Kulturë
Ftesë nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës
E hene, 28.04.2025, 06:12 PM
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS
FTESË
PËR
PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE QË DO TË ZHVILLOHET MË 24,25 e 26 TETOR TË
VITIT 2025 NË PRESHEVË
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së
Preshevës tashmë ka një përvojë të caktuar për organizimin e konferencave
shkencore nga fusha të ndryshme të shkencës dhe të kulturës. Në këtë vazhdë, edhe
gjatë muajit tetor të vitit 2025 do të organizojë Konferencën Shkencore me temë
bosht:
“PERSONALITETE DHE FIGURA ME VLERA SHKENCORE DHE KULTURORE
SHQIPTARE NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE”
VËREJTJE:
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë
organizoi dy konferenca shkencore: më vitin 2023, Konferencën shkencore:
“Personalitete shkencore shqiptare në
Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare” dhe më 2024,
Konferencën shkencore:”Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga
Lugina e Presheves dhe vise të tjera shqiptare” në të cilat trajtoi shumë
personalitete dhe figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare.
Mirëpo Bordi i Konferencës erdhi në përfundim se kanë mbetur
të pa trajtuar edhe shumë personalitete e figura të shquara shkencore e
kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare.
Andaj Bordi i Konferencës shkencore vendosi që në
Konferencën shkencore e vitit 2025 edhe një herë të trajtohen personalitete dhe
figura të tjera, me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare.
Qëllimi dhe rëndësia e kësaj veprimtarie shkencore:
Qëllimi i organizimit të kësaj Konference është nxjerrja në
pah e ndihmesës që kanë sjellë personalitete dhe figura të ndryshme në Luginën
e Preshëvës dhe më gjerë në hapësirat shqiptare, duke luajtur një rol me rëndësi
me veprimtaritë e tyre shkencore dhe kulturore. Personaliette dhe figura të
tilla janë ato që kanë luajtur një rol të rëndësishëm me veprën shkencore dhe
veprimtarinë kulturore, duke sjellë ndihmesa të dalluara. Kjo nismë që po
ndërmerret do të sillte ndriçimin e atyre personaliteteve dhe figurave
shkencore dhe kulturore më të dalluara, të vendosura pranë njëra – tjetrës, me
pikësynimin që kushdo i interesuar të kishte në duart e veta një tablo sa më përgjithësuese,
të ndihmesave që ka sjellë secili prej tyre. Dhe të gjitha këto ndihmesa
shkencore e kulturore, të zgjeruara si punime të mirëfillta shkencore pas
kumtimeve në këtë Konferencë Shkencore, të përfshira në një botim të veçantë,
që Shoqata jonë do ta realizojë, besojmë se do të shërbejnë më së miri për
njohjen e personaliteteve dhe figurave të dalluara nga fusha të ndryshme të
Albanologjisë dhe kultures, JO TË GjALLË.
Teza themelore e Konferencës Shkencore është:
Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore
shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, nga fusha të
tilla, si: arkeologjia, historiografia, gjuhësia, etnologjia, folkloristika, letërsia shqiptare, si dhe nga
veprimtarë kulturorë.
Identifikimi i problemit dhe
rëndësia e zgjidhjes së tij:
E sotmja e veprimtarisë shkencore në fushat e Albanologjisë dhe
të Kulturës nuk mund të jetë e plotë dhe e qartë pa njohur dhe vlerësuar punën
pasionante dhe të përkushtuar të brezave të ndryshëm të studiuesve shqiptarë
ndër vite. Janë pikërisht ata që kanë hedhur themelet e shkencës dhe kulturës shqiptare,
mbi bazën e së cilës, edhe duke plotësuar apo duke mbajtur një qëndrim
rishikues, duhet të zhvillohen dhe të pasurohen më tej shkencat Albanologjike
dhe ato të kulturës.
Deri më sot është realizuar përgjithësisht një punë e mirë
për nxjerrjen në pah të personaliteteve dhe figurave shqiptare nga këto fusha, nga
institucione shkencore (kryesisht institutet e Akademisë së Studimeve
Albanologjike në Tiranë, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Instituti i
Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup), në hapësira të
tjera shqiptare dhe në diasporë, si edhe nga individë të ndryshëm. Por një
pranëvënie e tyre do të sillte më të plotë dhe do të ishte më bindëse për atë
çka kanë sjellë si pasuri të vlerësueshme, për të nxitur brezat e sotëm të
studiesve në fushat përkatëse që ta njohin nga afër këtë trashëgimi.
Kohëzgjatja e paraqitjes së secilit pjesëmarrës në këtë
veprimtari do të jetë 10 minuta. Ndërsa për botimin e plotë të të gjitha
punimeve që do të paraqiten, numri i faqeve duhet të jetë nga 10 deri në 20.
Ju lutemi të gjithë studiuesve nga Lugina e Preshevës,
Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, nga shqiptarët në Maqedoninë e
Veriut dhe të Malit të Zi, si dhe nga shqiptarët në diasporë, që deri më 20 korrik 2025 të përcjellin
abstraktet e punimeve të tyre në këtë adresë: shtkpresheve@yahoo.com,
apo xhemaledin47@gmail.com.
Hartimi, publikimi dhe njoftimi i pjesëmarrësve me Programin e Konferencës Shkencore do të bëhet
më 5 tetor 2025.
Kontakti:Xhemaledin Salihu, cel.+381 63 8771 423
Duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm, i
falënderojmë paraprakisht të gjithë ata që do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës
sonë.
Ju mirëpresim.
Bordi për organizimin e Konferencës:
Prof.dr.Drita
Halimi-Statovci-etnologe
Prof.dr.
Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/
Prof.dr.
Izaim Murtezani, studime folklori e etnologji
Pro.dr.
Isak Shema, letërsi
Akademik
Adem Bunguri, arkeologji
Dr.sc.
Shpëtim Memishi, ekonomi
Xhemaledin
Salihu, profesor, studiues
P.s. Nëse ka nga studiues të ndryshëm ndonjë pyetje apo
sugjerim, gjithashtu të drejtohet në adresën e mësipërme.
Preshevë, më 19 dhjetor
2024