Kulturë
Kozeta Zylo: Në Albany, kryeqytetin e Nju Jorkut mësohet Shqip nga Alba Life
E marte, 15.04.2025, 06:57 PM
Në Albany, Kryeqytetin e Nju Jorkut mësohet Shqip nga Alba Life - rrjeti më i Madh i shkollave shqipe në diasporë
Nga
Keze Kozeta Zylo
Edhe
pse është një shkollë e re e hapur, më 17 janar, mësuesit dhe nxënësit po ecin
suksesshëm dhe vetëm në rritje për të arritur në objektivin dhe detyrat e larta
që i kanë venë vetes për të mësuar gjuhën tonë hyjnore, Gjuhën Shqipe.
U
nisëm nga Nju Jorku së bashku me z. Qemal Zylo, vizionarin, themeluesin dhe
drejtuesin e TV dhe 7 shkollave Shqipe “Alba Life” për të udhëtuar në Albany
atje ku kemi një shtëpizë të bukur shqiptare, një fole shqiponjash të
komunitetit shqiptar në Albany në kryeqytetin e Nju Jorkut, atje ku mësohet
Gjuha Shqipe. Çudi si fluturojnë 6 orë
vajtje ardhje!
Është
tejet emocionuese të hysh në mjediset e bukura, komode dhe të dëgjosh në klasat
e shkollës publike amerikane “Sand Creek” Middle School, Gjuhën Shqipe. Është një ndjesi që të pushton të tërën, të
rrëmben dhe bëhesh njësh me nxënësit kur flasin, interpretojnë dhe vallëzojnë
shqip.
Ja
hymë në klasën e më të rriturve që drejtohet nga mësuese Era Çorbaxhi njëherazi
dhe koordinatore e kesaj shkolle, me të cilën bashkëpunuam fort për hapjen e
shkollës shqipe së bashku me bashkëshortin e saj fisnik z. Algert Çorbaxhi.
Pasi i përshëndetëm përzemërsisht dëgjojmë orën e mësimit ku klasa e mbushur
plot përgjigjej me vëmendje pyetjeve të drejtuara me kompetencë dhe
profesionalizëm nga mësuesja. Në këtë klasë ndihmon mësuesen asistente Briana
plot dashuri dhe respekt.
Ajo
e nisi orën duke dëgjuar nxënësit se si kishin kaluar javën e tyre duke i
praktikuar përgjigjet e tyre në shqip.
Pasi përforcoi gjithë shkronjat që kishin mësuar deri tani vazhdoi me
shkronjën e re Gj të madhe të shtypit dhe gj të vogël të shtypit. Së bashku me nxënësit mësuan fjalët që
fillonin me këto shkronja.
Në
gramatikë morën, kur mund të përdorin i/e dhe të ndërtojnë pyetje me si?
Nxënësit
interpretuan poezi nga Gjergj Fishta, Asdreni etj. Mësuesja pasi përsëriti duke përforcuar çka
ata kanë mësuar në këto tre muaj filloi mësimin e ri që paraqiti mjat interes
për nxënësit. Mësuese Era stimuloi bukur
të menduarit kritik duke i nxitur ata nëpërmjet organizimit dhe duke i quajtur
një partner të dobishëm në komunikimin shqip në klasë.
Është
një traditë e jashtëzakonshme për 18 vjet pa u ndalur të përdoren këto metoda
bashkëkohore të mësimdhënies duke i kombinuar me ato të traditës dhe në fund
shikon efikasitetin e plotë të zbatimit të tyre me përgjegjësi të plotë.
Në
këtë klasë në gjysmën e orës së fundit u zhvillua dhe kërcimi i valleve të
bukura si “K’cimi i Tropojës” që është
shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jo
materiale të Njerëzimit në UNESCO dhe vallja e Katjushkës.
Në
klasën e më të vegjëlve të mësuese Edvina Belishta dëgjuam klasën të mbushur me
cicërima zogjsh që dëgjonin me aq vëmendje mësuesen e tyre me përvojë nga
shteti amë dhe që po e ushtron profesionalisht dhe në Albany.
Gjuha
Shqipe në këtë klasë përbën një prej elementeve bazë të mësimdhënies sepse ajo
është bazike dhe hap një dritare të re në trurin e nxënësve.
Mësuesja
pas i pyeti nxënesit se si kishte kaluar java i njohu me mësimin e ri që
shpjegoi në dërrasë shkronje Ë të madhe të shtypit dhe shkronjën ë të vogel të
shtypit.
Ndërkohe
iu shpjegoi se si emrat e përveçëm fillojnë me shkronjë të madhe.
Ata
punuan të pavarur ushtrime në tekst.
Bukur
zbatoi dhe lojnat mësimore duke përsëritur numrat matematikor nga 1 deri në
10. Mësuesja i ndau nxënësit në dy grupe
përballë njeri tjetrit ku u vendosën numrat e njejtë. Asistente Lusiana mbante shaminë dhe
thërriste në numër, kurse shaminë e rrëmbente më i shpejti.
Ata
pësëritën këngën Qengji i vogël pse mendueshëm dhe kërcyen vallen e
pogonishtes.
Natyrisht
një moment I bukur është dhe takimi me prindërit dhe gjyshërit. Gjate përvojës sime më së shumti ka ndjerë
lotët e ngrohtë të gjyshërve dhe bekimin që i japin Alba Life për mësimin e
gjuhës shqipe mbesave dhe nipërve të tyre.
Dihet që mijëra fëmijë në botë nuk dinë të flasin shqip për shkak të
emigrimit dhe të asimilimit të tyre në vendet e huaja.
Unë
bisedova me shumë prindër të tjerë ku midis tyre me emocion dëgjova një prind
të dy fëmijëve Arjana Delia para kamerave të TV “Alba Life”. Ajo shprehu mirënjohjen e thellë që fëmijët e
saj po mësojnë shqip nga dy mësueset e përkushtuara, por njëkohësisht ajo tha
se si ata lidhen me njeri tjetrin si shqiptarë. Së shpejti tha se do të sjellë
dhe vajzën e vogël që kishte në krah, çka ne si bord e vlerësojmë shumë sepse
tregon se sa të kënaqur janë prindërit me këtë program prestigjioz,
professional dhe shumë të dashur për nxënësit që ulen në bangat e shkollës.
Ajo
na uroi me zemër për ta vazhduar përgjithmonë këtë Mision Kombëtar.
Ndërsa
ndahesha me ta përzemërsisht në mendje dhe në buzë pëshpërisja vargjet e
Naim
Frashërit si: Vëllezër shqipëtarë/
Qasuni më dëgjoni/ Sa të mundeni më parë/ Gjuhën tuaj mësoni.
Është
krenari të kemi shkollë shqipe në Kryeqytetin e Nju Jorkut e cila na ka dhënë
një ndjesi mikpritjeje të jashtëzakonshme, kemi qenë disa herë deri të ftuar në
Parlament dhe në Senatin e shtetit të Nju Jorkut. Shkollat Shqipe "Alba Life" ne NY,
u nderuan në Parlamentin dhe Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, për punën dhe
përkushtimin e palodhur duke pasur një Rezolutë në emër të “Alba Life”.
Ne
u ndamë përzemërsisht me nxënësit, mësuesit prindërit duke iu uruar pushime të
mbara të pranverës dhe mirë se të vinë prapë në shkollë në Albany, kryeqytetin
e Nju Jorkut atje ku mësohet shqip nga Alba Life, rrjeti më i madh i shkollave
Shqipe në Diasporë.
Autorja
e shkrimit është shkrimtare, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe
bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë
New York-un dhe në Albany si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit
të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
11 prill, 2025
Albany, New York