Kulturë
Sevdail Hyseni: Burokrati
E hene, 25.11.2024, 06:10 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
BUROKRATI
“Në
derë të burokratit
Shkruan
parullë e vjetër:
-
Për çdo punë të vogël
Eja
një ditë tjetër!”
Por
për “demokratin”
Flet
parullë e re:
-
Eja kur të duash
Veç
a je me ne!
Zyra
mbushur letra
Palë
- palë në sirtar,
Te
dera presin në rend
Me
dhjetëra qytetarë.
Presin,
thjesht, një firmë
Mbi
letrën zyrtare,
Për
shumë hallexhinj,
Pa
një zgjidhje fare.
Në
kafene vonohet
Për
ditë, çdo mëngjes,
E
dosjet qëndrojnë
Në
pritje pa shpresë.
Konferencat
flasin
Për
reforma e transparencë,
Por,
pas derës në heshtje,
Ngelet
plani ekselencë.
Plot
humor dhe ironi,
Është
fytyrë e burokracisë,
Kjo
krijesë në letër jeton çdo ditë,
Për
të vonuar ritmin e shoqërisë.
(Karikatura marrë nga
interneti)