E diele, 09.02.2025, 05:22 PM (GMT)

Kulturë

Gani Pllana: Mos ia kthe shpinën atdheut

E enjte, 12.12.2024, 06:44 PM


Gani Pllana

MOS IA KTHE SHPINËN ATDHEUT

nip i dashur e ti mbesë

rëndë peshë e kurbetit

mos dëgjoni broçkulla

në vallen e rrëmetit

vendlindja përplot

mbushur me thesare

me punë jetë e bukur

pse jo dhe ca halle

mos u lëkund rrënjëve

as nga balta që falë jetë

shpirti do të vuaj i lidhur

tretur si degë pa fletë

mos ia kthe shpinën atdheut

do ta ndieni për çdo hap

mallin që nuk shuhet kurrë

ka diçka dhe t’Prometheut

po qëndrove si një ai burrë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora