E enjte, 08.05.2025, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Diçka nga jeta

E enjte, 08.05.2025, 06:48 PM


Blerim Rrecaj

DIÇKA NGA JETA

Zgjidhje

Në mes Sokratit të vuajtur

Dhe derrit të kënaqur

Do zgjidhja të parin

Në mes superegoistit

Dhe humoristit

Do zgjidhja të dytin

Numra dhe ngërç

T'ju them të drejtën

Nuk e di ç'po ngjet

Fjalë të vjetra

Me tingëllimë të re

Po dëgjoj

Për numra dhe ngërç

Ja këtu në një oborr kafeneje

Po ndjek kaosin

Më në fund

Vendosa

U bëra prijës

Sa çudi

Mora pushtet

Në duar tash

Me shkop realmagjik

Ndjek kaosin

Askund s'i lë vend

Shiu i këtyre diteve

Shiu i këtyre ditëve

Më zuri brenda

Më zuri në rrugë

Kur binte bashkë

Përqafuar me rreze dielli

Pikat e tij

Bëheshin pika mbi "¡"

Beheshin yje mbi sy

Druri në shesh

Një çadër dyqani

Çati e kuqrremtë

Na shërben si strehë

Prej shiut rrëke-rrëke

Në drurin përballë

Lart qëndron

Një shtëpi zogjsh

Me një dritare rrumbullake

Në qafën e tij të gjatë si gjirafë

Druri mban një çelës magjik

Për të hapur dyer e rrugë

Që tash sa kohë rrinë mbyll

Tejpërtej

Dikush që doli tej murit

Ma dhuroi një pije

Dhe s'di se ku shkoi

Pupla dhe pëllumbi

Kapa çastin e rënies së një puple

Bashkë me të dhe pëllumbin n'fluturim

Të cilit nuk i ra kjo pupël

Lexim dritëshkronje

Nuk është ashtu siç po duket

Dielli nuk këputi

Asnjë degë trëndafili

Ndërtesa pranë rruge

Në qytezën tonë

Kjo ndërtesë pranë rruge

Më duket e bukur

E mua më pëlqen

Herë më ngjet

Me një magnetofon me antenë

Që mund t'ia lëshosh zërin

Sa të duash e në do dhe tej për tej

Herë më ngjet me një çantë udhëtimi

Që mund ta kapësh për doreze

Për ta bartur e tërhequr me vete

Për në tjera vende

Për në tjera shtete

Parqeve të Prishtinës

Nëpër parqet e Prishtinës

Nëpër këto oaza gjelbërimi

Fryn erë ngazëllimi ajërpastër

Nëpër vështrime dritëhedhëse



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx