E shtune, 10.05.2025, 05:38 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Mbreti i Fushatës

E premte, 09.05.2025, 06:23 PM


Mbreti i Fushatës

Nga Edison Ypi

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj është Njeriu i duhur, në kohën e duhur, për të bërë punën e duhur, në mënyrën e duhur, në arenën e turbullt, por jo të pashpresë, të politikës dhe pushtetit në Shqipëri.

Të tjerët, janë edhe ata njerëzit e duhur, por për të bërë punët e gabuara.

Ata flasin serbisht, greqisht, rusisht, kubanezçe, kinezçe, koreançe, gjuhën e skiles, gjuhën e gjarpërit, gjuhën e Dreqit dhe të birit, që ua ka mësuar babi gazetar te Zëri i Pordhës dhe mami shefe kuadri te Shkolla e Qenve.

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj flet vetëm Shqip.

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj, ky shqiptar me emër mbreti dhe mbiemër shenjtori, është Ai që në këtë fushatë flet më mirë e më bukur se gjithkush tjetër. Mbreti i Fushatës Agron Shehaj nuk bërtet, nuk ulurin, nuk shan, nuk shpif, thjesht thotë çfarë ka ndërment të bëjë dhe si do e bëjë.

Të tjerët, me emra për ibret, prejkur i polli Lenini nga kërthiza, i mbajti hopa në perhër Stalini, i edukoi dhe i frymëzoi me teori dhe praktikë revolucionare Mao Ce Duni para një tasi orizi, nuk flasin, vetëm shajnë, vetëm shpifin,  vetëm çirren e ulurasin, mallkojnë, ulurijnë, lehin, bërtasin, pëllasin, si në kafene, në rrugë,në pyll, në Kopështin Zoologjik, në mbledhjen e kolektivit të kohës së qoftëlargut.

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj e ka të qartë dhe e shpall, se pushtetin nuk e do për tu bërë çifligar apo sundimtar i Shqipërisë, por thjesht dhe vetëm administrator korrekt, nëpunës shembullor, shërbëtor i përunjur i popullit, se në politikë dhe pushtet nuk mund të jesh i përjetshëm, por vetëm i përkohshëm, vetëm provizor, sot po, nesër jo. Si i tillë, pa ja thënë, vetëm me të ndjerë se dikush ose disa kanë ndaj tij ndonjë ankesë a pakënaqsi sado të papërfillshme, Mbreti i Fushatës Agron Shehaj hiqet mënjanë, dorzon kurorën, skeptrin, merret me punët e veta.

Ata jo. Ata, me të ardhur në pushtet e shpallin veten Zeus, Shenjtor, Perëndi. Atyre, nëse u ndodh që dikush ose disa, për arësye nga më të ndryshmet, ankohen hapur ose fshehtas, ngulen edhe më thellë në kolltuk, prejku s'ka vinç që i shkul deri në grrahmën e fundit, deri në vdekje, deri në varr me kolltuk pas bythe.

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj kurrë nuk turbullohet, kurrë nuk habitet, kurrë nuk kompleksohet, nga asnjë situatë sado e vështirë, por i sheh të gjithë në sy.

Ata kurrë nuk janë të sigurtë, kurrë nuk janë të sinqertë, kurrë nuk guxojnë ta shohin tjetrin në sy, gjithmonë sytë përdhe.

Ata llafosen për kohë të kaluara dhe të ardhme, si në përralla.

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj s'merret me përralla, flet për të tashmen, për atë që duket, për atë që preket, për këtu dhe tani !

Mbreti sa i urtë dhe i palëkundur i Fushatës Agron Shehaj, nuk niset pa u siguruar ku dhe kur do arrijë.

Ata, aventurierët që pushtetin dhe politikën i duan vetëm për të vjedhur, e dinë fort mirë, në cilën pllajë do e vrasin, në cilën greminë do e braktisin, në cilën humnerë do e hedhin Shqipërinë e vdekur pasi e kanë vjedhur.

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj premton solemnisht dhe qartëson imtësisht cila është Mundësia përmes së cilës shqiptarëve u Mundësohet të zgjidhin hallet.

Shakaxhinjtë e politikës dhe pushtetit u premtojnë shqiptarëve rrena, broçkulla, donkishotizma.

Me Mbretin e Fushatës Agron Shehaj mund të pihet një kafe, një raki, të bëhet një muhabet, të qahet një hall, mund të hahet një pjatë fasule e të pihet një gotë dhallë.

Me ata s'bëhet fjalë për të tilla thjeshtësira. Të votosh ata, tu besosh atyre, të shpresosh te ata, është njësoj turp e tmerr si të kesh shok e mik një kopè me robotë.

Prandaj llafazanët e pashpirt do humbin, ndërsa Mbreti i Fushatës, Njeriu Agron Shehaj, do fitojë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx