E diele, 09.02.2025, 05:16 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Iliadat dardane

E merkure, 11.12.2024, 05:17 PM


ILIADAT DARDANE

Kosovë shqiptare, trashëgimtare e dardanëve

motër e gjakut me Çamërinë dhe Madhoninë

motër  e  gjaku  me shqipet e Mollës së Kuqe

të kam Shqipëri dhe Iliri    çdo  varg timin

Ndjemë, o më e dashura këngë  e atdheut tim

emër i nderuar për kryengritje dhe për komb

je zemër e flamurit  për  dasma dhe për luftë

të kam frymë shtëpie  për    tepër Shqipëri

Mjaftueshëm    duam të tërë bijtë e shqipes

çdo ditë ti po bëhesh më e dashura e atdheut

veprat  tua  kanë  zënë vend dhe po naltohen

Kosovë, një nënë  e  kemi  vetëm  Shqipërinë

Atdhe është emrit  dhe  mbiemri  i vendit tim

një gjuhë shqipe e flasim sot kudo shqiptarët

Kosovë, një rendje hapi  e kemi për Atdheun

fal gjakut të rënëve ne i mbijetuam kohërave

Liria është zonja më e lartë e tërë qytetërimit

Mbreti dhe mbretëresha  për  Shqipërinë Iliri

Shqipëria është më e madhe  se Shqipëria, se

Shqipëria shpejt  do ta konfirmon veten, Iliri!...

Atdhe Geci - Prishtinë, dhjetor, 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora