Kulturë
Përparim Hysi: "Procopi" nga Cezarea shkruan roman
E hene, 12.05.2025, 01:09 PM
"Procopi" nga Cezarea shkruan roman
Romani"Qyteti
i NATËS së KRISHTLINDJES" i FLAMUR ÇEPELES
Nga
Përparim Hysi
Sapo
u "çlirova" nga një "gërç akut" dhe, megjithatë nuk rri dot
pa lexuar. Por pse mos ta
them:"Sëmuret" compjuteri, sëmurem dhe unë. Compjuteri është si
altari ku "falem" sa herë që dua, se leximi është si karburant që më
ngop shpirtin. Dhe çdo lexoni më poshtë,
janë mendimet e mia për romanin e porsabotuar të FLAMUR ÇEPELES. Nuk
është herë e parë që shkruaj për FLAMURIN dhe këtë radhë e kam quajtur
si"PROCOPI nga Cezarea". Procopi ka jetuar në shekullin e VI-të, por
pse më duket FLAMURI si ai. Se Procopi ka thënë:" Unë e di që vendlindja
ime është e vogël, por unë nuk iki, që
mos të bëhet më i vogël." Kështu
ndodh dhe me FLAMUR ÇEPELEN, ai jo vetëm nuk luan nga ROSKOVECI, por"nuk
ikën që mos bëhet më i vogël". Veç kësaj ADN-je të fortë, FLAMUR ÇEPELE,
është shkrimtar, poet dhe eseist. Në këtë kohë (pothuaj brenda dy vjetëve) ai
boton dy romane:së pari"Buka e baltës" dhe tani"Qyteti i NATËS
së KRISHTLINDJES".
Kur
e shoh këtë roman për një kohë(kaq të shkurtër, pas "Buka e baltës),
atëherë them që kam të drejtë të them për FLAMUR ÇEPELEN atë që ka thënë LEO
BASGALIA:"Talenti është dhurata që ka bërë ZOTI për ty. Se ç'bën me këtë,
është dhurata jote për ZOTIN". Tek arsyetoj më tej, them:ia vlen! Ia ka
kthyer"dhuratën"ZOTIT duke krijuar një qytet të tërë:të
"Pagëzuar":NATËN e KRISHTLINDJES.Dhe duke e shteruar edhe më pyetjen
pak si retorike që a ka të drejtën FLAMUR ÇEPELE që "të krijojë një qytet
të tërë dhe, pikërisht, NATËN E KRISHTLINDJES? Më ndihmon një thënie e POETIT
ANGLEZ, WILLIAM BOPFER, që ka thënë:" ZOTI krijoi fshatin, njeriu qytetin".
* *
*
Flamur
ÇEPELE jo vetëm e "krjon" qytetin, po përmjet penës së tij, na hapën
portat për të hyrë në këtë qytet
dhe fare thjesht, jo vetëm na njeh me shumë prej banorëve, por gati-gati
na bënë edhe ne, lexuesit, banorë apo
bashkëqytetas. Jeta aty fillon nga "drita e kandilit" dhe, pak nga
pak, sos deri në elektrifikimin apo deri në ditët e sotme. E varfër jeta e
banorëve, por, sado të varfër, aludohet për jetë, për ditë më të mira. Duhet të
lexosh nëpër rreshta që të dalësh me një mendim apo të zbulosh se për çfarë do
të zbulojë autori. "... këtu ka pak nga të gjitha:pak pleq, shumë të
rinj ... ditë e dielë pushim...Pasanikë
nuk ka më, se i shoi
"AI". ose:"Ne jemi
sylesh, sylesh, sylesh".Kështu bërtet një pijanec, por nën këtë britmë
fshihet një botë e tërë.Gëte në kohën e tij thotë:"Populli mbetet
axhami".Thimo pijaneci as nuk di ç'ka thënë GËTE, por ai sikur bën
"anamnezën" e shpirtit dhe, pas kësaj thënie, qan. Ata lot sikur
fshehin atë dramën aq vrasëse:"Hiqni dorë nga lufta e
klasave".Peshkopi kënaqet se" ka besim në verbërinë e
po.pullit." Por dalngadalë qyteti rritet:ja tek ngrihet ferma(dihet që
ferma është një hap më mirë se kooperativa) dhe, veç fermës dhe SMT dhe, pak
nga pak, flaken kandilat dhe vjen radio dhe më tej televizori. Por dhe banorët
dhe po shkollohen dhe nga shkollimi vjen dhe qytetërimi.Natyrshëm, ky zhvillim
zgjat me vite dhe ti që je duke lexuar romanin nuk ke se si mos vësh re
ndryshimin. Sa për vete, e njoh mirë këtë qytezë që u bë qytet dhe, përtej
persoazheve që has në roman, takoj disa të njohur.Sado që autori thotë që
përkimi me personazhet e tij është krejt e rastit, unë po them: Me Doktor
KOSOVRASTIN që vinte nga TIRANA aty si me"porosi"(se ishte nga të
internuarët) kam pirë disa herë kafe dhe më erdhi keq kur e burgosën. Edhe
DREJTORIN e FERMËS, .mjek veteriner,
para së gjithash një njeri me vlera, e
kam njohur dhe siç thotë autori, ai njihte letërsinë po aq sa profesionin.
Atë mësues Veronin e kam njohur mirë dhe
më vjen mirë që një rrugë në qytet ka emrin e tij.Kam njohur dy kryetarët e
Lokalitetit(jo atë me dy rripa mbi kurriz), por ata dy të fundit që kanë qenë
mësues si unë. E njoh atë TOMIN që bëri të buçiste Pallati i KULTURËS dhe, për mos harruar, njoh atë
FLORIAN Korrespodentin që pak nga pak, përmjet shkrimve, u bë poet, shkrimtar,
publicist dhe, po të ishte gjallë ANTON CHEHOVI do ta shpallte "asesor
kolegjial" drejt e në Gjendjen Civile të qytetit, Nuk ka lindje, nuk ka gëzime apo hidhërim që
ky;FLORIANI(alias FLAMUR ÇEPELE) mos e
bëj subjekt të shkrimeve të tij. Pra, në roman ka një realitet të dhënë në
mënyrë artistike. Nga kjo anë, më kujtohet që NIÇE ka thënë:"Kemi artin që
të na shpëtojë nga realiteti".
Mesazhi
që përcjell autori::Në këtë qytet kumbon jeta. Këtë e shihni përmjet Marselës
që rritet përmjet vuajtjesh dhe përfundon kryetare pushteti. Apo sa bubullon
jeta përmjet KRISTIT dhe KRISTOFORIT(a nuk bëjmë dhe ndonjë fëmijë tjetër?). Autori e nis,
tregon dhe e mbaron me britmën optimiste;-Fund pa fund! Me siguri, është duke
bluar në"mokrra" ndonjë subjekt. Epo krijimtari të bardhë, FLAMUR
ÇEPELE!
Tiranë,
9 maj 2025