E merkure, 30.04.2025, 05:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Neshat Mehmedi: Një ditë e paharruar në shtëpinë-muze të dijes

E shtune, 19.04.2025, 06:55 PM


NJË DITË E PAHARRUAR NË SHTËPINË-MUZE TË DIJES, MIKPRITJES DHE SAKRIFICËS KOMBËTARE

Shkruan: Neshat Shaqir Mehmedi

Faleminderit nga zemra, i nderuar Hajredin Demiri! Sot pata nderin e rrallë të jem mysafir në shtëpinë tuaj, një shtëpi që nuk është thjesht një shtëpi familjare, por një monument i gjallë i historisë sonë kombëtare. Në këtë shtëpi, në ditët e para të themelimit të Universitetit të Tetovës u vendosën dhe vepruan Senati, Sekretari, Unioni i Studentëve dhe Shërbimi i Informimit – ky ishte realiteti i asaj kohe, që e bën këtë shtëpi një faqe të gjallë të kujtesës sonë kolektive.

Sot, kjo shtëpi është shndërruar në një shtëpi-muze – një vatër ku ruhet dhe frymon ende kujtesa, përkushtimi dhe ideali i arsimit shqip. Në këtë familje mikpritëse e bujare, që mishëron me dinjitet traditën tonë të lashtë kombëtare shqiptare, përjetova një ditë të paharruar dhe thellësisht emocionale.

Pata kënaqësinë të takoj bashkëkatundarin tonë Sherif Sulejmanin, si dhe me tre gjenerata të ish-nxënësve të mi: Arif Fazlija, S. Demiri dhe Ylber Behadini, takim që zgjoi kujtime të bukura e mallëngjyese nga koha e bankave shkollore. .

Respekt i përjetshëm për ju Hajredin Demiri, për familjen tuaj fisnike dhe për gjithçka që keni bërë për arsimin dhe kauzën kombëtare.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, kisha kënaqësinë t’ju dhuroj dy nga botimet e mia:
"
Dëbimi i Shqiptarëve (nga Kosova në Malësinë e Tetovës dhe nga Malësia e Tetovës në Kosovë 1999 – 2001)" dhe "Vite të arta" – si dëshmi e një historie të përbashkët dhe përkushtimi të pandërprerë ndaj atdheut dhe dijes.

"Dija është dritë që ndriçon mendjen, kombi që ka shkollë, nuk vdes kurrë."

– Sami Frashëri

"Pa shkollë nuk ka komb, pa dije nuk ka liri."

Petro Nini Luarasi

n. m.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx