Kulturë
Albert Habazaj: Tre motive aviatore
E enjte, 24.04.2025, 06:22 PM
Albert Habazaj, 1979, student për aviator, para
fluturimit me shlemafon- në Shkollën e Lartë të Aviacionit, Vlorë
TRE MOTIVE AVIATORE
(24 Prill 1951 - Dita
e Aviacionit Shqiptar)
Albert HABAZAJ
PILOTËT
Më të kaltrit në ëndrra,
Më të pastërit në zemra,
Më të mirët e botës,
Më trimat, m’ të zotët,
Më atdhetarët - pilotët.
AVIATORI DHE VENDLINDJA
Sa herë shqiponjat shoh mbi mal të
Çikës
Kujtoj vitet, kur për aviator isha
student,
Kur në praktikë fluturimi, në sy të
dritës
Shkoja drejt diellit pranveror, tek
çaja retë.
Relievin krenarisht të ashpër,
(ç’bukuri e derdhur!)
E merrja në gji me krahët e aeroplanit,
Një zjarr i ngrohtë, butësisht qe
ndezur
Tek shikoja vendlindjen nga majat e
malit.
Fëmijërinë me cicërima, konkurset,
festivalet
M’u kujtuan gjatë lavdisë qiellore,
sinqerisht,
Në çast - pikiatë malli luginës, i
flaka tej malet
Ç’ mallëngjim mistik më bëri trim të
brishtë?!...
Me shpejtësinë e zërit u ngrita mbi
pishat e pyllit
Turbulluar, e lashë luginën, mora prapë
lartësi,
Me shkëlqim të çiltër në shkrepëtimë të
yllit
Nga qielli i lartë ndjeva për Tërbaçin
mijëra dashuri…
E mbështolla Misterin e mallit me kapotën
e trishtimit
Në hapësirën ëndërrimtare, të kaltër, të
pastër,
Më thërriste detyra në Shenjtërinë e Betimit
Gjerdani i Florinjtë i Lirisë e zjarrit
në Vatër…
Vlorë, 22.04.2025
KUR SHQIPONJAT MARRIN FLUTURIME[1]
Shkruajnë poetët vargje me frymëzim
Për ata që fluturojnë tok me shqiponja,
Për ata njerëz që kanë aq shumë guxim
Për ata trima të hapësirave tona.
Për ata që diellin e kanë aq pranë
Për ata që jetën gjer tek yjet e çojnë,
Për ata që këngën e zogjve në sy kanë
Për ata që jetën me jetë na e mbrojnë.
Mundohem të lidh dy vargje bukur dhe unë
Siç shkruajnë poetët edhe unë dua,
Sot me pilotët lartësi pushtova shumë
Dhe ajri m’u duk dy herë më i kaltër
mua.
Gëzimi më rrëmben si deti kur ka dallgë
Kur në qiell shqiponjat marrin
fluturime,
E kë fluturimi i tyre s’gëzon vallë
E kush nuk shpërthen me këngë si zemra
ime?!
Ja, shikojini vëllezër, aviatorët
Sulen rrufe në ballë gjithë stuhive,
Ata dashuritë e dhembjet kanë në tokë
Të madhen, të shenjtën detyrë - kaltërsive.
Vlorë, 24 Prill 1980
Kursi
i pilotëve në Shkollën e Lartë të Aviacionit, Vlorë, 1980. Në grupin tonë ka
qenë dhe i paharruari Demush Heba, pas meje në këmbë
[1] ) Kjo poezi është thurur në vitet 1980, kur autori ishte student për aviator në Shkollën e Lartë të Aviacionit, Vlorë. Është shkëptur nga cikli me poezi me të njëjtin titull: “Kur shqiponjat marrin fluturime”, paraqitur në Konkursin kombëtar letraro-artistik të shpallur me rastin e 30-vjetorit të Krijimit të Forcave Ushtarake Ajrore Shqiptare, në të cilin fitoi çmimin e tretë [shih: gazeta “Luftëtari’, 26 prill 1981]