Kulturë
Leonora Laçi: Aktori Laert Vasili 'avokat' mbrojtës i shqiptarëve të Greqisë dje, sot ta mbështesim si artist!
E premte, 09.05.2025, 06:53 PM
AKTORI LAERT VASILI “AVOKAT“MBROJTËS I SHQIPTARËVE TË GREQISË DJE DHE AI QË NGRITI EMRIN SHQIPTAR NË TEATROT E GREQISË DHE TË EUROPËS E SOT TE SOLIDARIZOHEMI TA MBËSHTESIM SI ARTIST!
Nga
Leonora Laçi - NEW YORK/ MAJ 2025
Shqiptaro-amerikanët
kanë qenë në pararojë të çdo kauze kombëtare gjithmonë, besoj dhe këtë herë
dashamirësit e artit e teatrit do e tregojnë vetën.
Po
të kthehemi në një kohë jo shumë të largët, luftën e Kosovës, ku çështja e
Kosovës u mbështet me lobing, para e armë dhe largësia nuk i pengoi aspak ata për ta mbështetur.
Por
këtë herë, kauza është për të mbështetur një artist si Laert Vasili, që i ka
dhënë kaq shumë Shqipërisë si artist, por dhe si një mbrojtës i të drejtave të
shqiptarëve të Greqisë për kohën kur jetonte dhe vepronte atje, shqiptarët atje
akoma e kujtojnë emrin e tij dhe e kanë pasur idhull.
Duke
mbështetur aktorin Laert Vasili mbështesim zhvillimin më tej të artit por dhe i
tregojmë atij që nuk është vetëm. Shqipëria ka nevojë për njerëzit e mençur dhe
që i kanë dhënë gjithçka vendit të vet, po ashtu ka nevojë për artistët që kokëulur
kanë punuar pa u ndalur dhe pa pritur asgjë në këmbim. Ai u rikthye në atdhe
për të dhënë kontributin dhe ofruar eksperiencën e tij ndërkombëtare.
Artistët
e mëdhenj kanë nevojë për mbështetje gjithmonë, siç thotë aktori Vasili:”Duhet
të ishim sjellë më mirë me ata.” Për paralelizëm po sjelli dy histori të
freskëta, jo shumë kohë më parë
këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku u mbështet fuqishëm pasi u pa në
rrugët e New Yorkut e përhumbur, e nga ana tjetë pamë artisten e madhe Tinka
Kurti në azil. A këta jemi ne?! Le të dëshmojmë të kundërten. Por a e meritojmë
ne artin e aktorit Laert Vasili ?! A i meritojmë vlerat e tua, virtytet e tua, artin
tënd, inteligjencën tënde, artikulimin tënd, dashurinë që i fal njerëzve e sakrificën
tënde?!
Ne
artistet i lëmë pa shtëpi. Ne artistët i çojmë në azil, i braktisim. Ne
artistët i denigrojmë dhe ofendojmë. Ne artistët i kujtojmë pasi i humbim. Ti
erdhe tek ne për të na dhënë nga drita jote. Ngritet pikëpyetja, a të
meritojmë ty dhe rikthimin tënde?!
Ti
erdhe për të na udhëzuar por nuk e vlerësuam siç nuk vlerësuam sa duhet
njerëzit e mëdhenj që ka dhënë ky vend. Kur vlera bëhet asgjë dhe asgjëja merr
vlerë atëherë dorëzimi është i vetmi shpëtim, të shpresojmë që jo. S’dua
kurrësesi që Shqipëria të quhet vendi ku asgjëja merr vlerë dhe vlera bëhet
asgjë, vendi ku gënjeshtra ngrihet në piedestal. Vendi ku korbat bëjnë
kërdinë. Vendi ku heronjt më nuk njihen. Vendi ku thjeshtësia nuk ka më kuptim.
Vendi ku sa hap e mbyllë sytë s'do të gjesh më asnji.
Por
ca të vërteta duhen thënë nxitur nga çfarë këto kohë mediat dhe opinoni publik
thanë, lidhur me figurën e tij duke e quajtur grek: Nëse unë jam në gjendje të
mbrojë kauzën e bashkëatdhetarve të mij në një vend si Greqia dhe jam në
pararojë të protestave, atëherë dhe unë jam greke si Laert Vasili. Nëse punon
për të drejtat e Shqiptarëve dhe i mbronë ata me çdo kusht edhe kur jeta jote
të kalon përpara syve dhe prap quhesh grek, edhe unë greke jam si
ti. Nëse do kombin shqiptar në një të pandarë dhe vazhdon e quhesh grek, edhe
unë jam greke si ti. Nëse sa herë mbron gjuhën shqipe nga fjalët e huaja dhe
vazhdojnë ty të të quajnë grek, atëherë dhe unë ndjehem e tillë. Nëse rikthimi
në atdhe është gabim e thonë ik atje ku ishe, atëherë edhe unë jam greke po aq
sa ai. Nëse i kushton gjithë energjinë, talentin, artin, dijen, çmimet ne dobi
të Shqipërisë dhe prap të quajnë grek, atëherë edhe unë dua të jem greke si ti.
Të pakten më jepni një atdhe ku të mbështesë kokën e lodhur nga kjo farsë. Patriotizmi
juaj stadiumhanesh e lokalesh qënka më i vyer dhe më i fortë se e vërteta e tij
! Ky është kumti im si emgrante e përhumbur përtej Atlantikut.
Pra
duhet thënë se mesazhet e tij që shohim nëpër media vizive vazhdimisht, janë
mjaft të rëndësishme dhe një klithmë publike që na drejtohet të gjithë neve. Që
analfabetizmi na mori ¾ e territorit është fakt, që analfabetizmi funksional
duhet luftuar dhe s’duhet promovuar është një tjetër rrezik aktual, që ata që përpiqen
të ndajnë Shqipëri-Kosovë janë veç shqipfolës dhe nuk ekziston asnjë ndasi mes
nesh.
Shqipëria
dhe Kosova duhet të shkojnë drejt unifikimit në të gjitha sferat e jetës, qoftë aspektin kulturor, arsimor, edukativ, social apo ekonomik. Dy shtete të
fuqishme shqiptare dhe qendrimet e njësuara janë të domosdoshme në aspektin
kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si
shqiptare në USA dua të risjellë në vemendje që prindërit e aktorit Laert
Vasilit, Ilia dhe Reveka, në vitin 2018 vizituan selinë e Federatës Panshqiptare “Vatra”duke u njohur
më tepër me kontributin e saj shumë vjeçar dhe mjaft të rëndësishëm. Madje në
gazetën Dielli botohet dhe një artikull mbi këtë takim. Ku mes rreshtave Dritan
Haxhia shprehet me mysafirët për veprimtaritë që kryheshin nga emigrantët
shqiptarë në Greqi dhe kontributin e madh të djalit të tyre, regjisorit dhe
aktorit Laert Vasili, i cili ishte një “avokat” i shquar i emigrantëve
shqiptar.Ishte shumë i njohur për shkak të famës si regjisor e aktor dhe kurrë
nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare.
S’mund
të lë pa përmendur artikullin gjenial
dhe kuptimplotë që i thotë të gjitha, të
aktorit Viktor Zhusti shkruar me 10
prill 2025 në gazetën Panorama, për mikun e tij, nën titullin “Laert Vasili
hero tipik i kohës sonë” mes të tjerash citoj: “Se vërtet gjejmë
justifikim e fshihemi nën mantelin e Makiavelit (“Qëllimi justifikon mjetet”),
por e keqja është se kjo dreq paraje të blen e të shet, vjen dhe ikën, e sikur
të mos mjaftonin gjithë këto, ajo “lanete” bërtet dhe mban erë gjatë… e kam
provuar vetë! Kometa gjatë fluturimit shndrit e duket vetëm një çast, bishti i
saj vazhdon të duket më gjatë… Po afrohet finalja. Për mua, aspak surprizë. Hyre
në BBV4, pe, njohe, luftove, do fitosh (më shumë mend se euro), po sa më parë,
kthehu në teatër, këtu, mes kolegëve (kusur e ke, të mos i kesh të gjithë VIP-a
si atje, por mos të të vijë keq, ndonjërin prej tyre, as e krahasoj dhe as e
ndërroj me Qaniun tonë të mirë), prandaj kthehu mes miqve e publikut, që të
njeh, të do, të respekton dhe kërkon të të shohë ndryshe! Duke luajtur role, jo
më Laertin. Je pjesë e artit të skenës, jo e cirkut. Ndjesë! U zgjata ngaqë më
mungon aftësia të shkruaj shkurt, po ca dhe nga që besoj se, pa pluguar, nuk
mund të mbjellësh, e jo më të zërë fara.”
Gjithçka
nisi si mobilizim i fansave të tij, kudo ku janë nëpër botë dhe kësaj thirrje
të tyre iu bashkova dhe unë si studiuese sepse dua që artistët të ndjehen të
respektuar nga shteti dhe shoqëria shqiptare por këtë respekt do ta filloj nga
vetja.
Por
dy fjalë për ata që nuk e njohin, çmimet
e tij flasin vetë.
Çmimet dhe Vlerësimet Kryesore të Laert Vasilit janë;
-2021:
Çmimi “Best Director” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Prespë .
-2018:
Çmimi “Actor of Europe” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Lake Without
Borders” .
-2015:
“Regjisori i Vitit” nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe
Artistëve Pegasi .
-2012:
Çmimi i Veçantë për shfaqjen “Corpus Christi” në Athens Queer Theatre Awards -2008:
“Artisti më i Rëndësishëm i Teatrit i Vitit” nga gazeta greke Eleftherotypia .
-2008:
Çmimi “Mess Future Prize” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit MESS në
Sarajevë .
-2005:
Çmimi “Regjisori më i Mirë” në Festivalin Ballkanik të Teatrit .
Nominime
të Rëndësishme;
-2016:
Nominim për “Regjisori më i Mirë” nga Çmimet Kult .
-2012:
Nominim për “Njeriu i Vitit” nga revista LIFO .
-2008:
Nominim për “Regjisori më i Mirë” nga Çmimet e Publikut Athinorama .2002:
Nominim për “Aktori i Ri më i Mirë”
Tituj
Nderi;
-Qytetar Nderi i Delvinës: Titull i dhënë nga qyteti i tij i lindjes .
-Qytetar
Nderi i Leskovikut: Titull i dhënë gjatë natës finale të Big Brother VIP
Albania 4 nga kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai .
S’mund
të rri pa thënë dy fjalë për Big Brother: “E ftuan më shumë se një herë për të
qenë pjesë e Big Brother Vip, aktorin Laert Vasilin. Ai shkoi drejt tyre, i përgatitur
me të gjithë bagazhin intelektual për një Reality Show të vërtetë. Por satani
projektoi tjetër gjë! Vlerësimi sa duhet,
mungoi. Edhe dekorimi që iu dha nuk iu dha nga ftuesit.
U
dëshmua dhe u ngritë në piedestal injoranca, u buçitë, iu dha një arsye më
tepër të justifikohet se na mundi. Tashmë injoranca rrah gjoksin e ulëret
fitimtare por përpara kujt se, sepse as ajo vetë nuk e beson këtë gjë?! Paradoksalizmi
shqiptar është i frikshëm edhe Franc Kafka do jua kishte zili. Turpi u përtypët si përherë në Shqipërinë tonë të
dashur.
Me
të drejt fansat dhe dashamirësit e tij u revoltuan dhe po kërkojnë t’i japin Çezarit çka i takon, citoj:“ Ne,
fansat e artistit Laert Vasili, frymëzuar nga dinjiteti me të cilin figura e
tij publike u shpalos përpara miliona shqiptarëve pa u dorëzuar ndaj një loje
të pabarabartë që karshi tij kaloi limitet etike e morale, dhe të shqetësuar që
si finalist ai nuk mori sa i takonte, kemi vendosur t’i shprehim mbështetjen
tonë. Ne, duam të kontribuojmë për Laertin, secili sipas mundësive, për t'i
thënë që nuk është vetëm dhe se përkrahet nga shumë njerëz që duan artin e
shkollën, dhe që vlerësojnë artistin dhe atdhetarin Laert Vasili.Atë që nuk e
bëri produksioni, do ta bëjmë Ne, mbështetësit e tij. Kemi arritur të sigurojmë
numrin e llogarisë bankare të Nëna Revekës. Banesa e tyre meriton të shpëtohet!
Reveka
Thoma Vasili
Nr
llogarise 0012031644
Euro
Raiffeisen
Bank Sha
IBAN AL09202113120000000012031644
Swift
code — SGSBALTX