Kulturë
Gjon Keka: Pjetër Bogdani e mbajti urën që e lidhte Dardaninë me Europën
E hene, 09.12.2024, 06:50 PM
Pjetër Bogdani e mbajti urën që e lidhte Dardaninë me Europën
Nga
Gjon Keka
I
vetmi që e mbajti urën që e lidhte kombin tonë më familjen europiane në atë
kohë ishte Pjetër Bogdani. Ai i shërbeu atdheut të tij si me petka të fesë
krishterë katolike ashtu edhe me kostume kombëtare dardano-arbërore, pra kur
ishte nevoja për me dal në ballë e me udhëheq popullin e tij ai veshi kostumet
e vendit dhe i priju me besnikëri duke patur si shembull kryetrimin e kombit
tonë Gjergj Kastriotin.
Pjetër
Bogdani i Dardanisë u bë shpejt njeriu më popullor jo vetëm në Dardano-Arbëri,
por edhe në Europë. Ai mbante dy doktoratura, ishte gjeni dhe patriot i
vërtetë.
Duhet
nënvizuar edhe këtë se ndryshe nga shumë studiues të kohës që përdornin
latinishten më tepër se që ishte e domosdoshme, Bogdani ynë shkruante ma me
dëshirë vetëm në gjuhën arbërore dhe zemra i rrihte arbënisht me shpresën se
vepra e tij do t'i bënin nder jo vetëm fushës përkatëse, por edhe gjuhës
arbërore.
Sikur
dihet pas vdekjes së tij, pushtuesi otoman me disa renegat shqiptarë ia nxorrën
nga varri eshtrat dhe ia hodhën qenëve në udhët e Pishtinës,sot e kësaj dite
eshtrat e tij u shpërndan në tërë Dardanin nga qenët endacak, por emri i tij i
madh mbeti i shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit tonë
Dardano-Arbëror.