Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nderime dhe mirënjohje për urimet e përzemërtatë miqve të mi në këtë përvjetor!
E hene, 09.12.2024, 06:31 PM
Nderime dhe mirënjohje për urimet e përzemërta
të miqve të mi në
këtë përvjetor!
Të nderuar miq të letrave, të afërm dhe
dashamirës të letërsisë!
Miqt e mi të mirë, Prof. dr Fatmir Terziu “Mjeshtër i
Madh” Personalitet i kulturës, elitar i Kombit, Akademik.Prof.dr.Eshref
Ymeri, personalitet i shquar, elitar dhe z. Kadri Tarelli, shkrimtar
e analist i mirënjohur, atdhetar, ju shpreh konsiderata të veçanta për
impenjimin tuaj duke bërë një pasqyrim plot ndjesi humane për 80 vjetorin e
lindjes sime! Ju keni thënë e shkruar shumë rreth krijimtarisë sime dhe
vazhdoni të thoni, duke plotësuar portretin e një gruaje që e nisi vonë
krijimtarinë letrare.
Eh, koha! Koha është ajo që i shkakton plagët e dhembjet
dhe është pikërisht është koha, ajo që i mjekon, i lehtëson dhe i shëron lëndimet
e tyre.
Të dashur miq, më lejoni që mes emrave tuaj të nderuar,
si personalitete të Kulturës Kombëtare, t’u shpreh mirënjohjen dhe falenderimet
e ngrohta gjithë personave të panumërt që më kanë uruar në këtë ditë të veçantë
për mua dhe familjen time. Për një krijues të çdo fushe të jetës, një përvjetor
i tillë është vit jubilar, ditë ku ai bën bilançin e bëmave të këtyre dekadave,
se çfarë ka arritur dhe çfarë nuk ka arritur si dhe çfarë ka bërë të mirë dhe
çfarë ka bërë keq.
Gjithsesi,si gjithë të tjerët, edhe unë kam bërë, kam
thënë dhe shkruar aq sa kam mundur. Të tjerët do të bëjnë më shumë. Askush nuk
mund të bëjë tej mundësisë, fuqisë, dijeve dhe njohurive për jetën! Të bësh
diçka për jetën është detyrë dhe përgjegjësi,kurse të bësh diçka për integrimin
dhe madhështinë e kombit, është nder e lavdi. Janë atdhetarët ata që ia ngrenë
prestigjin kombit. Së fundmi secili duhet të bëjë pyetjen:
Kombi më dhuroi vendlindjen, racën,
gjuhën dhe emrin e madh “Shqiptar”, po unë ç’bëra për të?!
Me këtë pyetje retorike, Ju shpreh nderime dhe mirënjohje
pa fund.
Me
konsiderata të veçanta, Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë,
9.12.2024