Kulturë
Meti Rexhepi: Me James Brown
E diele, 04.05.2025, 06:52 PM
ME JAMES BROWN
(1933 - 2006)
Met REXHEPI
Si
u çilke lulet e këngës
lehtë
lehtë aq lehtë
e
ma mbështjellje timen zemër
si
diell nate që rrezonte tinguj
dhe
melodinë e tëholloje me limë tingujsh
në
tetë copë atë zemër këlthitjeve ua shtroje
drithëruese
secila copë
magnetizuese
çdo ngritje - zbritje melodie
përmes
tingullit shpirtit i thoshe dil
dil
ore dil
nga
zymtësia jote e plogështisë
dil
se
je bilbil
e
vdekjen e ke pos në këngë
nga
një syprinë
këngës
ia shpie dashurinë
në
majën e bjeshkës piramidë të lartë
dhe
e zbrisje poshtë në luginë
të
rridhte me gurgullimë
borën
që shkrinë
nëse
aorta nuk ka valëzim shtytjeje
në
grykë zemre të melodisë
për
secilën zemër
jepi
dhe grahmat e fundit
se
doje që melodia për galdimin
të
kumbonte ta tundte drithërimin
fort
fort fort
ritëm
ritëm ritëm i prekshëm rrëqethës
dhe
jepi jepi tok tok tok jepi
ritmet
prekin edhe të vdekshmit
ngjyrat
drithëruese të këngës
i
djegin dhimbjet tuaja në mua
thoshe:
unë ngre me kordat melodike ura
aty
ku ju kam
gjithandej
në këngë
bilbil
dil në ballë
ti
tenor i korit
që
kalleshe flakë
dhe
turmën e hidhje në delir të galdimit
Gjilan, prill 2025