Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Paret e vjedhura
E hene, 18.11.2024, 06:57 PM
Paret
e vjedhura
Nga
Edison Ypi
Askush
nuk do pare të pastra, pare djerse.
Të
gjithë duan pare të pista, pare të vjedhura.
Ka
gjithfarlloj paresh: pare pune, pare djerse, pare të pastra, pare të pista,
pare të nershme, pare të rrejshme, crypto pare, pare piramidash, pare xhepi,
pare rë merituara, pare bixhozi, pare të trashëguara, pare të falura, pare të
fituara, pare të humbura.
Por
s'ka pare si paret e vjedhura.
Janë
paret më të mrekullueshme, më të shijshme, më të shëndetshme, më fatlumet e të
gjitha pareve.
Nuk
duan pare tjetër shqiptarët: veçse pare të vjedhura.
Dhe
çudia e çudirave është se adhuruesit më të mëdhenj të pareve të vjedhura, nuk
janë të ndershmit, janë hajdutët. Për vjedhësit, parja e vjedhur, duke qënë
produkt pune, lodhje, rreziku, ndonjëherë (për ironi) edhe djerse, parja e
vjedhur nuk ekziston. Por për hajdutët ekziston tjetra, parja e pastër, parja e
lodhjes, parja e rrezikut.
Ndërkohë,
parja e vjedhur adhurohet, dashurohet, nderohet, më së shumti nga fukaraja.
Pasunarët
dhe hajdutët pra, i falen pares së pastër.
Fukarenjtë,
plaku, i riu, nëpunsi, kafepirësi, i papuni, kalamani, e thonë hapur: Dua pare
të vjedhura. Paret e pastra janë pare xhepi. Me pare djerse blihen vetëm
çikërrima. Me pare të vjedhura ngrihen grataçiela.
Tregojn
për njërin, i cili, për shkak të rrethanave të favorshme apo oportuniteteve të
përsëritura, mund të fitonte pare të pastra, pare djerse, por jo pare të
vjedhura. Nga dëshpërimi u hoq mënjanë. Tani po pret të vdesi duke i shtyrë
ditët pa pare, vetëm me cicërrima zogjsh, ujë burimi, shkurre, gjethe ferre,
dhe diazepama.
Të
dyja paret, edhe paret e pastra edhe paret e pista apo të vjedhura, janë pare
të ndotura.
Parja
e pastër është e ndotur me aromën e djersës.
Parja
e vjedhur është e flliqur me gjak.
Kurrkush
deri më sot nuk e ka dhënë një spjegim shterrues pse pjesa dërrmuese e
shqiptarëve, mes pareve të vjedhura dhe pareve të merituara, preferojnë paren e
vjedhur, pra gjakun para djersës.
Mardhënia
e pares së djersës me paren e vjedhur është një ekuacion me plot të panjohura
që kurrë s'ka për tu zgjidhur.
Për
shembull, s'ka ende asnjë përgjigje për pyetjet:
A
janë pare të pastra apo të pista paret që para se të jepen ose merren borxh,
ishin pare të vjedhura ?
Parja
paraprakisht e vjedhur nga dikush, fituar në bixhoz nga një i tretë, është pare
e pastër apo pare e vjedhur ?
S'kuptohet
pse duan të kenë, të paguhen, të paguajnë, të ruajnë, të këmbejnë, të
qarkullojnë, vetëm pare të pista, sa më të përgjakura, sa më të vjedhura, më
tepër se një herë, mundësisht disa herë të vjedhura, dy herë, tre herë, pesë
herë, sa më tepër herë aq më mirë.
Paret
e vjedhura janë qefi, lumturia, ekstaza, orgazma, e shqiptarve.
Mos
me pa me sy pare të pastër, por vetëm pare të vjedhura, është kuintesenca e
mardhënies së shqiptarit me paret.
Ka
dhe plot pyetje të tjera që kanë mbetur pezull:
A
quhet vjedhje me vjedh pare të vjedhura ?
Kur
shet diçka dhe merr pare, nëse paret e marra janë pare të vjedhura, a quhet
vjedhje ?
A
je hajdut kur blen me pare të vjedhura nga një tjetër ?
A
je hajn nëse shpërblehesh për një punë me pare të vjedhura ?
Vetëm
vjedhësit e lekut jan hajduta, apo edhe vjedhësit e valutave ?
Kur
këmben lekë të vjedhura në valutë, ose valutë të vjedhur në lekë, a janë të
pastra apo të vjedhura valuta apo lekët e operacionit të këmbimit ?
Tani
që parja e djersës ikën në Gjermani, në Angli, në Amerikë, dhe këtu ngelet
parja e pisët, parja e vjedhur, a do ndodhi që pas një kohe do mbetemi me zero
pare djerse ?
Qarkullon
një hipotezë sipas të cilës e vërteta e mardhënies së shqiptarëve me paret
ndodhet në librat e Marksit. Por qarkulluesit nuk janë të besueshëm.
Një
supozim tjetër bëhet nga ca që thonë se për shqipot, parja e pastër është Zoti,
parja e pisët është Djalli. E meqënse Zoti është një burrë i urtë i sinqertë me
mustaqe që flet ngadalë e jep këshilla të cilit ja hedh kollaj, ndërsa Djalli
një çapkën që s'e kap dot as me gjethe fiku, Djalli është më i mirë se Zoti,
paret e pista janë më të mira se paret e pastra.
Po
kalojnë dy mesoburra. Njëri po i bërtet tjetrit me sa ka në kokë:
-Nuk
dua të m'i falësh. Dua të m'i vjedhësh.