Kulturë
Sevdail Hyseni: Pushtet, me gajret!
E enjte, 17.04.2025, 02:47 PM
Sevdail
Hyseni
Satirike
Pushtet,
me gajret!
Po
lëvizin shqiptarët,
Sikur
gjelat në arenë,
Secili
me një flamur,
Veç
kombit pa skenë.
Nga
Tirana n’Prishtinë,
E
n’Preshevën me siklet,
Nuk
kemi si dikur ideale,
Pos
kolltukut me pushtet!
Ndër
fushata premtimesh,
Dhe
buzëqeshjen plastikë,
Blihen
votat si në pazar,
Për
një qeverisje pa etikë!
Në
Shqipëri dhe në Kosovë,
Ngjan
Parlamenti në një cirk,
Deputetët
harrojnë me nder,
Që
na kanë gënjyer disa herë!
Kërcasin
mikrofonat zërues,
Tingëllojnë
si daulle akustike,
Kur
grindet nderi i kombit,
Për
“laptopë” e për karrige!
E
në Luginë të Preshevës,
Karshi
shkeljes së dinjitetit,
Lufta
bëhet për shumë lek,
Jo,
për shpirt të identitetit.
Kështu
rrotullohet politika
Nga
votimet te mosbesimi,
Ku
flamuri bëhet peshqesh
Dhe
kombi, lodër premtimi.
Por,
nuk ka faj askush për ne,
Veç
ne vetë, me votë në dorë,
Që
i zgjedhim “deputetët”,
Për
t’na bërë gaz dhe horë!
(Karikatura marrë nga interneti)