Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Pushtet, me gajret!

| E enjte, 17.04.2025, 02:47 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Pushtet, me gajret!

Po lëvizin shqiptarët,

Sikur gjelat në arenë,

Secili me një flamur,

Veç kombit pa skenë.

Nga Tirana n’Prishtinë,

E n’Preshevën me siklet,

Nuk kemi si dikur ideale,

Pos kolltukut me pushtet!

Ndër fushata premtimesh,

Dhe buzëqeshjen plastikë,

Blihen votat si në pazar,

Për një qeverisje pa etikë!

Në Shqipëri dhe në Kosovë,

Ngjan Parlamenti në një cirk,

Deputetët harrojnë me nder,

Që na kanë gënjyer disa herë!

Kërcasin mikrofonat zërues,

Tingëllojnë si daulle akustike,

Kur grindet nderi i kombit,

Për “laptopë” e për karrige!

E në Luginë të Preshevës,

Karshi shkeljes së dinjitetit,

Lufta bëhet për shumë lek,

Jo, për shpirt të identitetit.

Kështu rrotullohet politika

Nga votimet te mosbesimi,

Ku flamuri bëhet peshqesh

Dhe kombi, lodër premtimi.

Por, nuk ka faj askush për ne,

Veç ne vetë, me votë në dorë,

Që i zgjedhim “deputetët”,

Për t’na bërë gaz dhe horë!

(Karikatura marrë nga interneti)