E merkure, 30.04.2025, 08:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Loti...

E merkure, 16.04.2025, 06:52 PM


Gani S. Pllana

LOTI...

I njelmët

si uji i detit

Loti trand gurët në bjeshkë

në sy gëzimi e hidhërimi binjakë

Përherë një rrjedhë e ngrohtë

edhe në verë edhe në të ftohtë

Loti burimin në zemër e ka

çdo gjë peshohet nga e mira

më shpesh rrjedh kur mbushet kupa

shumë rrallë nga dëshira

LOT GËZIMI

Lot gëzimi

kur nëna lind fëmijë

kur dëgjohet zëri i foshnjës

është edhe i saj

dhe lehona e merr në gji

Lot gëzimi

dhe për ushtarin e ri

në mbrojtje të Atdheut

për të shtrenjtën LIRI

Lot gëzimi

rrëke shumë brezave

për Universitet e Flamur

bijtë e Dardanisë

s’u dorëzuan kurrë

LOT HIDHËRIMI

Lot hidhërimi

kur privohet liria

kur cenohet dashuria

kur humbet pasuria

Lot hidhërimi

kur nëpërkëmbet atdheu

Lot hidhërimi

kur bastardohet gjuha amtare

kur digjen fusha e male

kur tokën e shëmton djerrina

Lot hidhërimi

kur tretet rinia

kur vjen pleqëria

e sytë ngelin hapur nga mërzia



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx