| E merkure, 16.04.2025, 06:44 PM |
Vladimir Shyti
Pasaporta
Evropiane
Si
macja që gërhet,
kur
e përkëdhelin,
Një
ekstazë vizatohet,
në
fytrën e lëvdonjësit,
Predikon
lumturinë,
por
e habitshme,
Se,
shumë njerëz,
humbin
paqen e shpirtit.
Lartëson
mbi atë çka kemi,
harron
dëshirat,
Si
nuse zbukuruar,
me
florinjë e diamante,
Që
zvarritet në tapetin e kuq,
me
kryet pas,
Dhe,
turbullojnë jetën,
mendjet
e të varfëve.
Lumturia
e të vobektit,
s’vjen
nga pasaporta Evropiane
Plagët,çdo
shtet,
i
shëron me operacione,
Duke
ruajtur kapitalet,
e
fituara e të trashëguara,
Por,kali
ynë ecën në gallop,
derisa
të ngordh fare.
Dynden
në këtë vend,
turistë
nga e gjithë bota,
Marrin
magjinë e kënaqësinë,
të
natyrës shqiptare,
Eh,ç’vlen,
kur
nuk mund ta shijoj dhe fukaraja,
Kur,gjithçka
e bukur,
vetëm
nga të fortit zotërohet.