Kulturë
Vladimir Shyti: Politikantët në sheshe
E premte, 09.05.2025, 06:49 PM
Vladimir Shyti
Politikantët
në sheshe
Kthehen
dallandyshet,
Në
foletë e tyre,
Qielli
i nxirë,
Ndrisin
fasadat,
Nën
to mjerimi,
Paçka,mbushen
sheshet,
Shqipja
ulë kryet,
Zogjtë
turren kuturum,
Ashtu
si politika,
Që
thyen shumë zemra,
Mjaftë
me fjalë
Falni
pasuritë tuaja,
Trokisni
në çdo derë,
Buzëqeshni
si një lule,
Tashmë
jeni në pozicion,
Për
tu lutur,
Dhe
jo për të demostruar,
Tempullin
e pa ndërtuar,
Si
bletët gumëzhini,
Por,mjaltin
e fshihni,
E
bukura rrethon gjithçka,
Por,dëgjo
dhe hapat e engjujve,
Jepuni
dhe atyre,
Nektarin
e jetesës,
Ata
nuk duan pasuri,
Veç
gëzimit të jetës,
Falni
dashuri,
Largoni
sytë e dhembshur,
jepuni
atë ç’kan humbur,
Sillni
ujin që shuan etjen,
Atëhere
hallall votën,
Dhe
shqipja me ju do krenohet.