Kulturë
Kadri Tarelli: Libri në Manastir
E diele, 01.12.2024, 07:44 PM
Kadri Tarelli shkruan:
Libri
në Manastir
Poezi
Shqip,
ç’po këndojnë librat në Manastir!
Ku
Profetët mbollën alfabetin tonë të artë.
Fjala
kërkon shkronja, nëna lind një bir,
Pena
dhe pushka, të flasin qartë, në kartë.
Shtrenjt
u gatua kjo gjuhë e bekuar,
Martirët,
pa kursim derdhën mund e gjak.
Shekujt
dhe hasmi e donin të harruar,
Shenjtorët
e ndezën në çdo vatër e konak.
O
gjuhë e lashtë...., o gjuhë Perëndie!
Sot
në Manastir, libri u ngjall përsëri.
Mbi
këtë truall të lashtë, ardhur shenjtërie,
Shkronjat
sollën dritë. S’durojnë robëri!
Eh
.....! O vend i Shenjtë, qytet Manastiri....!
Në
përjetësi do mbetesh qytet i shkronjave.
Mbledhur
shqiptarisht si qumësht gjiri,
Shtrydhur
madhërisht në sqep të shqiponjave.
S’durojnë
errësirë shkronjëzat tona të zjarrta,
Nga
lart përshëndet shqiponja mbi flamur.
Fluturon
mbi dete, fusha, kodra dhe malet e larta,
S’shuhet
lehtë gjuha shqipe! Shkruhet dhe në gur.
Kadri Tarelli
Vjeshta e tretë, 2024.