Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Vetulla e Velipojës
E enjte, 10.04.2025, 06:58 PM
Vetulla
e Velipojës
Nga
Edison Ypi
Sapo
prek rrugën e re pasi ke lënë pas Shëngjinin, në horizont të fanepset Velipoja
si nuk e kishe përfytyruar kurrë, e fundbotëshme, frymëndalëse, fantastike,
prrallore.
Befas
nis e dridhesh.
Do
të bërtasësh sa të dëgjojë qielli, por s'mundeesh.
Do
të shkërrmoqësh ndonjë shkëmb, por s'di se si.
Veç
marramendje, shpeshtim i frymëmarrjes, ngadalësim i zemrës, dhe heshtje, shum'
heshtje, veç zhurmë dallgësh dhe cicërrima zogjsh.
Çfarë
po ndodh ?
Gjumë
apo zgjim ?
Parajsa,
Xheheneti, Wall Disney, para syve.
Mos
u tremb. Sapo hyre brenda njërës prej mrekullive shqiptare. Mblidhe veten. Po
kalon mbi vetullën më të bukur të botës, Vetullën e Velipojës.
Vetulla
manitëse e Velopojës nuk dihet cilës prej grave të mia më të bukura dhe më të
dashura i përket administrativisht, Lezhës apo Shkodrës. Njëri thotë se kjo
vetull krenare është e Lezhës. Tjetri betohet se është e Shkodrës. Mos ngulni
këmbë si mushka kot. Lere ç'thonë burokratët. Vetulla superbe e Velipojës nuk
është çështje zyrash, është problem shpirtrash, ësht 'Art. Si e tillë, pra
estetikisht, është pjesë e Velipojës. Velipoja pa i kyt' vetull madhështore te
Rana e Hedhun, dhe kjo vetull pa Velipojën parajsore, nuk i pranon, nuk i
kupton, nuk i ndjen, asnji poet, asnji estet, asnji piktor, asnji kompozitor,
asnji psikanalist, asnji filozof.
Llogaritë
e përpikta gjeometrike dëshmojnë qartë se Vetulla e Velipojës është një
mahnitje prrallore, një persosje kaotike divine, një mrekulli e Zotit.
Sa
të ha syri, se syri, jo vetëm ha, por edhe ngopet ose s'ngopet, madje dhe pi,
pra sa të ha dhe të ngopet syri, mahnitu sa të kesh takat me rrënqethjen
estetike më të madhe të botës, nga Ulqini te Kepi i Rodonit.
Vetulla
e Velipojës ngërthen krejt ngjyrat, tingujt, aromat e planetit, krejt
historinë, gjeografinë, estetikën, gjeometrinë, gjeologjinë, stereometrinë,
astronominë, numerologjinë, astrologjinë.
Ja
infrastruktura natyrore, mali, fusha, kodrat, shkëmbinjtë, relievi, pra skena
që Zoti është përkujdesur ta bëjë sa më solide duke e bërë këndin e nguljes
reciproke mes elementëve aq sa duhet që asgjë të mos shkulet. Shquhet në këtë
infrastrukturë trekëndëshi shkëmbor pitagorian me katetet 3 e 4 dhe hipotenuzën
5 mbi të cilin është ndërtuar rruga.
Ja
elementët lëvizës të këtij spektakli mahnitës, ja aromat e ajrit, flladi i
pyllit, gjethet e drurëve, pellgjet e lagunës, dallgët e detit që lëvizin,
çvendosen, dhe zogjtë që fluturojnë.
Sado
makabre duket, s'paska qënë keq ajo shprehja: Ta honksha vetllën.
As
tjetra, ajo e atij që e morën për kanibal kur tha: Ta pres vetllën me gjith
sye.
Kjo
vetull mbi këtë sy plotson përpikmërisht kushtet e proporcionalitetit
gjeometrik të bukurisë së përsosur. Zbatimi në çdo detaj i konstantes së
Fibonaccit në mardhënien e vazhdueshme përmasore të fushës, lagunës, shkëmbit
dhe elementëve të tjerë e dëshmon. I verifikova ato përpjestime dhe i mata ato
distanca me sy nji për nji.
Vetulla
e Velipojës nuk është shaka' për tu ksehasur me të duke parë televizor shtrirë
në divan duke gërrhitur si derr.
Vetulla
e Velipojës është një bukuri serioze, e thellë, reflektive, fatale.
Nën
Vetullën e Velopojës, gjithaq madhështor, ndodhet Syri i Velipojës, deti i
kaltër.
Mbi
Vetullën e Velipojës ndodhet Balli shkëmbor i Velipojës.
Në
thellësi të Ballit shkëmbor të Vetullës së Velipojës, dhe prapa malit, ka
moçale, burgje, strehime atomike, aeroporte ushtarake.
Vetulla
e Velipojës është një ëndërr e qelqtë, delikate, mjegullore. Nuk duhet me ja
prish zotnillikun. Duhet me iu afru me kujdes. Po bëre potere, e tremb.
Zoja
e ranë Vetulla e Velipojës, sharmi i së cilës ndodhet përtej fjalëve, asht nji
bukuri që s'munet me u nda, me u pjestu, me kërrkend tjetër. Sakën se kalon përmes
ksaj bukuriet vet i dytë, mik a mikeshë qoftë. Te bukuria e fundbotshme e
quajtun Vetulla e Velipojës, shkohet pa shok e miq e tralala, shkohet vetëm me
veten.
Kur
spektakli të ket përfundu, perdja të ketë rënë, duartrokitjet të kenë rreshtur,
dritat të jenë fikur, do kthehesh i kërrusur.
Pasi
e kqyre në çdo skutë vetullën e bukur, vetullën e vrënjtur, Vetullën e
Velipojës, dhe nuk u çmende, ji i sigurtë se s'ke për tu çmendur kurrë.
Kthimi
nga bukuria tmerruese e Vetullës së Velipojës nuk meriton me qen' mediokër.
Kthehu
nga Vetulla e Velipojës, pa vegla djallëzore, pa navigatorë, pa GPS-a, pa
busulla, dhe kaurrllëqe e rraqe të tjera të panevojshme. Orientohu si
orientohen të dehurit, vetëm me yjet.
Nga
vetulla më e bukur mos u kthe prej rrugës më të shkurtër.
Nga
bukuria më e thjeshtë, kthehu aq ngatërrueshëm sa të humbësh. E mira, bjer në
ndonjë pus ku të mos gjejnë kurrë, ku ta kalosh rehat nga shpifjet dhe intrigat
pjesën e mbetur të Jetës.