Kulturë
Tahir Bezhani: Jeta kulturore në Gjakovë - Akademi kushtuar Anjezë Gonxhe Bojaxhiu- Shën Nënë Tereza
E enjte, 12.12.2024, 06:57 PM
Jeta kulturore në Gjakovë:
Akademi kushtuar Anjezë Gonxhe Bojaxhiu- SHËN NËNË TEREZA
NJË
PËRKUJTIM DINJITOZ I NËNË TEREZËS ME
RASTIN E 45 VJETORIT TË NDARJËS SË ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE.
Nga
Tahir Bezhani
Sot,
me 10.12,.2024 në sallën “Teki Dervishi”
në bibliotekën e qytetit në Gjakovë, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në
Gjakovë, drejtuar nga Prof. dr. Ruzhdi Sefa e në bashkëpunim me Rrjetin
Intelektual Shqiptarë, organizoi Akademi përkushtuese me rastin e 45 vjetorit
të ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. Një pjesë të biografisë,
veprës së Nënë Terezës, të pranishmit e përcjellën përmes monitorit në sallë.
Moderimin e kësaj Akademie e udhëhoqi me zgjuarsi z. Albiona Bytyqi nga
Gjakova.
Z.
Zef Prenka gjatë kumtesës së tij
Në
këtë akademi i pari që mori fjalën ishte z. Zef Prenka, i cili në fjalim e tij
të thukët, pos tjerash ceki se “ jemi mbledhur këtu për të përkujtuar dhe
nderuar një prej figurave më të ndritura
të historisë së kombit shqiptar dhe të
botës- Shën Nënë Terezën, ose Nëna e botës së mjerimit, fituese e Çmimit Nobel
për Paqe, pikërisht me 10.Dhjetor, të vitit 1979” Mëtej z. Zef
Prenka në fjalimin e tij shtoi se Nëna Terezë është një mundësi për të
reflektuar mbi vlerat e paqes, dashurisë dhe solidaritetit, të cilat janë
thelbësore për formimin e bashkëjetesës dhe identitetit kombëtar”.
Z.
Dr. Edita Tahiri, veprimtare e njohur
nga vitet 90-ta, gjatë kumtesës se saj
Pas
zotëri Zef Prenka, fjalën e mori zonja Edita Tahiri, e cila në kumtesën e saj
shpalosi vlerat fondamentale në këndvështrimin kombëtarë-humanitarë-diplomatik
të Nënë Terezës. Ajo në kumtesën e saj, u ndal në disa momente kyçe të takimeve
me të madhen Nëna Terezë, në Romë e Prishtinë, duke veçuar madhështinë e saj
dhe mos harresën për popullin e saj, atë kujtesë që bartë thellë historinë
e stërvuajtjeve të gjata të popullit nga
i cili doli Nënë Tereza. Shenjtëresha jonë, Nëna Terezë, kombit shqiptar ia la
lavdinë e përjetshme në tërë rruzullin tokësorë. Ndër të tjera z. Edita Tahiri,
me nostalgji ceki momentin kur Nëna Terezë, në njërin nga takimet, ia kishte
dhuruar një zingjir ari, në shenjë kujtimi e respekti, të cilin ua tregoi të
pranishmëve në sallë. Ishte një nga momentet nostalgjike dhe i ndjeshëm për
auditorin e pranishëm.
Dr. Dom Lush Gjergji, me rastin e kumtesës në Gjakovë
Folësi
më i dashur dhe shumë i pëlqyer ishte studiuesi biografik e bibliografik i
fikurës së Shenjtëreshës Nëna Terezë, z.
Dom Lush Gjergji, autor i mbi njëzet veprave shkruar vetëm për këtë figurë markante të kombit tonë. Ai foli gjatë
për Nënë Terezën, duke shkoqitur pjesë të ndryshme të biografisë se saj, me
fjalë të zgjedhura, emocionale, fjalë
shpirti e zemre. Fjala e dom Lush Gjergjit u prit nga audienca me kureshtje të
veçantë nga se masa e njeh prej moti, jo vetëm si një studiues të Nënë Terezës,
por si një veprimtarë i devotshëm, i pandalshëm që nga vitet 90 ta, i cili së
bashku me plejadën e asaj kohe, kurrë nuk pushoi për të mirën e vendit, kombit.
Mes tjerash, z. Dom Lush Gjergji, në fjalimin e tij karakteristik, ceki se
njeriu punën e mëdha e fillon nga të voglat, kur ato nisen nga shpirti dhe
pastërtia shpirtërore. Veprën jetësore të Nënës Terezë duhet ta kemi si
pikësynim të jetës për të afruar vlera njerëzore në vepër, për njerëzimin kudo
në botë. Këtë na mëson humanizmi i papërshkruar i Shenjtores sonë, Nënë Tereza.
Pamje
e auditorit gjakovarë, interesim i jashtëzakonshëm
Në
mbarim të fjalës së z. Dom Lush Gjergji, auditori e priti me duartrokitje të
gjatë, në shenjë falënderimi për fjalët
plot mirësi, edukatë, si udhërrëfim i karakterit dhe humanizmit gjithë
shqiptarë.
Autori i tekstit me Dr. Dom Lush Gjergjin, pas akademisë
Në
fjalën mbyllëse të kësaj Akademie përkushtuese në 45 vjetorin e
ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe Nën Terezës, prof.. dr. Ruzhdi Sefa,
drejtuesi i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, falënderoj nga
zemra të gjithë pjesëmarrësit në sallën përplot, folësit në Akademinë solemne
,z .Zef Prenka, Edita Tahiri dhe z. Dom Lush Gjergji .
Tahir Bezhani
Gjakovë, 10 dhjetor, 2024