Kulturë
Eshref Ymeri: Një takim fort mallëngjyes larg Atdheut
E enjte, 24.04.2025, 06:57 PM
Një takim fort mallëngjyes larg Atdheut
Nga
Eshref Ymeri
Ne
shqiptarët e Shqipërisë Londineze jemi një popull shumë i vogël në numër, por numrin
e bashkatdhetarëve të mërguar e kemi shumë të madh.
Për
shumë bashkatdhetarë, njëri nga momentet më të komplikuar gjatë zhvendosjes në një
vend të huaj, është humbja e lidhjeve me njerëzit e gjakut, me miq, me shokë, me
të njohur. Madje edhe atëherë kur vendimi për t’u zhvendosur në një vend tjetër
është marrë në një mënyrë të vetëdijshme, qoftë edhe duke pasur përgatitjen e duhur
për t’u pështatur në kushte krejt të reja, prapëseprapë, në çaste të caktuara, njeriu
fillon të brengoset për atdheun, për njerëzit që ka lënë atje, duke përjetuar emocione
të fuqishme.
Domosdo,
s’mund të ndodhë ndryshe, sepse dashurinë për atdheun çdokush e fiton që sapo lind,
me qumështin e nënës. Prandaj Francis Bekon (1561-1626), filozof dhe
historian anglez, personalitet politik, themelues i empirizmit, thotë:
“Dashuria
për atdheun fillon nga familja”
Përjetimet
e mërgimtarit, Zonja Linda Arapi, me një lirizëm karakteristik, i ka pasqyruar në
librin me titull “Lulebliri për libra”, të hedhur në qarkullim në Gjermani, për
të cilin, në gazetën “ExLibris” të datës 12 prill 2025, është botuar një
koment mbresëlënës
Emocionet
e mërgimtarit vijnë e bëhen edhe më të fuqishme, kur atje, në vend të huaj, takon ndokënd nga bashkatdhetarët e vet, të sapoardhur
nga atdheu
Tri profesoresha të anglishtes,
si tri sorkadhe mali
Në marsin që kaloi pata një takim tejet mallëngjyes me
tri profesoresha të anglishtes, që patën ardhur për të zhvilluar një aktivitet
shkencor dhe për të bashkëreferuar për temën Tesol (Teaching English to
Speakers of Other Languages) këtu në Kaliforni, në qytetin Llong-Biç
(Long Beach), i cili shtrihet në pjesën jugore të qarkut të Los-Anxhelosit,
në bregun e Oqeanit Paqësor.
Kush janë këto tri Profesoresha?
Prof.dr. Shpresa Delija
Pas përfundimit të studimeve në vitin 1978 në Fakultetin
e histori-filologjisë të Universitetit të Tiranës, Shpresa u emërua mësuese e
gjuhës angleze në qytetin e Lezhës, ku punoi gjatë një periudhe
pesëvjeçare. Paskëtaj, duke pasur parasysh rezultatet e larta në fakultet,
mësuese Shpresën e emëruan pedagoge të anglishtes në Universitetin Bujqësor të
Tiranës. Këtu punoi vetëm një vit, sepse e transferuan të jepte mësim në
Akademinë e Rendit, ku punoi, pesë vjet. Pas kësaj pune 11-vjeçare, Shpresa u
emërua pedagoge në Departamentin e gjuhës angleze të Fakultetit të gjuhëve të
huaja, ku edhe doli në pension para një viti
Gjatë gjithë kësaj periudhe, pedagoge Shpresa mbrojti
disertacionin për gradën “Doktor i shkencave”. Ajo u dallua për një veprimtari
mjaft të dendur në procesin e mësimdhënies, të konkretizuar me botimin e shumë
artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, për botimin teksteve
mësimore për shkollat dhe për universitetin, në autorësi dhe bashkautorësi, për
zhvillimin e një sërë aktivitetesh shkencore, në bashkëpunim edhe me
univesitete të huaja.
Duke pasur parasysh punën e saj si pedagoe e talentuar
dhe gjithë krijimtarinë e saj shkencore, Departamenti i gjuhës angleze,
Këshilli shkencor i Fakultetit dhe i Universitetit, e patën vlerësuar pedagoge
Shpresën me titullin “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor-doktor”. Pra, sot
Prof.dr. Shpresa Delija është një figurë emblematike, e cila, me punën e saj të
palodhur, e ka pasuruar dhe e ka çuar më tej traditën mbresëlënëse të
mësimdhënies së trupës pedagogjike të Departamentit të gjuhës angleze, duke
filluar nga themeluesi i atij departamenti, Profesor Skënder Luarasi
(1900-1982), deri në ditët tona.
Prof.dr. Shpresa Delija ka gëzuar dhe vazhdon të gëzojë
gjithë respektin e studentëve për nivelin e lartë shkencor të përgatitjes së
saj si pedagoge dhe edukatore e shkëlqyer. Në të njëjtën kohë, edhe Profesore
Shpresa ndihet krenare për ish-studentët e saj, të cilët, me punën dhe me
përpjekjet e tyre këmbëngulëse, kanë ditur ta gjejnë veten në jetë dhe të
arrijnë suksese kudo që japin kontributin e tyre në vendin tonë.
Prof.as.dr. Merita Hoxha
Ka përfundur studimet në vitin 2003 në degën e anglishtes
të Fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të
Elbasanit. Deri në vitin 2017 ka punuar mësuese e anglishtes në Shkollën “Naim Frashëri”
në Elbasan. Pas vitit 2017 dhe në
vazhdim është lektore me kohë të plotë e Universiteti “Aleksandër
Xhuvani”, si koordinatore e praktikës mësimore dhe si përgjegjëse për
koordinimin e kurrikulës midis universitetit, Drejtorisë rajonale të arsimit,
shkollave dhe mësuesve mentorë. Është eksperte e njohur në metodologjinë e
mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, me një përvojë të pasur në zhvillimin
profesional të mësuesve dhe në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për
inovacionin në edukim dhe gjuhësinë e aplikuar. Është angazhuar në hulumtime
mbi zhvillimin e aftësive shumëgjuhësore dhe edukimin gjithpërfshirës. Prej
vitit 2021 dhe në vazhdim është lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e
shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, si ligjëruese e lëndës “Metodologji
e mësimdhënies dhe e mendimit kritik”. Është ligjëruese e lëndëve:
Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës angleze.
Aftësitë e mësimdhënies.
Kërkimi shkencor në arsim.
Historia e metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës angleze
dhe praktika mësimore.
Mësimi
i anglishtes në moshë të hershme.
Në
vitin 2016 ka kryer Shkollën doktorale në Universitetin Europian të Tiranës,
profili pedagogji, ka mbrojtur disertacionin me temë “Portofoli europian i
studentëve mësues të gjuhëv dhe mentorimi, faktorë të rëndësishëm në përgatitjen
e mësuesve të ardhshëm” dhe ka marrë gradën “Doktor”, si edhe
titullin akademik Profesor i asociuar. Është trajnere në nivel
kombëtar në disa projekte dhe institucione, si "Këshilli Britanik,
Shqipëri”, "Qendra për Lidershipin Shkollor, Shqipëri”, “Diagnostika
pedagogjike e shkollës”, “Shkolla e Shekullit 21: mendimi kritik dhe zgjidhja
problemore”; “Mësimdhënia dhe të nxënit efikas” etj.
Prej
vitit 2020 e në vazhdim është Trajnere kombëtare e licensuar e drejtuesve për
modulet dhe e angazhuar në aktivitete të tilla, si:
Zhvillimi
i kompetencave të mësuesve për një sistem të plot të vet në Shqipëri.
Menaxhimi
i klasës.
Strategjitë
gjithpërfshirëse në procesin e mësimdhënies.
Nga
përvoja e punësimit përmendet aktiviteti i saj gjatë viteve 2024-2025, si
asistente kërkimore me Universitetin e
Oslos, Norvegji.
Profesore
Merita, si pedagoge e talentuar dhe me një përvojë të gjatë në punën pedagogjiko-shkencore,
ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm me angazhimet e saj në
disa projekte kërkimore, si edhe në disa ekspertiza dhe konsulenca.
Ka
botuar një sërë artikujsh shkencorë, kapitujsh dhe raportesh brenda dhe jashtë
vendit dhe është prezantuese në një sërë konferencash kombëtare dhe
ndërkombëtare. Është anëtare e Rotary Club, Elbasan që prej vitit 2024, si edhe
e Shoqatës “Mësuesit e anglishtes si gjuhë e dytë”.
Prof.as.dr.
Ekaterina Strati
Ka
përfunduar studimet universitare për “Mësimdhënie e gjuhës angleze” me
rezultate të shkëlqyera në vitin 2007, Departamenti i gjuhës angleze, Fakulteti
i gjuhëve të huaja, Universiteti i Tiranës. Me diplomimin, në nëntor 2007,
filloi punë si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,
Durrës, Fakulteti i edukimit, Departamenti i gjuhëve të huaja. Në të njëjtën
kohë, ajo është pjesë e stafit akademik, e ftuar në Fakultetin e drejtësisë,
Universiteti i Tiranës, që nga viti 2007, ku jep mësime të gjuhës angleze
ligjore. Ajo është, gjithashtu, bashkautore e tekstit të anglishtes ligjore, të
përdorur në disa universitete në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ajo jep mësim të
gjuhës angleze mjekësore në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, një
universitet italian, me qendër në Tiranë. Ajo ka arritur rezultate të shkëlqyera
në “Programin e studimeve Master” në “Gjuhësi” (korrik 2011) në Departamentin e
gjuhës angleze, Fakulteti i gjuhëve të huaja, Universiteti i Tiranës.
Ekaterina
ka qenë një nga studentet më punetore dhe serioze. Ka
qenë studente e Profesoreshë Shpresës në bachelor dhe në master.
Pas përfundimit të programit Master i Shkencave, ajo
vazhdoi studimet me temën e doktoraturës në të njëjtën fushë. Gjithashtu, ajo është
autore e disa artikujve në fushën e gjuhësisë dhe mësimdhënies dhe pjesëmarrëse
në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të së njëjtës fushë. Për më tepër,
ajo mori pjesë në një nga konventat ndërkombëtare më të spikatura në fushën e
mësimdhënies së gjuhës angleze, TESOL International Convention & English
Language Expo në Dallas, Texas, USA, 21-23 mars 2013, ku ishte
bashkëprezantuese e kumtesës shkencore, me titull “Standardet ndërkombëtare në arsim”,
bashkë me emra të njohur në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze. Për më
tepër, ajo prezantoi një punim në një nga konferencat më prestigjioze, të
organizuara në Universitetin e Nevadës, Las Vegas, 18-20 mars 2013. Ajo
gjithashtu mori pjesë në projektin EduLaw Erasmus dhe programe të ndryshme
mobiliteti, të financuara nga BE. Në qershor 2024 mori titullin akademik Profesor
i Asociuar.
Kaliforni, 23 prill 2025