Kulturë
Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (15)
E diele, 27.04.2025, 07:00 PM
Kreu XVIII
Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore
shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves
serbe (15)
Raporti shqiptaro-serb
nën ekspansioniZMIN politikO-fetaR TË serbo-pravosllavËS gjatë shekujve me theks Kosova
(Qasje
historiko-fetare e gjuhësore)
XVIII.
SHQETËSIM- PërjetimeT tona NGA PROVOKIMET
SERBE gjatë Bombardimeve TË Caqeve të
Ushtri-QEVERISË SERBo-JUGOSLLAVE Nga NATO PËR ÇlirimiN E Kosovës 1999 (I)
(Të
dhëna nga Ditari familjar (personal), 23.03
-17. 06 1999)
NGA DR. NUHI VESELAJ
Hyrje
Në
kumtesën e dates, 26.12.1999, të lexuar në një sesion shkencor organizuar nga
kuadro të bashkuara nga Tirana e Prishtina, në Kosovën e sapoçliruar nga
pushtuesi serb, në temën Pse pas tetë
ankthditëpritjeve në kufi pasi u bë e mundshme dalja, u ktheva në Prishtinë, pos tjerash u pata rrëfyer
që, së pari, si kryefamiljar jo me dëshirë po situata më detyroi që me familje
të shpërngulesha deri në zonën neutrale të kufirit me Maqedoninë, dhe së dyti
paksa pata cekur disa nga arsyet pse
isha kundër shpërnguljes nga Kosova, ngase:
E
para, që në vitin 1951, në moshën 18 vjeçare si normalist në Gjakovë kam qenë i
organizuar në Lëvizjen për bashkimin Kosovë-Shqipëri, kur na rekomandohej që më
mirë me durue vuajtje deri në vdekje se shpërngulje jashtë Kosove (në Turqi).
E
dyta, jo vetëm ndër 11 veprat e sapobotuara (1997) shumica mbeten pa u
shpërnda, lajtmotivi i përmbajteve të të cilave përputhej me thirrje-kushtrimin
aktual të UÇK-s, si:
Çohuni
djem se po myki.
Po
e ha ndryshku umin e ri,
Kush
i pari e cili i dyti
Zini
vend: N’luftë për liri! –
Për
shkollim, për dijeni!
(Nga
Hope djaloshare 1951)
por
aq edhe më shumë kisha dorëshkrime të reja, të cilave u duhej përkujdesje
afsh-prindore e përpunim. Ikja prej tyre ishte si ikje nane prej rritës së njomakëve të vet.
E
treta, isha i vetëdijshëm që me qëndrimin–kthimin tim në Prishtinë, kisha
mundësi që brenda valëvorbullzimit me ndihmue UÇK-në, qoftë moralisht,
qoftë fizikisht: me uhqime, lidhje plagësh e strehim, siç më kishte ndodhur dhe
do të më ndodhë, se sa strukje qyqani dikund në egzil.
E
katërta, isha i vetëdishëm se ku po kthehem mund të më prisnin rreziqe mbase
edhe flijime në çdo moment, sepse isha i etiketuar më pare si jo mik i Serbisë,
po fundi i fundit vdekja si mister të
vjen kurdo, mirëpo, siç kisha lexuar
dhe përvetësuar në vargje të mia: trim-idealistit
stoik, siç përpiqesha me pandehë veten në rrugën e dashuri- shenjtërisë . i
cili që:
Shqim:Tëveten, Tëveten
bën:
Qiellin, Tokën
shembëllen!
para
se shpirti t’i shkojë nën shëlbim e
pëkujdesjej të Nanës së Atdheut në Qiellin e Shqiptarisë, Zoti do t’ia
plotësojë ideal-dëshirën e fundit të imagjinuar, ta shohë: Kosovën
e bashkuar me Shqipni, andaj idealist-flijimtari ndahet nga kjo botë,
për në botën e amshuara me buzët në gaz.
E
pesta, fundi i fundit, siç arrita t’ia them Shkëlqimit, le ta dijnë të pesë
fëmijët e mi të akomodo-ambientuar në Perëndimin e begatë që prindët, qoftë si
të gjallë, qoftë edhe si varre i kanë në Kosovën Shqiptare dhe ata kanë detyrim,
gjithsesi mos me i harrue...
E
gjashta, dhe shtoja si përmbyllje në kumtesë se pa dyshim njerëz të tillë
idealistë edhe më fanatikë se unë kishte Kosova e Shqiptaria që kishin mbushuar
aradhat e UÇK në male dhe në aktivitete të tjera, prandaj edhe nuk u mëdysha,
ngase si rezultat i kërtj sakrifkimi ndodhi: liri-çlirimi i sotëm, ndihmuar nga
miq dhe vetë Perëndia.
Së shtati,
pata njoftuar auditorin që gjatë asaj periudhe kam mbajtur Ditarin familjar, dhe së këndejmi,
lexues i nderuar, duke i shfrytëzuar pikërisht të dhënat nga ai burim është
hartuar kjo pjesë punimi që me këtë po e përmbyllim këtë cikël punimesh,
kushtuar Raportit shqiptaro-serb nën ekspansizmin pilitiko-fetar të
Serbopravosllavës gjatë shekujve me theks Kosova (qasje hisoriko- fetare e
gjluhësore), përkatësisht vazhdim i temës bosht Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e
pravosllaves serbe po e përfundojmë me kreun XVIII të përkufizuar:
Shqetësim-Përjetimet tona nga preovokimet serbe gjatë bombardimeve të caqeve të Qeveri-
Armatës serbo-jugosllave nga NATO për
çlirimin e Kosovës (Të dhëna nga Ditari
familjar, 23.03 -17. 06 1999).
Në
të vërtetë bombardimet e NATO-s kanë zgjatur 78 ditë, ndërsa në punimin tonë
sipas Ditarin dalin 88 ditëditari, dhjetë më shumë, sepse numri i ditëve
të cekura në ditar shumohet për ndonjë ditë a natë, përkatësisht sipas radhës
së natës që kap e ndan data sipas radhës së muajve dhe vendit të ndodhjes,
Sidoqoftë në këtë punim për përkapje më të lehtë lënda është ndarë në tri pjesë-grupe:
1.
Prishtinë, ditëditari 8 (23–31 mars).
2. Jazhincë, ditëditari
9 (31 mars - 8 prill).
dhe
3. Prishtinë, ditëditari
71 (23 +31 +17 ose 8 prill – 17 qershor 1999).
Datat
nga Ditari ose 88 ditëditarët prijnë të shoqëruara me ndonjë shënim të kohës
apo sqarim-parafrazim nga aktualiteti i sotëm, duke respektuar realitetin e
ndodhjeve, pa ndonjë tendencë përçmuese a lavduese politike.
1. PRISHTINË, DITËDITARI
8 (23- 31 mars 1999)
23 mars
E
martë. Janë shpeshtuar kalime e
patrollime milicoushtarake në rrugën tonë Robert Gajdiku, Prishtinë-Matiçan Si
po duket gjithandej në shpatijet e pyjeve mbi Gërmi po e forcojnë
Kazermë-strehimoren ushtarake ekzistuese. Gjithsesi andej në male po dislokohen
forca.
24 mars
E
mërkurë. Në mrëmje, ora 8 filluan bombardimet nga NATO. Çfarë gëzimi po
ndjejmë, po hypnin maje kulmesh që sa më
larg me pa ku po bombardohet. Po vumë re se si po qëllonin me shumë precizitet
vetëm objektet ushtarako-milicore, si b.f., në qytet, afër Stadiumit, u prek
vetëm Ndërtesë- Stacioni qendror i Milicisë. Mbase u godit edhe Kazerma
ushtarake e Aeroporti i Prishtinës. Rrugës sonë ende po kalojnë formacione
milico-ushtarako-paramilitare.
25 mars
E
enjte, po vijojnë sulmet ajrore të NATO-s. në Qendër u godit Posta e Re. Telefonat dje na i kanë
mbyllë. Kah po kalojnë paramilitarët po shkrepin batare në ajr, por me tyta të
drejtuara mbi shtëpitë tona. Ndoshta me pahir, por s’dimë si të arsyetohet që
një plumb ka prekur strehën e shpisë sonë.
26 mars
E
premte, bataret që thamë se mbase po shprazen me pahir, u përsëriten edhe sot
kapën murin e oborrit tonë. Kjo është shenjë e keqe. Kjo ështe arsyeja që djemt
natën po qëndrojnë më shumë dy shpi më në brendi të lagjes, te shpija e Sefë
Poterës. Po flitet që nga rruga jonë do ta shpërngulet popullata, ku do të
vendoset ushtria. Po kjo nuk ka logjikë strategjie, sepse te ne nuk ka luftë
civile qytetare. Dhe as që pritet ndonjë desant apo zbarkim forcash në qytet.
Mesa po shihet NATO po godet vetëm caqe të veçuara ushtarake.
27 mars
E
shtunë.. Po qarkullojnë lajme që shteti ka amnestuar me qinda kriminelë nga
burgjet. Ata janë të etur për gjak. Këtë mani druaj se do ta përdor pushteti
kundër nesh. Tërë natën po vazhdojnë të ndëgjohen rafale nga paramilitarët edhe
afër shpisë sonë. Këtij i thonë presion për shpërngulje, po nuk po thuhet cok,
apo jo?!? Pas mëngjesi ndodhi diçka shumë e rrezikshme. Nga një veturë ushtarake që kalonte me
shpejtësi u dëgjua urdhëri Bombu bacaj! (Hedh bombën!) dhe vërtet u hodh bomba në lokal- servisin tonë që është
ngjitas me kuzhinë dhomë fjetjeje. Djali im Uka ishte në oborr tue ardhë te na,
u shtri për tokë. Na të tjerët ishim në shptëpinë tjetër më nalt. Për fat, bomba e hedhur me
forcë-shpejtësi hasi në shtyllën e dritares së servisit u kthye mbrapa e plasi
skanj rruge, pranë murit të oborrit, ku hapi një gropë. Si duket kjo është
bomba e parë ose ndër të parat që u hodh nga militarët në shpi-objekte
civilo-private në qytetin e Prishtinës. Sa kishte fuqi e gjerësi shkatërruese kjo
bombë edhe sot pas 26 viteve tregojnë shenjat e ciflave në murin jashtëm të
servisit (Shih foto 1).
Nga
kërshëria u mblodh turmë e njerëzve zakonisht fqinj. Sabidini, një fqinj, tha
se është ndëgjua po ashtu një krismë bombe edhe te shtëpia e Ibrahim Rugovës,
që nuk doli e saktë. Po vetvetiu ky krahasim Nuhi Veselaj/Ibrahim Rugova është
shumë i padrejtë. Ai ështe figure publike unë jo. Është e vërtetë që unë para
tij e Adem Demaçit e kisha provuar burgun oznist dhe isha i etiketuar si
armik i pushtetit, mirëpo në kohë të fundit nuk isha dalluar haptas. Sidoqoftë,
një i quajtur Gafurr, dhëndërr i Latës, në shenjë solidarizimi pati mumdësi dhe
ia vuri servisit xhamat e rinj.
28 mars
E
djel, nata kaloi e qetë. Në mëmgjes fqiu i parë Hajdini,Teknik axhustator e Uka
u vunë rrjeta metalike dritareve të Servist. Shumë po më vjen mirë për këtë
solidarizim. Dita kaloi e qetë. Natën përsëri u përdoren rafale që qëlluan
murin e oborrit dhe të servisit, pot xhamat nuk u dëmtuan shumë. Kjo po tregon
se sulmet në servis e murin e oborrit pikërisht të shtëpisë sonë ishin të
qëllimshme, apo jo?!
29 mars
E
hënë. Përsëri në mëngjes u rafalua
më rëndë servisi, po edhe shpia e Nexhit më poshtë. Tash dy-tre net djemt po
flejnë veshur te Sefa. Ndërkaq sot ndodhi diçka edhe më e veçantë më për
keqardhje. Ashtu duke kaluar rrugës pranë dyerve të oborrit tonë nga një veture
që kalonte me shpejtësi u plagos një grua e panjohur. E plagosura u tërhoq nga
djemt në shpinë e Sefës. Uka merr pajisjen Ndihma
e parë nga vetura jonë. Ndihmon edhe mjeku Elhami Goranci dhe pasi i lidhën
plagët ajo u përcoll tutje. Sonte edhe na pleqt, unë e Sherifja, deri vonë
qëndruam në shtëpinë e Sadikut, i cili frigohej edhe shkaku ynë, andaj u
kthyem. Edhe këtë natë ndiheshin rafale kah kalonin, por vetëm nga mëngjesi u
rafaluan dyert e garazhës sonë me plumba më të
mëdhenj
(Shih foto 2 ) tre prej tyre depërtuan e shpuan edhe llastrën korrocerisë së
veturës. Vërtet jemi në hall nga pamëshira e rob–sorollopit, po jemi në dorë të
Zotit!
30 mars
E martë, gjendja shumë e tensionuar përgjithësisht. Erdhi Sabri Halili, jurist gazetar, i cili më tregoi se shumë popull ishte grumbullue te parku i qytetit, s’dinin ç’të bënin. Ky u thotë të kthehen nga janë dëbuar. Po kjo punë nuk do të dalë aq e thjeshtë. Nuk do të varet as nga veprimi i tij, as imi. Këtë do ta provojmë edhe vetë pas 3-4 orësh. Kështu verenim që njerëzit iknin rrugës tatëpjetë në panik, si pakrye drejt Qendrës. Dola në oborr. Si duket njësia apo banda ndëshkuse armatosur milico-ushtarjke i paska hyrë mbarë lagjes, që nga periferia dhe paska ardhur duke shpërngulur shpi për ship. Këtë tani po vrej se filluen me ikë para bandës popullata sipër nesh. Edhe nga oborri i Sefës të gjithë edhe djemt e mi ikën par syve të mi, Së andejmi e dëbuan Zhanën me fëmijë, malazeze e martuar për djalin e Faikut. Ndjeva kur ushtaraku me uniformë oficeri i tha -“Ako, kao udata crnogorka, naredjenje je iseljeitii u Albaniji (Epo, edhe si malazeze e martuar urdhëri ështët me ikë në Shqipni). Ky officer i pashëm, qi i printe kësaj njësie ndëshkluese të armatosaur, kur kaloi në oborrin tonë, mua ma bëri me dorë nga rruga Shporru jashtë! Unë iu përgjigja: Ja sam lojalan gradjanin (Unë jam qytetar lojal), ai e ndërroi drejtimin e dorës drejt dhomës, kuptohej Hyr Brenda, por një punëtor që e njihja nga Uzina e amortizatorëve, që e mbante pushkën Ugotovs (ngrehtas) reagoi me të madhe: Ti lojalan!? Dhe u afgrua i tha diçka oficerit. Ai menjëherë ia ndryshoi drejtimin dorës. Edhe ushtarët që e shoqëronin drejtuan tytat drejt nesh. Ky e dija se ishte vetëm presion, por nuk pata ç’të bëja tjetër. Thirra gruan, hymë në veturë. E ndeza dola në rrugë, djemtë nga turma më vërejtën erdhën. Shkuam te banesa e Bacit Ramë në Bregun e Diellit, te Posta e Vogël. Kur u bë natë si fshehtas erdha në shtëpinë time. Njeri I gjallë nuk kishte mbetur. Mbylla dyert. Mora pak diçka se mendoja të kthehem sonte ose nesër. U ktheva të Baci Ramë. Aty veç nesh kishin gjetur strehim edhe dy studente, mbesat tona nga fshati: Mimoza e Arifit edhe Vlora e Sinanit.
Atë
natë e provuam si ishte jeta refugjate.
31 mars
E
merkurë, edhe më parë, po edhe tani, Bacit Ramë, pos gjinve të shpisë, i bënin
presion fqinjtë Latifi dhe Ademi me familje. Vetëm unë dhe Baci Ramë,
hezitonim. Ishim kundër shpërnguljes, por meqë kishim të bënim me fatin e të
rinjve dhe gjendjen shëndetit psikik shpirtnor të imdividëve të caktuar, nuk lisahim vendim të
prerë. Unë përgatitesha me u kthye në shtrëpinë time, por këtë dilemë nuk e
hoqën, nuk na lane me mendue bandat milico-paramilitare. Ata paradite paskan
hyrë në korridorin e këtij pallati dhe që nga kati sipërm filluan dëbimin, duke trokitur fort nëpër
dyer, duke bërtitur: Izagjite, bezhite! (Dilni, shporruni!) Madje u
dëgjua edhe një e shtënë utomatiku së andejmi. Kështu vinin duke spastruar
katet. Në katin tonë të tretë qëndronin
dy militarë të armatosur por vetëm shikonin, Filluan të dalin edhe pjesëtarë të
familjes sonë. Nuk kaloj shumë kohë të gjithëve na hodhën në rrugë. U dëgjua
një zë Bezhite u Albaniji! Latifi e
Ademi na thane jo në Shqipni, po po shkojmë në Maqedoni. Tani me veturat plot
së paku nga pesë deri gjashtë vetë, të mbyllur në to, u nisëm drejt Ferizajt.
Milici i rrugës na drejtoi nga Tetova jo nga Shkupi, ngase atje vërtet kishte
ngecje e tollovi marramenmdëse. Pa mbërri në kufi nga Tetova na ndalen te do
male. Pamë plot ushtarë po edhe tanke të fshehura. Një ushtarak na urdhëoi mos
me i hapë as xhamat e dritareve për ajrosje. Disa ushtarë na vëzhgonin për çudi
e disa zgërdhiheshin nga gëzimi që po shprazet Kosova nga vetë shqiptarët
frikacakë. Pas një kohe na lejuan të vazhdonim drejt kufirit.
2.
jazhincë, Ditëditari 9 (31 Mars –8 PRILL
1999
31 mars
E
enjte/ Atje në varg rreshtuar kishte pasur shumë vetura, traktora me rimorkio,
kamiona mbase me kilometër vargësi që pritnin në radhë disa ditë për me dalë.
Ne vetëm shtonim radhën, por kishim lehtësi se këtu së paku mund të hapnin
dritaret, madje edhe të dilnim jashtë veturave të shpiheshim. Unë sa për
kërshëri me mësue gjendjen shetita deri në zonën e lire që ishte larg me
kilometër. Atje mora dy bukë e dy batania, aq m’i dhanë, dhe u ktheva e
tregova. Aty na zuri nata e 31 marsit dhe
e 1 prillit 1999, më fort pa gjumë se me gjumë. Për fat nuk ishte koha aq e
ftohtë, siç do të ndodhë më vonë. Dalja jashtështetit ishte bllokuar nga
Maqedonia para disa ditësh. Serbët lejonin të hynim në zonën e lirë. Ishin dy
radhë veturash. Radha parë kishte, aty-këtu, vetura të braktisura. Shkëlqimi e Uka,
u gjinden mirë, pushtuan ndonjerën
nga veturat e braktisurara më herët, për me fjetë e me pushue në to dhe ne na
mundësuan që pak më shlirë të shliroheshim në kikirezin tonë.
1 prill
E
enjte. Thamë që natën e 31 marsit dhe menatën e 1 prillit e përfjetëm unë e Sherifja në kikirezin tonë të ngushtë,
po mengjesi na çeli pa ndonjë të keqe, pa krisma e pa drojë paramilitarësh. Në
fshatin Jazhincë kishte ushtarë e milicë po nuk na provokonte kush. Ndërkohë
erdhi tallazi i refugjatëve të tjerë nga Mitrovica e gjithandej, shumë
agresivë. Kishin parë e ndjerë edhe erën e gjakut të shqiptarëve nga bandat
milico-paramilitare. Na prishën radhën që gjetëm të formuar nga ne. Këta
vende-vende formuan radhën e tretë ngjitangjitas. Kujtonin se mund të dilnin më
shpejt në Maqedoni!
2 prill
E
premte, Edhe me dy prill pritja e njëjtë. Refugjatët po shumohen. Shumë prej
nesh që nuk kishin hjekë , më dukej se nuk i respektonim bamirësit shqiptarë
tetovarë në kufi të zones së lirë në anë maqedone që e ndihmonin për sevapë si
muslimanë-shqiptare, ngase kur dikush kërkonte batani më cilësore e tjetri
lypte bukë më të rreshkët etj., ai djali bamires, njerit i tha, por i mëshoi
pak zërit me ndie edhe të tjerët:
O vllazën mos gjeni
kajde, se unë e Haxhia që po ju ndihmojmë për sevap, nuk e kemi kollaj. Për këtë punë, po hamë qytek!
Vërtet,
shumë prej nesh ende nuk ishin të vetëdijshëm që po të mos ishin këta
bamirës tetovarë, do të vuanin pa bukë.
3 prill
E
shtunë, refugjatët po shtohen. Më doli një i njohur, kolegu, prof. Zenun
Gjocaj. Babën e kishte shumë të sëmurë, po ai qante hallin e UÇK-së së Llapit,
ngase vinte nga ajo zone, që e la atë zone të lire, po të rrethuar, pa ushqime
e me pak armatim, por me moral të lartë. Zenunit në të vërtetë i vdiq baba aty.
Është vorrosur këndej a andej kufirit nuk di. Sot për familjen tonë ndodhi
diçka e re. Paskan lejuar me kalue kufirin vajzat tona studente Mimoza e Vlora. Jo pse isha i obliguar
ngase Baci Ramë ishte më me autoritet familjar dhe më i pasur se unë, atyre për
Udha mbarë! ua dhashë nga 50 marka.
Çudi, pse djem, burra e familje nuk po lejojnë me kalue. Po thonë se po
lejuakan vetëm ndonjë funksionar të dalluar, ndonjë person tejet të sëmurë apo
ndonjë pareli!
4 prill
E
djel. Tërë ditën qëndruam në pritje. Nuhi Bytyçit, gazetar i njohur, ia thashë
të dhënat, për hedhjen e bombës, rafalimet dhe plagosjen e asaj gruaje, po tani
këto fakte tashmë nuk ishin aktuale. Uka shumë i shqetësuara më tregoi se
Shkëlqimi ka humbur dikah. Po druan se mos e ka vjedhë milicia apo
ushtria, ngase ai ka përmend mundësinë me kalue kufirin ose me gjetë rrugë për
UÇK. E dija që vetëm ai mbante fshehurazit një thikë. Uka e shqetësoi edhe
Sherifen. Unë isha i parapërgatutur për çdo të papritur. Por ndëkohë Shkëlqimi
pas sorollatjesh u kthye.
5 prill
E
hënë, po raportohej për përsëritje bombadimesh në Beograd e në shumë qytete të
Serbisë e të Malit të Zi. Përveç Pejës e Gjakovës, u përmend në lajme edhe
Suhareka e Prizreni, ku po zhvillohen luftime nga UÇK-ja, e cila po ndiqej e
asgjësohej nga forcat të mëdha serbe. Mjerisht gjithandej po vazhdon edhe
shpopullimi. Te ne si refugjatë paska
mbërritur këtu edhe miku im, avokati
Fazli Bala, më pa pa rrue, ngase vërtet si i papërvojë, pasi asnjëherë nuk kam
qenë as për verime, kisha harruar me marrë gjërat personale, aparat të rrojës,
sapun, shishe uji, madje as kalladont e brushë dhëmbësh. Ai si ta dinte më
ndihmoi dhe vërtete më bëri që veten ta ndjej më lehtë. Si me thënë më bëri të
ndihem më mire shpirtnisht. E keqja më e madhe është se nuk mund të merrnin
askënd në telefon. Po flitet që gratë me fëmijë do t’i lëshojnë me shkue tutje,
ndrsa burrat jo. E pyetëm Baci Ramë, si përjetues i masaktres së Tivarit. Ai
tha këtu nuk mund të ndodhë ashtu, sepse ka vërejtë që aeroplanat e NATO-s po
na incizonin.
6 prill
E
martë, gjendja e pandryshuar madje edhe më shumë u përkeqësua, ngase edhe moti
ka filluar me u ftohë. Po u shtua edhe një shqetësim edhe më i madh. Dy here
shkova me marrë bukë në zonën neutrale nuk gjeta. Bamirësit tetovarë i paskan
dëbuar?! Çudi, si lejohet ky shnjerëzim në sytë e ndërkombëtarëve, të cilët,
siç ndjeva kanë tubuar ndihma për këtë destinim, ngase në Maqedoni e Shqipri
deri tash nga Kosova kanë kaluar 120 mijë të dëbuar, në pritje jemi po aq e
kush e di sa e sa janë në rrugë e sipër, prandaj nga serbi-Jugosllavia pritet
së paku ose me lirue kthimin ose të provohet desantimi i ndihmave
ndërkombëtare. Sot më dha të njofshëm edhe një refugjatë në pozitë. Është fjala
për një akademik Musli Bajraktarit, djali e Dajës Zymber nga Suhareka. Ky si si
njeri në pozitë nga ana e LDK
ishte mjaft i informuar. Më pyeti, po thuhet që po lejojnë që dikush
mund të kthehet. I thashë unë kthehem i pari, nëse më jepet mundësia. Ai u
largua dhe pas pak u kthye më tha “Nuk i zihet besë Millosheviqit. Zgjidhja
ma e mirë është me u shpërngulë përkohësisht nëpër botë dhe do të kthehemi
fitimtar me Flamurin e Amerikës!”.
Mua nuk më pëlqeu aq e mramja. Kthimi jo me flamur shqiptar, ngase, cilido të
jetë tjetër ka kosto për bashkim e liri të plotë kombëtare të një populli, siç
është yni, po edhe ajo zgjidhje hëpërhë si e përkohsme kënaq.
7 prill
E
mërkurë, edhe sot bukë nuk ka, madje serbët nuk po po lejojnë me dale në zonën
e lirë, mirëpo po lejuakan kthimin në Prishtinë. Unë shpreha gadishmëri, ashtu
edhe Baci Ramë, prandaj lejoi që Shpresa për hir vendi deri sa të përgatitemi
ne të tjerët të kthehet me familjen e Ademit. Ndërkohë nga Marie Staka nga
Prizreni, mësuese që kemi punue në të njëtën shkollë në Ferizaj, mora vesh se
ajo paska shkuar e pyetur të ata të Maqedonisë, i paskan thënë ju zojat mund të
dilni sonte, ndërsa nesër do të hapët zyrtarisht për të gjithë. Edhe në Bllacë
paskan fillue me u lejue kalimi. Së këndejmi dëshira e të gjithëve ishte të
presim deri nesër, edhe pse pa bukë. Në anën tjetër nga radioja flitej për
luftën që po zhvillohet në Budakovë, e zona të tjera. Sot Uka paska folë me
Florien, ajo paska paraqitë kërkesë me na pritë si familje në Amerikë. Sonte po
bën ftohët. Uka po frigon se nëse kthehemi mund të ndodhë më e keqja. Sot i
paskan pashkët serbët, Jo për provokim, por për respekt, pasi nesër do të ikim,
u afrova te roja kryesore Komandantit i thash
nesër po ikim dhe i urova “Blag dan”dhe
po më vjen keq që nuk ishte me familjen.
Ai në vend që të më falenderonte u shpraz: Sve
bi vas streljao! (Të gjithëve do të
ju vrisja) Ia preva: Zashto sinko, krivi su zlikovci, koji su
bacili bombe i nas terali od nashih domova i tebe naredili da ne budesh u svoj
dom! Zar ne vidish da mi zajedno
patimo! Zbog zlikovaca) (Pse
djalosh, fajtorë janë keqbërësit që po hedhin bomba dhe ne na dobuan nga shtëpitë
tona dhe ty të kanë urdhëruaa të mos jeshë në shtëpinë tënde, Vallë, a nuk po
sheh që ne po vuajmë së bashku!) Pas kësaj u fut në zyrë dhe më duket që u
shkreh në vaj!
Sidoqoftë,
ne mbetem deri të nesërmen atje. Uka e Besa si dhe Besimi e Hajria nuk donin me
u kthye. Sherifja mbase Shkëlqimi ishin të informuar se do të kthehemi nesër.
8 prill
E
enjte, pak pas orës 9 lejuan veturat me hy në zonën neutrale, Besa e Uka kishin
hyrë në një veturë që andej me i zënë vendet e para për me me kalue jashtë.
Besimi Hajria e kishin kapur Shkëlqimin si me zor dhe e kishin marrë me vete.
Unë e lash Sherifen në veturë. U nguta kalova në zonën neutrale. E arrita
Shkëlqimin, E përshëndeta nga larg me dorë Ukën. Ndërsa Shkëlqimit ia dhashë
200 DM dhe i thash se unë me Sherifen po kthehemi. Ju me Ukën, vendosni vetë,
dy motra e një vëlla i keni jashtë, por ta dini se qoftë të gjallë, qoftë edhe
si vorre prindët i keni këndej… Në të kthyer roja më nxori shumë telashe, ngase
kush del andej nuk lejohej të kthehej më këndej. Insistova ashpër se
gruan e kam në veturë duhet ta marrë dhe fundi i fundit si qytetar lojal
kurrkush nuk mundet me na ndalë kthimin. Shko pyete ose unë po shkoj me pyetë komandantin . Erdhi përgjigjja së andejmi. Idi i vrati se za 5 minuta! (Shko e kthehu për 5 minuta.)
Pa
vonesë lajmërova Bacin Ramë, dhe pasi iu arsyetova Sherifes se për djem, u bë
më mirë që dolën e për ne më së mirë është kthimi. Dhe kështu Baci Ramë me
veturën e vet përepçara se nuk e dinte a do t}I mjaftoi benzin e unë me timen
mbrapa u nisëm për Prishtrinë. Patëm problem kur dolëm në rrugën kryesore
Shkup- Feriza, nuk dinim drejtimin Ferizaj - Prishjtinë. Kaloi një veturë
zyrtare. Arrita ta pyes: Za Uroshevac?! Ma ka bërë me dorë e me f
jalë: –Tamo (Andej). Në rrugën
për Prishtinë në një pike karburanti, kërkova benzinë, më tha shitësi tashti
shesin vetëm me leje të Komandës. Fatmirësisht karburanti na mjaftoi te dyve
deri te banesa e Bacit Ramë në Prishtinë.
(vijon)