E diele, 16.03.2025, 07:33 PM (GMT)

Kulturë

Sami S. Shatri: Ardhja e Isa Boletinit

E diele, 08.12.2024, 06:48 PM


Sami S. Shatri:

112 vite nga arritja e ISA BOLETINIT në Vlorën e Flamurit

Pak ditë para nisjes, kryetrimi ishte edhe në Tomoc dhe vende tjera të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës!

Vargje sipas kujtimeve të trashëguara, kushtuar vizitës së Isa Begut në Tomoc, në kullën e Selman Shatrit

Lavdi e nderim përjetësor!

ARDHJA E ISA BOLETINIT

Mirë se erdhe Isë Boletini

mirë se t’gjej o Selman trimi

fort na g’zove odën e fisin

këtë konak që moti t’priti!

Ty t’lumt goja, Selman Shatri

desh’a t’vij nga qe’fi e malli

por këtë herë erdha nga halli

me mbledhë trima, na th’rret Vatani

me shku n’Vlonë te Ismail Qemali

me ba shtetin edhe bajrakun

atë Shqipni që na e’la i pari

me ja lanë, çikës e djalit!

M’gzove zemrën, Isa Beg

tash i mbusha shtat’dhjetë vjet

sonte n’deksha s’po kam dert

veç me pa Shqipninë shtet

e për djem hiq mos ke dert

zemra ime t’i fal krejt

nga Istogu, rrethi i Drinit

krejt Kosova e Dukagjini

veç Atdheun ta ri-lindim

si dikur Skenderbe trimi!

Tunjat’jeta, plaku i Shatrit

burra t’fortë i duhen Vatanit

n’kët odë t’madhe të Tomocit

kemi ulun edhe Lulë Gjocin

krejt parinë e Gurakocit

Brahim Shatrin e tanë Podgurin

ta pleqnojmë hallin e Kombit!

Gjeneral ty t’pastë Shqipnia

bashk me ju do jenë djelmia

Imer Shatri me treqind trima

janë aty ku a’sht lavdia

krah i djathtë nga Dardania

t’ngritet bajraku, t’bahet Shqipnia!

Falë me shnet, v’llaznisë n’Istog

besë e nderë paçi gjithmonë

izën tash ju me na dhanë

t’bahem gati, t’nisem të tanë

mot i keq mos me na nxanë

gjallë a dekë do jemi n’Vlonë

pranë flamurit me Shqiponjë

përjetë e paçim, Shqipninë tonë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx