| E shtune, 19.04.2025, 06:55 PM |
NJË DITË E PAHARRUAR NË SHTËPINË-MUZE TË DIJES, MIKPRITJES DHE SAKRIFICËS KOMBËTARE
Shkruan:
Neshat Shaqir Mehmedi
Faleminderit
nga zemra, i nderuar Hajredin Demiri! Sot pata nderin e rrallë të jem mysafir
në shtëpinë tuaj, një shtëpi që nuk është thjesht një shtëpi familjare, por një
monument i gjallë i historisë sonë kombëtare. Në këtë shtëpi, në ditët e para
të themelimit të Universitetit të Tetovës u
vendosën dhe vepruan Senati, Sekretari, Unioni i Studentëve dhe Shërbimi i
Informimit – ky ishte realiteti i asaj kohe, që e bën këtë shtëpi një faqe të
gjallë të kujtesës sonë kolektive.
Sot,
kjo shtëpi është shndërruar në një shtëpi-muze – një vatër ku ruhet dhe frymon
ende kujtesa, përkushtimi dhe ideali i arsimit shqip. Në këtë familje
mikpritëse e bujare, që mishëron me dinjitet traditën tonë të lashtë kombëtare
shqiptare, përjetova një ditë të paharruar dhe thellësisht emocionale.
Pata
kënaqësinë të takoj bashkëkatundarin tonë Sherif Sulejmanin, si dhe me tre
gjenerata të ish-nxënësve të mi: Arif Fazlija, S. Demiri dhe Ylber Behadini, takim që zgjoi kujtime të bukura e mallëngjyese nga koha e
bankave shkollore.
.
Respekt
i përjetshëm për ju Hajredin Demiri, për familjen tuaj fisnike dhe për gjithçka
që keni bërë për arsimin dhe kauzën kombëtare.
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti,
kisha kënaqësinë t’ju dhuroj dy nga botimet e mia:
" Dëbimi i Shqiptarëve (nga Kosova në
Malësinë e Tetovës dhe nga Malësia e Tetovës në Kosovë 1999 – 2001)" dhe "Vite të arta"
– si dëshmi e një historie të përbashkët dhe përkushtimi të pandërprerë ndaj
atdheut dhe dijes.
"Dija
është dritë që ndriçon mendjen, kombi që ka shkollë, nuk vdes kurrë."
–
Sami Frashëri
"Pa
shkollë nuk ka komb, pa dije nuk ka liri."
Petro Nini Luarasi
n.
m.