndojë këtë gjigand. Brenda kësaj shëtitoreje janë tê gjithë; ato që duan të
shiten dhe ata qê kêrkojne të blejnë, turistë të huaj, shqiptarë të ardhur nga
viset veriore, qejflinj e meskëputur nga hallet, të cilët përpiqen te shesin
ndonjë misër te pjekur. Diku më lart, një muzikë joshëse me fyell, motive
spanjolle përzier me trishtimin aziatik. (Fyelli i Naimit-jo!). Pastaj, lëkurë
qëngjash e delesh, mbi të cilat ishin stampuar portrete gjeneralësh, artistësh,
këngëtarësh, etj. Aty e gjeni Tanganikën. Zanzibarin, Kongon,
Zelandën...Portrete politikanësh s'më zuri syri. Ndoshta lëkurët e ujqërve
ekspozohen gjetiu. Mes pallateve fantazmë, bizneseve fantazm?, pushteteve
fantazmë, kêrkova më kot të veçoja bukuritë e qytetit. S'kisha kë pyesja: -sa
gjimnazistë të shkelqyer u diplomuan këte vit? Sa studentë vazhdojne jeten
universitare? Sa vende pune janë hapur? Si jetojnë poetët, piktorët,
kengetarët, aktorët e këtij qyteti, dhe sa janë të lirë nga prangat që nderen
sipër dhe mes tyre? Sa mësues jetojnë në gjendje mjerimi? Sa do rritet buxheti
i shtetit për arsimin vitet vijuese? Në cilat banka të botës mbrijnë lekët e
biznesmenëve shqiptarë? Ky qytet zgjohet disa muaj (bashkë me lulet) dhe bie
përsëri në gjumë. Kërkova me sy edhe kurveleshasit e mi, ata që, kur komisioni
nderkombetar i kufijve hiqte vijat mbi harta, veshën fustanellat e qeleshet,
ngjeshen jataganet dhe zbriten ketu, ne Sarandë. E dhanë mesazhin me kengën
polifonike; këtu jetojnë shqiptarët, flasin shqip dhe këndojnë shqip. E dini
kush janë ata?
"Pyet
padishanë e bija
Janë
ca xhinde, duan tyja
Janë
ata, nga Labëria"
Ata
janë përsëri aty, për të ruajtur sinoret, edhe pse të tradhetuar. Ndoshta në
një kohë të largët, botën do t'a drejtojne gjenitë, shkencetarët dhe filozofët.
Kjo mund të ndodhë edhe tek ne, ndryshe, xhindet mund të zgjohen.
Sarandë, Gusht 2017