Kulturë
Përparim Hysi: Era dhe Shkëmbi
E hene, 18.11.2024, 06:10 PM
ERA
dhe SHKËMBI
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Unë
i njihja që të dy, prej kohësh. Me SHKËMBIN qeshë koleg dhe nuk kish intimitet,
qofshin nga ato, me rrezik "pontencial" që mos ia besonim
njëri-tjetrit. Pas ca kohësh, në shkollën tonë erdhi dhe ERA dhe këtu nis fillin tregimi im. Nëse doni të kini ndonjë
karakteristik të të dyve për të cilët po shkruaj, po ju them në"vija të trasha", vetëm
kaq:SHKËMBI është siç ka emrin! Një
burrë me ADN të fortë dhe veç, burrërisë, qe altruist që nuk i gjendej shoku.
ERA qe jo vetëm e brishtë, por, pa u
futur në imtësira, qe si një flladë maji që, jo vetëm të kënaqë, kur fryn, por
bëhet e domosdoshme dhe për lulet:për polenizimin e tyre. Duke folur, larg e
larg, pa hyrë në të tjera hollësira, lexuesi e kupton se këta dy emra janë
pseudonime dhe, nëse përkojnë me persona të tjerë, kjo është vetëm rastësi dhe asgjë tjetër.
*
Po
e sjell këtë tregim (në të vërtetë, është përjetim), për miqtë e mi, se me ata
të dy ka ndodhur që të bien në dashuri me njëri-tjetrin, në një kohë, kur që të
dy kishin familjet e tyre dhe nuk kishte ndonjë"çarje" apo
mosshkuarje, qoftë në familjen e SHKËMBIT apo në atë të ERËS. Por, sado që
shkonin, pa u marrë dorën, i zu dashuria reciproke me njëri-tjetrin. Se
dashuria është si puna e gripit: të zë pa të marrë dorën. Ky"grip" jo
vetëm që i zuri rëndë, por sa vinte dhe
shtonte dozën. Nëse zini e pyesni që a ishte e ligjshme dhe nëse ishte e
moralshme, po ju them:-Dashuria as nuk i njeh ligjet, i thyen ato haptas dhe, po
kështu, nuk pyet për moral. Të dashuruarët, pothuajs, i hyjnë detit në këmbë.
Pa dalë me karta të hapura (ato më janë besuar mua), mund t'ju them:që të dy, qoftë
SHKËMBI, qoftë dhe ERA nuk ishin për prishjen e ciësdo prej familjeve.Qenë
familjarë perfektë dhe, në ndodhi kështu, qe si vetvetiu apo ca më shumë si
një"cunam" shpirtëror që i përfshiu që të dy në vorbullën e tyre.
Parë dhe gjykuar me gjakftohëtësi, kjo dashuri qe sa e bukur, por aq e trishtë
dhe dramatike. Por, kur thonë, le
të dalim nga"deti" i mistereve,
në stere...
*
Ja
se si shkruante SHKËMBI, ERËS:
"
Ti, sikur ke dalë nga një"fabrikë ëndrrash" dhe unë nuk gjej veç se
"çfarë marke"je?
Mos
vallë je tunduese zëmrash që, veç nga këto
drithma unë nuk po fle...
Dhe
ERA:
"Fli
i qetë! Ti, me atë shpërthim ndjenjash, më
shokove
Dhe
nuk rezistova dot.Më paralizove
.................
U
mbylla gjithë ditën në heshtje, por, në fakt, kuvendoja me ty.E përfytyroj
veten sikur kam mbshtetur kokën në kraharorin tënd.Ah, sikur ta dije se sa të
dua! Me hap të sigurt drejt FERRIt mund të shkoj.
*
Hapa
kutitë dhe nxora gjithë shkrimet e tua që
janë shkruar enkas për mua. Eh, se si jam bërë! Ta hajë dreqi, përse duhet të
vuajm kështu? Natën të rishoh.Të prek dhe zë fshij lotët që bien sikur
"malaksin" dashurinë tonë aq të fshehtë dhe aq të madhe. Më bëhet, sikur
i ndjej rrahjet e zemrës, jo vetëm të miat, por edhe të tuat, se a nuk ka thënë
ERICH FROMM:-Në dashuri ndodh paradoksi që dy qenie bëhen një dhe, megjithëatë,
mbeten dy. Do më pëlqente deri aty, kur bëhen një . Ja, kështu, të shkrova dhe
ti, ngaqë je më i madh dhe më me përvojë, më shkrove:
"ERA,
moj mike e shtrennjtë! Jeta, mjerisht, pret më "gërshërë reshperi".
Dashuria jonë ngjetë me atë udhëtarin e shkretëtirës.Atij i janë tharë buzët
për ujë dhe, i etur, vrapon drejt një burimi me ujë, por, sa afrohet, të shuajë
etjen, burimi është tharë. Ne, mjerisht,
sado persona realë e tokësor, jetojmë si surealë dhe përmjet një iluzioni.
Kurrë buzët tona të etura nuk do ta shuajnë etjen. Një diturak, kur flet për
dashurinë, thotë:"Dashuria është si lufta: e lehtë për ta fshehur, e vështirë për t'u ndalur." Duket sikur i ka thënë për ne.Se vërtet që e
fshethtë është dashuria jonë, por a mund të ndalet ndonjëherë? Unë, për vete, nuk
besoj.
*
...
puthjen time po ta dërgoj me hënën e kësaj nate. Dil e prite! Ta marrësh
vesh:asnjëherë nuk më zë gjumi pa u pëërqafuar me ty.Pa shkëmbyer dy fjalë dhe
ca më shumë, një puthje. Sado që kjo ndoh virtualisht, është si balsam mbi
plagën e dhimbjes që kam në shpirt. Dhe
ti më qetëson, se di ta përballosh këtë dhimbje të fshehtë e të dhimbshme. Unë,
pasi lexova letrën tënde, të shkrova:
"Mbi
rreshta rri gjatë e lexoj. Përpiqem të gjen ngushëllim dhe të largoj
trishtimin. Përpiqem...
SE
unë, më duket, të kam dashur, pa të njohur. Tani që të njoha më shumë, do të
dua pafundësisht.Tik-taket e zemrës sime e shtojnë ritmin, kraharorin tim të
brishtë godasin dhe me ty flasin.
*
Kjo
dashuri kaq e bukur dhe kaq e fshehtë e dramatike pati një fund të dhimbshëm.
Filloi emigrmi dhe njerëzit u bënë kashtë e që kokërr. Kështu ndodhi dhe me
këtë çift të dashuruar që, për shkaqe fare subjektive, e humbën njëri tjetrin. ERA në AMERIKë
dhe SHKËMBI në GREQI. Me asnjërin prej
tyre nuk kam komunikim, por, për çfarë shkrova, kam qenë, paksa, "kasaforta"
e atyre letrave. Duke botuar, me shkurtime, disa prej letrave, jo vetëm rrëfej
për një dashuri të sinqertë, por dhe fundin e saj të trishtë.A nuk ndodh me këtë dashuri si me atë
thënien:"Të tjera duam.Të tjera na duan dhe të tjera marrim?".
Tiranë, 16 nëntor 2024