E premte, 13.12.2024, 09:40 AM (GMT)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Shpallja e mvetësë së Shqipërisë

E merkure, 27.11.2024, 06:54 PM


Foto e Ismajl Qemajlit sëbashku më delegatë

Milazim Zeqiraj

Shpallja e mvetësë së Shqipërisë

(Më 28.11.1912)

Shqipëria e bërë shumë shekuj më parë,

Tani nga perandorit mizore e bërë hallakamë.

Ne duhet  ribërë përseri.

Në Shqipërin e Skënderbeut

kohët niseshin nga aty e prap shkriheshin aty.

Furtunave gjat shekujve,

më plagë në trup

ju qëndrove kurrë pa u përkulë.

Të paret tanë ishin aty

Pëllazget e Iliret.

Ne jemi nga ata,

si mur armiqve po ju qëndrojmë.

Shqipëria ndër shekuj

në Europë e Ballkan ishtë zonjë e rëndë.

2.

Ismajl Qëmajli në Stamboll

në pallat buzë deti më patriotë bisedon.

Djema, ja sot ja kurrë për ta ribërë Shqipërin.

Në Nëntorë të keti viti më 28.11.1912 në Vlorë,

pas ati Nënetorit të Skënderbeut më 28.11.1443 në Krujë.

Mjaftë pritem burra, është koha

Kjo Turqi veq hije ka mbetë,

Mos të vonohëm Shqipërinë më e mvetësu.

Ne nuk kemi nevojë kohë më hargju

Autonomia ndër Turqi nuk vlerë,

se kjo Turqi ditetë e veta i ka duke i numëru.

Shqipëria duhet të çlirohet  e mvetësohët

njëherë përgjithmonë nga kjo mizori.

E gjithë kjo punë vjen nga ne

më luftë e bashkim,

pastaj Europën e Turqin më informu.

Unë propzoj më 28.11.1912,

Shqipërin në Vlorë më mvetësu.

Aty është telegrafi,

Europën mundëm mënjëhere më informu.

Kjo bisedë të jet në mes neve,

se armiqet mundën më na pëngu.

3.

Më kryengritjën e madhe gjatë verës 1912,

Kosova nga pushtusi shekullorë u çliru.

Nikollë Bojaxhiu më 20. 8.1912

ceremoninë e çlirimit në Shkup e ka organizu.

4.

Aleancë Ballkanike sllavo-orthodoks

nga ceremonia e çlirimit në Shkup u tmerru.

Menjëhere e filluan Luftën e parë Ballkanike

kinse kundër Turqisë,

Jo,jo ajo ishte luftë e serbve,

Serbija në tokat shqiptare më u zgjeru.

Teritoret Shqipetare

në tetorë 1912  tinzishtë nga Serbija u pushtuan.

5.

Nga barbaria e ushtrisë serbe

Golgota e madhe në Kosovë nga tetori 1912 ka fillu.

Vrsaje masive e popullsise shqiptare

Vendi po kallej flakë, nga tymi Dielit po i merrej drita.

Keshtu tha Leo Trocki,

keshtu e kemi mësuar edhe në.

Rezistencë shqiptare ishte e pa mundur

ndaj ushtrisë serbe e ndihmuarë nga Rusia cariste.

Shqipëria shumë shpejt u pushtu

se nga luftat e gajata

kundër pushtusit shekullorë ishte dobësu.

6.

Ismajl Qemajli në Stambooll

planin e mvetësise e kish përpunu.

Në fillim të nënetorit 1912,

niset më delegacion nga  Stambolli

për në Bukuresht, Lujgj Gurakuqin me taku.

Në Bukuresht më Lujgji Gurakuqin

e bëjn planin e Pavarësisë.

Pastaj Ai vazhdon rrugën për në Vjenë.

Konti Berthold më taku.

Në Vjen nga  Ai e merr konformimin

për Pavarësinë e Shqipërisë.

Konti Brethold pas takimit

udhtimin Ismajl Qemajlit më delegacion

nga Vjena dëri në Durrës ja organizon.

Udhtimi për të ishte i mundimshëm

por më pak veshtërsi e kalojë.

7.

Kur arriti në Duurrës

për pushim nuk kishte mundësi

se ushtria serbe Durrësin e kishte pushtu.

Nga Durrsi më karrocë më shumë veshtërsi

në mbrëmje 25.11.1912 arriti në Vlorë.

Pasi ati udhtimi të gjatë e të mundimëshëm

Ismajl Qemajlin në vendlindje mirë pushon.

Lef Nosi, Midhat Frashëri

e Bedri Pejani e informojnë

se delegate për kuvend i kemi informu.

Marigona duke e qendisur flamurin

8.

Po atë mbrëmje ai vetë

më Marigonë bisedon.

Marigonë moj bijë

qëndisma flamurin Kuq e Zi.

Më 28.11.1912 është nenetori i dytë

do ta shpallim mvetësin e Shqipërisë.

Flamuri kuq e zi duhet të valvitetë i lirë

në Shqiperi për jetë e motë.

Nentori i parë Skënderbeut më 28.11.1443

Atëhere Flamurin Kuq e Zi u ngritë në Kruajë,

tani do të ngritim të enjte më datën 28.11.1912 ketu në Vlorë.

9.

Marigona merr gjergjefin

flamurin e Skënderbeut më qendisë.

Mbrenda natë në shtofin e kuq

nga malet e larta shqiponja e zezë fluturoj aty.

Në mëngjësin e ditës se Ejnte më 28.11.1912

Flamurin i Skënderbeut më shqipnjën e zeze dy krenare,

nga flladi i detit të Vlorës po valvitetë në ballkon.

10

Burrat nga viset e  ndryshme të Shqipërisë

kish arritë më kohë në Vlorë.

Më kohë po qëndrojnë në kullë

përballë flamurit Kuq e Zi.

Ismajl Qemajli i pari muarë fjalën,

Ore burra po fillojmë punën tonë.

Isa Boletini në Kosovë

është duke luftu më armikun fyt për fyt,

Hasanin Prishtina e Nexhipin Draga

nga armiku janë burgos në Kaqanik.

Deklarata e mvetësisë së Shqiperisë e 28.11.1912

11.

Sytë ja runin dashurin,

e zemra i rrahte më shpejtësi

kur e shifte flamurin e kuq më shqiponjë të zezë,

si një vule e madhe në ballë të kuvendit qëndronë.

Ismajl Qemajli qënron në këmbë,

zëri i dridhej gjat kohës kur e mvetësin e dikton

Lujgj Gurakuqi ulur ne tavolinë

mvetësin më shkronja shqip e shkruan.

Ismajl Qemajli si askush tjetër më mirë

më zë të lartë mvetësin e lëxonë.

Në ora 14.30 të datës 28.11.1912 në Vlorë

Mvetësin e Shqipërise e proklamon.

Pas lëximit të gjithë të gëzuarë

u ngritën në këmbë e aplauduanë.

Të gjithë sebashku një zëri më një tonë

na qoftë përhajr Mvetësia e Shqipërisë.

Pas lëximit 40 delgatët

Mvetësin e Shqipërisë e nënëshkruan.

Ismajli Qemajli e merr e palon e futi në xhep

e mshefë se ka frigë nga armiku mos po ja konfiskon.

Menjëherë pas këti akti

Ai më telefax Europën e Informon

Së sot të enjten më 28.11.1912 në ora 14.30

Shqipëria u mvetësu.

Sebashku më flamur në dorë si një grusht

dulën nga oda në ballkan

popullin e gëzuar më përshëndetë.

Delegatet e kuvendit për mvetësin e Shqipërisë më 28.11.1912

Foto e Isa Boletinit më ushtaret e vetë në Vlorë

12.

Nga zjarri i bjeshkve të Nemuna

më dhimbje të madhe për Kosovë një ditë më vonë

Isa Boletinin arriti në Vlorë.

Koha aty ishte e mirë,

në Kosovë kishte fortunë e borë.

Kosova nga barabaria serbe vritej e kallej,

e tymi i shkontë shllunga, shllunga deri në qiell

dritën e Diellit ja kish errsu.

Kur Isa Boletin arrin aty,

stuhia ishte në Kosovë.

Ylli i mvetësise së Shqipërise

më knaqësi e pretë Isa Boletinin të dera.

Kryetrimi kur e shef flamurin Kuq e Zi aty

nga mallëngjimi lakohet e bjenë në gjunjë

Flamurin Kuq e Zi e përqafon.

Për flamurin e Skënderbeut

kjo Shqipëri më shekuj ka vuajtë.

Ismajl Qemajli më dorë në zemër,

kam ndërin ketu Isa Boletinin

në emët të shqiptarise më të përshëndetë.

Mirë se erdhe Isë Boleti,

Malet më borë e stuhit nuk të ndalën.

Më gjoks i qave kordonat e ushtrisë serbe

e arrite sot ketu në Vlorë.

Mirë se ju gjejë Ismajl Qemajli.

Ju një rrugë të gajtë

e të mundimshme e keni kalu.

Qave male, fusha e dete

dhe arritë shendosh e mirë këtu

në Vlorën tonë të bukur

Shqipërin më mvetësu e neve më na gëzu.

Ismajl Qemajli, më fjale miradije

Isë Boletini na qoftë përhajrë

Shqipëria e flamuri i Skënderbeut.

Populli e vendi le ta gëzojnë për jetë.

Pikturë Isa Boletini duke e përqafë flamurin

13.

Isa më Ismajlin duke bisedu

Njerëz pa mendje aty afër tyre duke protestu.

Më parulla dhe piskama të dalura boje

Rrnoftë Turqi, Rrnofte Baba mbretë,

që as në Turqi nuk ke mi ndëgju.

Isa e pyt Ismajlin,

Këta njerëz e kjo zhurmë e tyre po më shqetësn,

çka po don këta këtu, e kush janë,

a jnë në veti, a janë tranu.

Jo, jo Isë mos u shqetëso

janë shqiptarë, nuk din çka po bëjnë.

Pas mvetësisë Shqipërisë janë hallakatë

mendjetë ju kan ik,

për Turqi e  babën mbret shumë janë mallëngjy.

14.

Isa kthën kokën kah ushtaret e vtë,

Djemt ishin duke pushu,

se kishin shkri bore e gurë deri aty.

Djema ndreqni këta njerëz ketu se qenka tranu.

Djemt shpejt e shpejt nga gardhi shkulin nga një hu,

pa një pa dy e ju hin hu protestusve, që as deti si lan

pas 5 minutave situata u qetësu.

Ata ikën, por mendja kurrë nuk ju shkon më protestu

Ismajli Qemajli buzë gazë

Isa Boletinin e falimindëronë

e më shaka ju drejtu

Huni nga parajsa ka dale.

Nga aji moment

krahas mvetësise se Shqipërisë

si ngjarje edhe „huni" i Isa Boletinit ka hy në histori.

15.

Në Maji 1913 Shqipërija

në Konferencën e Ambasadorve në Londrë

u mvetësua pa Kosovë e Çameri.

2012-2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora