Kulturë
Atdhe Geci: Fjala kryengritëse e shkrimtarit
E enjte, 21.11.2024, 06:57 PM
FJALA KRYENGRITËSE E SHKRIMTARIT
(Bedri
Tahiri, DARDANIA MËSIM LIRIE, Lena, Prishtinë, 2024)
Nga
Atdhe GECI
Shkrimtari,
eseisti, publicisti dhe studiuesi Bedri Tahiri edhe në këtë moshë të madhe,
lapsit i jep udhë anekënd trojeve shqiptare. Libri “Dardania, mësim lirie”
është vepër mision për sot, për nesër dhe për të gjitha kohërat. Në të gjitha
shkrimet e veta, Bedri Tahiri vë në letër shpirtin e tij letrar, përvojën e
jetës së jetuar, mesazhin për artin, për atdhedashurinë, për shkencën dhe për
kulturën shqiptare.
Bedri
Tahiri, tashmë u takon dy shekujve letrar. Libri i tij i di fjalët e tokës,
fjalët e detit, fjalët e qiellit, fjalët e shkrepave, fjalët e erërave të
forta, fjalët e stinëve me stuhi si dhe melodinë e numrave për ter Atdheun.
Libri “Dardania, mësim lirie” e di emrin e vërtetë të Atdheut tonë- Dardanisë.
Ky libër është një ëndërr epokash, për një mësim lirie për brezat e ardhshëm
shqiptarë!
Libri
“Dardania, mësim lirie” i merr të mirën jetës dhe shkruan me zemër identitetin
dardan të Ilirisë. Dardania pellazge-ilire është vijimësi e historisë dhe
kulturës të popullit tonë. Ne, dardanët e sotëm, jemi krenarë që trashëgojmë
pellazgët e lashtë dhe origjinën e gjuhës së tyre, të cilën e flisnin dhe
perënditë.
Lulet
e gjelbra të erës flasin bukur pellazgjisht, na thotë natyra. Në Atdheun tonë
të lashtë e të ri, pellazgjisht flasin edhe të gjitha emërvendet e tokës sonë.
Në këtë tokë të lashtë pellazge, shqip flasin: guri, bari, pema, uji, zjarri
dhe drita. Kjo tokë poetike e natyrës e meriton nderimin e kallinjve, të
luleve, të frutave të saj. Ky libër është vërtetësi e shpirtit dhe zemrës, të
quajtur Bedri Tahiri.
Aktualiteti
i tij prej shkrimtari jeton dhe mbijeton në tërë qenien e Bedri Tahirit. Ky
shkrimtar i shquar e prodhimtar, është autor i mbi 54 veprave në letërsinë tonë
të bukur. Shkrimtari Bedri Tahiri njihet si mjeshtër i hartimit të monografive
për dëshmorë, por ai është i dëshmuar edhe në vargun poetik, në prozë (në
tregime e romane), edhe në fushën e kritikës si dhe në publicistikën
kryengritëse.
Personazhet
në veprat e Bedri Tahirit, janë ndërgjegjja e shkrimtarit për Atdheun dhe për
Kombin. Hartuesit e këtyre shkrimeve vlerësuese nuk e patën të vështirë, sepse,
kjo penë e artë, nuk shkruan dosido, por laton me daltën e artistit profile
luftëtarësh që me gjakun e tyre nderuan Dardaninë, dhe Ilirinë e tyre!
Libri
“Dardania, mësim lirie” paralajmëron lindjen e një epoke të re, e cila do t’ia
kthej emrin e vet Atdheut, emrin ILIRI. Një qasje vërtetë kombëtare për një
epokë shqiptare.
Dortmund, 2024