Kulturë
Albert Zholi: Flet Presidenti i Shtëpisë Botuese "Westprint", Eduard Vathi
E marte, 03.12.2024, 07:54 PM
Flet Presidenti i Shtëpisë Botuese, "Westprint", Eduard Vathi: Rinia është më shumë e lidhur me tabletin, internetin, celularin se sa me librin
-Shteti
duhet të përkrah dhe të stimoljë autorët vendas sidomos ata të rinj
-Kemi
autorë shumë të mirë por i mbyt reklama e autorëve të huaj, në botë ndodh
ndryshe
-
N.q.s ke libra në shtëpi, ke një pasuri që nuk ndryshket, që nuk i humbet
vlera, përkundrazi i rritet
-Ky
Panair pati suksese, por edhe mangësi, ishin më pak shtëpi botuese.
-
Pak nga autorët tanë po marrin vëmendnjen e publikut
Nga
Albert Z. ZHOLI
Si gjithmonë Panairet e librit në Tiranë nxjerrin në shesh
arritjet dhe mangësitë e librit në Shqipëri. Për çdo vit ato janë bërë si një
barometër constant që dinë të vlerësojnë dhe të përcjellin mesazh. Një
nga shtëpitë botuese prestigjioze në Shqipëëpri është dhe "Ëestprint"
. Shtëpisë Botuese, "Westprint" dhe pse me një jetëgjatësi
relativisht të re, aktualisht është një ndër Shtëpitë Botuese më
prestigjioze. Në nj bisedë me Presidentin Vathi për Albanian Free Press, po
përcjellim përpara lexuesit disa prej problemeve që ka libri shqiptar sot. Ndër
to mund të përmendim shpërndarjen e dobët gjeografike të librit, Panairet e
pakta, përkthimet jo profesionale, konkurrenca jo e ndershme, por edhe largimin
e rinisë shqiptare nga libri dhe lidhja e saj me internetin.
Kur
afrohen panairet e librit Tirana bëhet më e zhurmëshme. Si do t'i vlerësoni
Panairet e librit?
Për mua Panairet janë
barometri që nxjerrin në shesh të gjitha anët positive dhe negative të librit.
Aty vijnë shtëpi botuese nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe
nga Greqia dhe shërben si test.
- Tashmë
ka shumë shtëpi botuese. Kur keni filluar apo kur ka hedhur hapat e parë
Shtëpia juaj Botuese dhe si ju lindi ideja?
-Kjo shtëpi botuese i ka
hedhur hapat e para në vitin 2006; pra kemi rreth 18 vjet. Tashmë nuk jemi më
një shtëpi botuese e re, pasi kemi hyrë bindshëm në treg. Kemi realizuar botime
me standarde dhe duke ju përshtatur kohës.Mund të them se kjo shtëpi Botuese
nuk ishte fare e rastësishme. Unë kam punuar për rreth dhjetë vjet
si makinist në një shtëpi botuese. Aty u lidha shumë me këtë profesion. Më
pëlqenin librat, njerëzit, shkrimtarët, mënyra se si shtypeshin librat,
ngjitja, kopertinat, lastrat, pra një punë zinxhir ku në fund merrje produktin
një libër në dorë. Kur e kundroje që nga një material në letër dilte një libër
i bukur të intrigonte, të bënte për vete. Për çdo ditë mendoja se si mund të
hapja një shtëpi botuese. Në vendin e punës u njoha me shumë njerëz, u njoha me
shumë shkrimtarë dhe poetë u njoha me shumë redaktorë dhe korrektorë. Pra një
rreth miqësor shumë të madh, të cilët më nxitën për të realizuar këtë dëshirë.
Nisma të
tilla janë shumë të rrezikshme....sepse një nismë që kërkonte dhe një financë,
a nuk ishte një moment i vështirë ky?
Sigurisht, madje mbetej
momenti më i vështirë. Tjetër të kesh dëshirë, tjetër që mos kesh mundësi. Me
një llogaritje të thjeshtë pashë që nuk kisha mundësi që të realizoja atë
nismë, por ishin miqtë, të afërmit që më mbështetën dhe më ndihmuan në hapat e
parë. Nuk e mendoja se do e kisha këtë ndihmë, por realiteti ndryshoi dhe çdo
gjë për mua ishte premtuese. Mund të them se ata që më ndihmuan ishin
miq, që kishin besim tek puna ime, tek sinqeriteti im, tek aftësitë e mia
menaxhuese, tek puna ime e ndershme, tek korrektesa dhe sakrificat e mia. Pra
thjesht ata që më ndihmuan (dhe që unë i vlerësoj shumë) më kishin njohur mirë
ndaj dhe mendonin se çka do jepnin nuk do hidhej në lumë.
Po bëni dy
dekada në treg. Sa tituj librash kanë kaluar në Shtëpinë tuaj botuese?
Si shtypshkronjë ne kemi
shtypur rreth 3700 tituj, ndërsa si Shtëpi botuese rreth 350 tituj. Pra në 18
vjet është një numër i konsiderueshëm duke pasur parasysh se jemi shtëpi e re
dhe në treg sot ka shumë, shumë Shtëpi Botuese. Vetëm mënyra e komunikimit tonë
me autorët, serioziteti ka bërë që të jemi gjithmonë në mbështetjen e plotë të
tyre dhe puna të vijë në rritje.
A e mbani
mend librin e parë që keni shtypur? Besoj ishte eveniment në jetën tuaj kur
morët në duar produktin tashmë si botues dhe jo si makinist?
Libri i parë ka qenë për
Teqen e Tiranës, pra për historikun e saj. Ky libër ka qenë rreth 200 faqe dhe
me tirazh 500 kopje. Ishte për mua një sukses, pasi autori i librit ngeli shumë
i kënaqur, por edhe unë vetë pashë se nxora në dritë një libër që vërtetë ishte
cilësor. Ky libër ishte ogur i mirë dhe vërtet më solli fat. Pas këtij libri me
vërtetë që erdhën shumë krijues të tjerë dhe kështu nuk pata më kohë të marr
frymë. Libri kapte librin dhe ne kështu ishim në tensionin e përgjegjësisë së
madhe për të kënaqur shijet e krijuesve.
Libri ka
shumë problem, shumë...Cilat janë problemet e librit shqiptar sot sipas jush?
Problemet e librit shqiptar
janë të shumta, por kryesorja është që libri sot nuk lexohet nga të rinjtë. Pra
rinia e sotme është shumë indiferente ndaj librit. Më shumë janë të interesuara
moshat e treta që janë lexues të rregullt. Mund të them se rinia është më
shumë e lidhur me tabletin, internetin, celularin se sa me librin. Por
për mua që jam në korrent me librin, e them me bindje se libri është i
pazëvendësueshëm dhe vlera më e madhe, që mund të ketë një njeri në shtëpi.
N.q.s ke libra në shtëpi, ke një pasuri që nuk ndryshket, që nuk i humbet
vlera, përkundrazi i rritet.
Në shumë
debate dhe forume vihet re se një problem shqetësues është dhe shpërndarja
gjeografike e librit, pra gjeografi shpërndarja e tij? Cili është mendimi juaj?
Po, është e vërtetë.
Në këtë pikë në Shqipëri çalojmë shumë. Pra shpërndaja bëhet e cunguar, jo në
të gjithë qytetet dhe fshatrat, madje edhe koha e shpërndarjes është e vonët.
Një libër i ri i mirë që hidhet në treg, shkon shumë vonë në qytetet e
largëta p.sh si në Sarandë apo Tropojë. Kjo tregon se nuk ka një organizim
perfekt. Librin ndoshta e do dhe një në një fshat të Kukësit, por ai nuk mund të
shkoj sot aty dhe personi që e dëshiron këtë libër do të duhet të shkojë
në një qytet të afërm për të blerë librin, do shkojë enkas dhe kështu
rritet kostoja e blerjes. Aktualisht me sa di ka dy Distributor të shpërndarjes
së librit të cilët përpiqen, bëjnë të pamundurën, por kurrë nuk plotësojnë
kërkesat e largëta dhe shpejtësinë e duhur. Jo për fajin e tyre, por edhe për
neglizhencë apo për mosnjohje të realitetit nga libraritë periferike.
Cilat janë librat më të kërkuar në tregun shqiptar?
Duke parë ecurinë e librave
mund të them se librat më të kërkuar janë romanet, tregimet, librat historikë
dhe në fund ata filozofikë. Pra romani mbizotëron.
Flasim për romanet, por kush nga romanet janë më të kërkuar, ata
të autorëve vendas apo ata të huaj?
Romanet e autorëve janë
romanet më të tërhequr. Janë më të kërkuarit. Kërkesat për ta janë në rritje.
Pse ky
qëndrim ndaj romancierëve shqiptarë, kur personalisht kam lexuar shumë romane
të autorëve tanë shumë të bukur?
Kjo vjen, për shkak të
reklamës së dobët dhe mënyrës jo efikase të reklamimit. Shtëpitë Botuese
gjithmonë këmbëngulin tek romanet e autorëve të huaj, duke i lënë në hije
autorët vendas. Nuk e di pse e bëjmë këtë diskriminim, por është një realitet.
Kur u thua librashitësve për romanet e autorëve shqiptarë ngrenë supet. Ndërsa
për librat me poezi nuk bëhet fjalë fare, kërkesat për ta vijnë drejt uljes
drastike.
Këtë vit
startoi Panairi i 27-të, i librit. Një histori e bukur. Cili është
mendimi juaj për Panairet e librit në përgjithësi?
Mund të them se Panairet
janë një mënyrë e mirë e reklamimit të librit dhe e lidhjes së librit me
lexuesin. Panairi në Tiranë mbetet unik, me vlera të veçanta pasi thith shumë
vizitorë, blerës dhe dashamirës të librit. Në këtë panair vijnë të gjithë
grupmoshat dhe vihet re një interesim për të gjitha gjinitë e librave. Por për
mendimin tim Panaire të tillë duhet të hapen në të gjitha qytetet e Shqipërisë
dhe kjo të kthehet në një traditë si në Tiranë. Duke e kthyer në traditë në çdo
qytet, do të ketë një lidhje të të gjithë shqiptarëve me librin nga jugu në
veri, do të ketë një reklamë më të madhe të botimeve dhe do të dalin mënyra të
reja komunikimi me lexuesin. Nga ana tjetër do të thoja se edhe Panairet duhet
të kenë specifikën e vet, të ketë një Panair për librat për fëmijë dhe një
tjetër për botimet e tjera. Ky specifikim e ven dhe më intrigues dhe e
kategorizon lexuesin sipas moshës dhe e tërheq më shumë. Ky është mendimi im.
A ka konkurrencë të pandershme dhe botime që nuk janë vlerësuese?
Sigurisht që ka dhe pse
janë duke u ngushtuar. Bëhen botime që merren nga interneti apo botime pa
kaluar në redaktor apo korrektor në emër të fitimit dhe në dëm të cilësisë. Me
këto mënyra ulet kostoja e prodhimit. Një problem tjetër është përkthimi jo
profesional i veprave të ndryshme nga shqip në një gjuhë të huaj, apo
anasjelltas. Disa Shtëpi Botuese për të rritur masën e fitimit marrin përkthyes
të rinj, jo profesionist që ulin nivelin e veprës letrare. Kjo sjell një fitim
të përkohshëm, por më vonë lexuesi i largohet librave të tillë, që është jashtë
shijeve të tij, pasi shumë vepra të huaja dihen se si janë përkthyer më parë.
Përkthimet janë më shumë nga gjuhët e huaja në shqip, sesa nga shqip në gjuhët
e huaja. Pra krijuesit tanë përkthehen shumë, shumë pak në gjuhë të huaja. Këtu
duhet dhe një politikë nxitëse nga shteti për autorët tanë.