Kulturë
Sevdail Hyseni: Festa e pushimit
E diele, 04.05.2025, 06:38 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Festa
e pushimit
Në
botë 1 Maji, është ditë me krenari,
Vetëm
te ne kjo festë pritet me mërzi.
Diku
protestojnë për paga më të larta,
Këtu
kërkojmë punë edhe pa kontrata!
Në
këtë ditë pikniku, me plot “ideale”,
Punëtori
në radhë për ndihmë sociale.
Sepse
punë ka për atë që s’kanë nevojë,
Dhe
feston ai që është mësuar të pushojë.
Të
rinjtë e festojnë Majin nëpër kafiteri,
Duke
aplikuar për punësim në Gjermani.
Ndërsa
të moshuarit e kujtojnë pandarë,
Kohën
e shkuar të “Majit të kuq proletar”.
Meqë
jemi në festë, s’po e zgjasim shumë,
Një
urim të dashur, që gurgullon si lumë:
Gëzuar
1 Maji, na qoftë një ditë reflektimi,
Edhe
ashtu të shkruar, me vargje ironizimi!
(Karikatura marrë nga
interneti)