E merkure, 30.04.2025, 05:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Pasaporta Evropiane

E merkure, 16.04.2025, 06:44 PM


Vladimir Shyti

Pasaporta Evropiane

Si macja që gërhet,

kur e përkëdhelin,

Një ekstazë vizatohet,

në fytrën e lëvdonjësit,

Predikon lumturinë,

por e habitshme,

Se, shumë njerëz,

humbin paqen e shpirtit.

Lartëson mbi atë çka kemi,

harron dëshirat,

Si nuse zbukuruar,

me florinjë e diamante,

Që zvarritet në tapetin e kuq,

me kryet pas,

Dhe, turbullojnë jetën,

mendjet e të varfëve.

Lumturia e të vobektit,

s’vjen nga pasaporta Evropiane

Plagët,çdo shtet,

i shëron me operacione,

Duke ruajtur kapitalet,

e fituara e të trashëguara,

Por,kali ynë ecën në gallop,

derisa të ngordh fare.

Dynden në këtë vend,

turistë nga e gjithë bota,

Marrin magjinë e kënaqësinë,

të natyrës shqiptare,

Eh,ç’vlen,

kur nuk mund ta shijoj dhe fukaraja,

Kur,gjithçka e bukur,

vetëm nga të fortit zotërohet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx