Kulturë
Fritz Radovani: ‘’Me kete shenj ke me fitue’’
E premte, 09.05.2025, 06:54 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI:
“IN HOC
SIGNO VINCES.”
“ME KETE
SHENJ KE ME FITUE”
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
Në fillim të shek. XV Turqit sulmojnë Evropen dhe shkretnojnë fise e mbretni.
Fatosi i Krujës përballë rrezikut, qi i kercnohej
Shqypnisë, i drejtohet Hyjit edhe e lutë qi mos të premtonte, qi Shqypnija të
bije ndër kthetra të Turqve. Lutja e tij prekë të Amshuemin, i cilli i dergon
së nalti Flamurin Kuq e Zi, emblemë bashkimi e vetsundimi. Me atë flamur në
dorë, Skanderbegu, i mberthyem në armë, qet kushtrimin. Shqyptarët rrâjnë
(nisen) menjiherë, kështu nisë lufta e tmershme dhe Turqvet u thehet sulmi.
Në dorëshkrim, qi ban Poeti, e ka datën 20/11/1919,
nën titull, ndër kllapa, lexojmë: Fragment i njij poemthi të pabotuem. Nuk
dijmë kurrgja për ketë mendim të parë të tij rreth hartimit të këtij poemthi.
Kanga, si kemi theksue edhe ma nalt, merr nji ton liriko-epik, tue u nda në
shenj për fuqi shprehjesh, paraqitjesh të gjalla e fëtyrash ndjekore. At Viktor Volaj O.F.M. 1941.
Tue zbardhun mosha dhetepesët e
jona
Atje prej shtojesh s’ Anadollit t’ plleshem
Hanza pergjakshem nisë mbi Evropë t’ kukzohet.
Ishte zot-madhi i Turqvet, qi në krye
5. Të ma s’ rrebtes ushtri së jetës s’ atëhershme
Ujnat e njelmta dilte t’ Helespontit,
Edhe betohej n’ mni të vet mizore,
Se shpirti trupit s’ do t’i dahej para
Se hanzen t’ ngrifte mbi Sh’ Sofi t’
Bizantit
10. E n’ Sh’Pjeter t’ Romës tagji t’i vête
kalit.
E pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,
Perpara tij ran frone e ran therore;
U rroposen mbretni e u shkimen fise,
E as bar ma s’ bijti andej ka ’i
shkeli kamba.
15. Greku, Bullgari humben, humbi Serbi,
Humbi, po, Serbi, madhështija e t’ cillit,
Qatje te e vona boten mbarë në zi
Do t’a pshtiellte. – T’ felgruemun drojet, shuejten
Zanin mbretent e Evropës. Zâmaret eshten,
20. Eshti edhe kanga e nji mjeri e shemtueme,
I ra mbarë dheut.
Kur,
qé, mbi kep të Kruejës
Titanike po del nji hije burri,
Vetllat ngerthye, si dy hulli rrufeje,
Me
do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’ thijtë, e cilla
Shllungë
gjatë nofllash i derdhej, si ajo njegulla
Rreth njaj curri s’ thepisun.
M’ krye trishtueshem
Flakë i shkelqan tarogza
brynatake,
Qi, tmershem ka ‘i vezllon nen
rreze t’ diellit,
Kometë zharitse dan nder sy t’ anmikut.
30. Ai asht fatosi i ndiemun Gjergj Kastrjota,
I Madhi Gjergj Kastrjota
Skanderbegu,
Qi, pre’ atij kepi, si nji
shqype mali
Kundron kah forca e barbaris
lindore
Shkon tue rrëmbye mbretni e
fise e popuj,
35. E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’ mendja e
nierit;
Si rribë Verit, qi rêt i fshin
prej qiellit
E e lên token me u tha. Edhe
tue pamun
Se anmiku i rrebtë i gjytetnis
njerzore
Po nisë per s’ afermi Shqypnis
t’ kercnohej
40. E se prej nierit s’ kisht’ pse ndimë me
pritun,
Çon syt kah qiella, e zemra
gjak tu’ i shkue,
“O Zot! – gerthet, - O Zot i
Madhi i Ushtrivet!
E po a njimend se ma s’ do t’
ket Shqypnija
Nji vend ku me t’ u lutë?... E
se grat t’ona
45. Djepat n’ Azi mbas sodit do t’ perkundin?...
E se Shqyptari tokën do t’
punojë
Veç per me kndêllun n’ mish
gocat qerkeze,
Qi nji Tirani t’ i sherbejn ma
kandshem?
Oh! Pse ia mbrrim ksajë dite, e
s’ ka shperthye
50. Toka q’ me kohë, me na perpi per s’ gjalli!
Ti, o Zot i Madh i Ushtrivet,
Ti prej qiellet
Zemer e forcë m’ dergo, qi ktij
Tartari
Barbar un t’ ia diftoj, se
Shqyptarija
S’ merret pa gjak, e se per Fé
e Atdhé
55. Din t’ desë Shqyptari”. Permbi flatra
Të bardha t’ Fés kjo lutë u çue
kah qiella
E i shkoi n’ vesh Perendis e e
preku n’ zemer.
I Amshuemi, atëhera, prej
visarit t’ qiellvet
Xjerrë nji pelhurë të njyme
“kuq e zi”,
60. Qi Engjuit vetë n’ Parriz endun e kishin:
E mbasi e puthë i Lumi e ven në ball,
Nji Kerubini t’ lehtë i urdhnon tu’ thanun,
“Na, e ketë Flamur Skanderbegut çoja
Atje poshtë n’ Krue, e
thuej prej ane s’eme,
65. Se dersa t’ rrije tok fisi i Shqyptarit
Nen hije t’ ktij emblemi t’em t’ bekuem,
Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë ai ka me kenun”.
Kshtu tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiellvet
Palosun m’ parsme Flamrin e Shqypnis,
70. Hapë flatrat e prarueme, e poshtë Empirit
Zhgjetë nper nji rreze drite dirgjet n’ Krue.
Ku Skanderbegut n’ dorë dhantin e Zotit –
Flamurin e Shqypnis – ia nep e kshillin
E t’ Lumit ia difton: Se si Shqyptari
75. Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë do t’ mund qindroje.
Si ai nieri, qi trishtue njaj andrre s’ keqe,
Kur gjumi i del, me vedi xen e gzohet,
Se n’ hije e jo njimendtë iu tfaq rreziku:
Kshtu Skanderbegu nisë me u gzue me vedi,
80. Si Lajmi i qiellvet n’ dorë ia dha Flamurin
E i tha se per nën hije t’ tij Shqypnija
E lirë e zojë m’ vetvedi p’rherë do t’ jitte.
Edhe armatiset Burri i dheut krejt m’ hekur,
Njeshë pallen n’ ijet – pallen t’ rrebtë mizore,
85. E m’ patershanë, me pafta arenzit t’ mathne,
Njet Flamurin kuq e zi, qi vetë i Amshuemi
E kishte puthë, edhe mbi shpinë të kalit,
Qi, fry turijt, njuhatte erë të gjakut,
Hidhet porsi duhi e rrebtë. Prej millit
90. E zjerrë pallen mizore, e drejtë kah qiella
Heshten e ngrehë. Nji fllad i lehtë, i ambel –
Flladi i Dashtnis – po e zhdrivillon Flamurin.
- Flamurin e Atdheut t’ em – qi tue gufue
Mallnueshem nepër ajr të lirë t’ Shqypnis,
95 Nisë me u valvitë si fleta e Kerubinit,
Si njai skundilli i petkut t’ Perendis,
Që,
mirë qendisë me hana, hyj e diella,
Prej krahvet t’ amëshuem e t’ gjithpushtetshëm
I mvaret poshtë neper hapsi t’ Empirit,
100. Kah, pshtetë m’ stuhi e m’
flatra t’ rribës s’ murranit
Sheston boshtin e moknes s’ rrokullis.
E ashtu n’ atë dukë të rrebtë e t’ perfrigueshme
Me ‘i za, si tue ulrue, prej kepit t’ Kruejës
Po u thrret Shqyptarvet t’ vet e u thotë: “Ktu burra!
105. Ktu eni, o bijt e Malevet!
Shqypnija
Gjindet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuene
Malet e fushat e Shqypnis kreshnike,
edhe nji çetë e vogel homeridash,
- Burrash si motit veç qi bate nana -
110. Per
rreth tij mblidhen, e nen hije t’ Flamurit
Nji bé të madhe bajn e lidhin besen,
Se i pllâmë toket t’ Atdheut s’ ia
lshojn Tartarit,
Po s’ e lán’ para me gjak t’ tij t’
perdhosun.
T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me
shejtni tagresh
115. E shpresë m’ Zotin tue mbajtë e m’ krah të
vetin,
Me Flamur kuq e zi zhdredhun perpara,
Poshtë errmorevet t’ malevet t’ thepisuna
Si rreshme boret prej ndo ‘i kulmi t’ rryeshem,
Rrâjn fulikare permbi rradhë t’ Turqvet,
120. Të cillt, prej s’ largut tue ua pamun hovin,
Thonë se kulshedra me dragoj po u turret.
Edhe mnershem nisë lufta titanike.
Kah t’ idhta shpata, kah gjakbâset heshta
Çeken nder shkndija me vringllimë t’ trishtueshme,
E
bumbullojn henike edhe gopedra,
125 E vrrasin keqas të varruemt per dhé.
Kaq nji zhurmë, nji rropame e ‘i vigmë
e kobshme
Çohet per ajr të terratuemun pluhnit,
Qi rreth e rrotull t’ tanë dridhet
Balkani.
130. Shkon gjaku rrkajë. T’
tanë fusha e gjanë e Dibrës
Me kurma t’ zeshkët barbarësh asht mblue. Hidhet,
Hingllon, trumhaset kali i Skanderbegut,
Kah thundra e mbathne kthellë i humbë në dhé
Të rijtun m’ gjak t’ barbarit. M’ dhambë brén buzen,
136. Atëherë zot-madhi i Turqvet pendohet
Qi i ra kurr n’ mend t’ mësyjë Shqypnin mizore.
E sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet
Ai dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet.
1919.
Shenim FR:
Asht botue pa asnjë ndryshim prej origjinalit tek
“Lirika” 1941.
Asht vlersue nder kryeveprat e Autorit At Fishta.
Melbourne 7 Maji 2025.