E enjte, 24.07.2025, 09:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Dedaj: Një 'mësues' i njerëzimit dhe 'klasa' e tij

E merkure, 30.04.2025, 06:52 PM


NJË “MËSUES” I NJERËZIMIT DHE “KLASA” E TIJ...

Nga Ndue Dedaj

Ka disa ditë që vras mendjen se ç’diçiturë mund të ketë kjo fotografi.

“Thjeshtësia e Madhështisë”, mund të ishte me të parën njëra nga ato, pasi për diçiturën më domethënëse të saj mund të shpallej një konkurs botëror. Apo, më e pakta, ndër shqiptarë.

Presidenti ngjan me një mësues kujdestar, që po e çon klasën e tij diku... Po ku?

Nuk është diçka e zakonshme, pasi “mësuesi” po i mban ata fëmijë përdore dhe ata, po ashtu, ecin të zënë përduarsh njëri me tjetrin. Edhe vështrimi i tij nuk është si të jetë duke shkuar me nxënësit e tij për të parë një film në kinema, apo ata për të luajtur me bashkëmoshatarët e tyre në lagjen tjetër. Ata janë gazmorë dhe duan të luajnë e qeshin duke e përfshirë dhe atë, por ai sheh diku tej, në të ardhmen e tyre, se si duhet të jetë ajo?...

Ata janë fëmijët e Luftës së Kosovës dhe kanë dalë në liri, por nuk mjafton kaq. Liria është diçka shumë më e madhe se bombat e NATO-s mbi ushtrinë serbe.

Ky doemos që është një shpjegim.

Por, thellë - thellë, edhe pse nuk është e lehtë të përfytyrosh se si kanë qenë ungjillizuesit e parë, ky zotëri i lartë i paqes së njerëzimit të ngjan si njëri nga ata. Mbase gjithmonë bota ka nevojë për profetët e lirisë dhe paqes...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vladimir Shyti: Politikantët rrahin brirët Ilir Muharremi: Një meditim filozofik mbi psikologjinë e artit të Edi Ramës Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (16) FPNIUBK: Për Ditëlindjen e Gjergj Kastriotit, bashkohuni me ne më 6 maj 2025, në Prishtinë Sevdail Hyseni: Kur zhapiku bëhet krokodil?! Gjon Keka: 6 Maji të shpallet ditë feste mbarëkombëtare, si ditë e bekuar e kombit tonë Gjekë Gjonaj: Dodë Nikollë Gjonaj, tërë jetën ia ka kushtuar artit popullor Albert Vataj: Sokrati dhe gruaja e tij Xantipa, një marrëdhënie e tensionuar që hyri në histori Dorian Koçi: Mozaiku i Qesaratit - Një dritare drejt jetës sociale dhe kulturore të antikitetit Bashkim Saliasi: Mendimtarët e heshtur mbeten të pavdekshëm në mendjen e njerëzve Ftesë nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (15) Hamza Halabaku: Medet kush është bërë deputet! Eduard M. Dilo: Kujtojmë Prof. Lume M. Juka Lekë Mrijaj: Tempulli i shpirtit hyjnor dhe atij shqiptar është “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë Bexhet Jagodini: Toponomia e tingullit në Sërbicë - Kërçovë Hysen Ibrahimi: Zeqir Kurti - Qëndro Kosovë qëndro Pilo Zyba:Lajm ‘’tronditës’’ nga Londra Albulena Pllana Breznica: Si e kam Kosovën? Gjon Keka: Dashuria e pastër për atdheun është tjetër nga pseudopatriotizmi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx