E merkure, 15.01.2025, 05:04 AM (GMT)

Kulturë

Pilo Zyba: Fryn një fllad

E diele, 24.11.2024, 06:29 PM


PILO ZYBA

FRYN NJË FLLAD

Fryn një fllad, e gjethin tund,

Përkund një dallgë nëpër det.

Në horizontin krejt pa fund,

Një zë mes dallgësh më thërret.

Është një sirenë, është një zanë,

Që e dëgjoj por nuk s'e shikoj.

Janë kujtimet, që këtu i lamë,

Që kur të kthehem do ti takoj.

Oh, nuk di, por zëri në breg,

Më ngjet si puthje nëpër valë.

Kërkon diku dhe gjen një shteg,

Si zog më vjen e cicërin fjalë.

Si puthja jote, që mbaj në trup,

Si dora jote, në të miat brinjë.

Do më ngrohë në muaj shkurt,

Do më freskojë kur vapë do vijë.

Kjo dallgë e vogël krifë e ngritur,

Që vjen në breg lehtë përkëdhelet.

Urim nga buza jote e zbritur,

Bukuri e aromë si lule delet.

Dhe ky shezllon, që rri vetmuar,

Nën rreze dielli dhe me pak turp.

Kurrë në jetë nuk kishte provuar,

Si krahët e tua, si tëndin trup.

Ndaj rri vetmuar, qëndron në skaj,

I heshtur, pa fjalë, me sytë nga lart.

Se tjetër krijesë nuk do të mbajë,

Vetëm atij që iku, që ishte art.

Kujton flokun kaçurel, mijra shkallë,

Kujton supin kur tundej leht - lehtë.

Si rendin nimfat nëpër përrallë,

Kuaj ëndërrash kanë vetëm retë.

Qëndroj një çast, dëgjoj; hej, hej,

Është zë në thellësi i kredhur.

Frymën mbaj dhe shoh përtej,

Mos është zëri yt diku i fshehur.

S'është zëri yt, një fletë qënka,

Nga pemë e djegur po thërret,

Dashuria jonë e zgjojë nga brënda,

Si sisa jote kur del mbi det.

Ta puthi ajri, drita edhe vala,

Ashtu si sisën time mbaj në duar.

E puth dëshira ime, ndjenja fjala,

Si hëna mbi Athinë duke kaluar.

Neve rendim tutje, ti për në Tiranë,

Unë për në Londër bashkë me retë.

Pemët e djegura edhe po u thanë,

Dashurinë tonë e mbajnë në Kinetë.

Ne morëm foto, një gjeth të djegur,

S'marrim dot malin detin pyllin tokën.

Ato kanë lindur, të rriten e të vjedhin

Kujtimet e bukura që lulëzojnë botën.

Në to lamë shpirtin, aty lamë ndjenjat,

Në një gur të vogël apo dhe në rërë.

Aty lamë sytë, ku pamë të vërtetat,

Në një verë dashurie të botës së gjërë.

Aty lamë shputat në bregun me valë,

Që deti i mërrte dhe i fuste thellë.

Aty lamë puthjet, lamë mijra fjalë,

Në arat e detit përjetë i kemi mbjellë.

Aty lamë hapat me ritëm si muzikë,

Kur zbrisnim të dy të zënë për dore.

Hëna shikonte nga reja me frikë,

Vallë kishte turp, apo na bënte roje?

Kur ti pëshpërisje fjalë dashurie,

Në natën e qetë, qiellit plot yje.

Hënën dhe yjet në ëndërra shtije,

Dhe pemët përkundeshin në pyje.

Dhe hëna zbriste në dritaren pranë,

Kokën zgjaste, me mall e dëshirë.

Rreze të hidhte në trupin si fidan,

Deri në mëngjes, kur ikte në të gdhirë.

Ti rrije përmbys me krahët e shtrirë,

Si dy lumënj që rrjedhin e gjëmojnë.

Unë ku binte drita ulesha për të pirë,

Heshtjes së natës ku pemët shushurojnë.

Hëna hidhte dritë, unë vendosja buzën,

Atje ku lëkura bëhej si kristal.

Flladi kalëronre e tërhiqte tërkuzën,

Frymës time nxituar, ti i thoshe, ndal!

Si mund të heshtja, si mund të pushoja,

Kur mbi trupin tënd sisa purpurzohej.

Zjarrin si ta shuaja, si të prishej loja,

Kur sisa në buzë, luante dhe gëzohej.

Zjarri dashurisë nuk shuhet me ujë,

Ne këtë e dimë, se e ushqejmë vetë.

Me rrahjet e zemrës, një lumë rrëmujë,

Deri sa të biem heronj të vërtetë.

Unë brënda në shpirt kërkoj të futem,

Ti brënda në shpirt të më marrësh do.

Krevati dhe dhoma fillojnë dhe luten,

Nga lumturia jonë, gëzohen dhe ato.

Yjet marrin qiellin,valët marrin detin,

Ne vallzojmë të dy, në valle të bekuar.

Përkëdheljet puthjet ngrejnë krejt qytetin,

Një puthje Penelope duke e ëndërruar.

Vitet ikin, Kinetë me valët e thella,

Shpirtin e ndjenjën i kemi lënë aty.

Ato janë filiza dashurish të mbjella,

Që futen në shpirt e dritësojnë në sy.

Ngado që të ikim,ngado që të vemi,

Kujtimet e bukura që do na ndjekin.

Herë muzë për vargje do ti kemi,

Dhe herë ëndërra që do ti prekim.

Fëmijë të vegjël vjet i lamë kujtimet,

Në rrugët e Kinetës, por dhe në Athinë.

Ato nëpër muaj do ti përkundin gëzimet,

Dhe presin vitin tjetër, që ne të vimë!

?

Sivjet kujtimet u bënë dy vjet dashurush,

Vitin tjetër do të na dalin përpara.

Se dashuria është si lulet nëpër fushë,

Ajo është e rritur nëpër tonat ara.

Do bëhen tre vjet, do ngrihen në këmbë,

Do dalin te rruga, do dalë të na presë.

Flokët si ti kaçurela, e në buzë këngë,

Qerpikët e bukur të larë plot me vesë...

Dhe ne si dy prindër fort të dashuruar,

Do ti rrëmbejmë hopa,do ti ngrejmë lart.

Do ti përkëdhelim me buzë dhe duar,

Vogëlushen dashuri, ta kthejmë në art...

Do ta rrisim me puthje, si rritet një lule,

Me petale buzësh, që ngjajnë me të tutë.

Atje ku buza ime luan edhe ulet,

Të marri mjaltin e ëmbël e të butë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora