Kulturë
Gjon Keka: 581 vjet më parë u ngrit flamuri i Beslidhjes dhe Lirisë së kombit tonë dardano-arbëror
E merkure, 27.11.2024, 06:59 PM
Beteja e Albulenës nga Admir Vula
581 vjet më parë u ngrit flamuri i Beslidhjes dhe Lirisë së kombit tonë dardano-arbëror
Nga
Gjon Keka
Të
dashur dardano-arbëror, kjo ditë e kjo orë solemne i kushtohet kujtimit të një
prej momenteve më të bukura dhe më të rëndësishme në historinë e atdheut tonë
dardano-arbëror, në të cilën vështrimi ynë është i drejtuar pas 581 vitesh në
atë kohë kur kryheroi ynë Gjergj Kastrioti më datën 28 nëntor 1443 u rikthy në
atdheun e tij dhe ngriti flamurin e lirisë, pavarësisë dhe të identitetit tonë
kombëtar që do të bëhet më pas edhe flamur i përjetshëm i kombit tonë. Kështu
581 vjet më parë arbërorëve iu rikthye liria, dinjiteti, identiteti, shteti dhe
vendi që i takonte gjithnjë në historinë e përbashkët të familjes europiane,
Kjo ditë , kjo datë duhet të jetë një festë e përkujtimit të gëzueshëm, një
festë vëllazërore, një fesët e rikthimit të vërtetë të popullit tonë në
rrënjët e veta, në identitetin e vetë sipas shembullit të shenjët e te bekuar
të Gjergj Kastriotit i cili iur ikthye Dardano-Arbërisë me tërë qenjen e tij,
dhe nuk mbajtë asgjë nga pushtuesi apo armiku i tij otoman. Kështu duhet
vepruar edhe ne sot, asgjë ama asgjë nga pushtuesi otoman nuk duhet të mbes në
shpirtin dhe imazhin e dardano-arbërorit të vërtetë.
Vështirë
se historia e ndonjë populli tjetër në gadishullin Ilirik është aq i pasur me
ngjarje dhe vepra të mëdha, e përshtatshme për të ngritur zemrën në festa të
tilla kombëtare e të denja përkujtimore dhe për të ngjallur entuziazëm për
atdheun, si historia e popullit tonë dardano-arbëror. Nuk ka vend në tokë,
djemtë e të cilit u detyrohen paraardhësve të tyre aq shumë sa ne; Vështirë se
një vend më i bekuar nga Zoti se i yni i cili na bekoi me figura të shenjta
kombëtare e humane si kjo e Gjergj Kastriotit, Pejtër Bogdanit, Idriz Seferit,
Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Gjergj Fishtës, Shtjefën Gjeçovit , Nënë
Terezës, dr. Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Vëllezërit Haradinaj, Agim
Ramadanit, e shumë martirë e dëshmorë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës etj, të
mbetet në këtë shekull në errësirë, i çorientuar e pa identitet të qartë
kombëtar e të besimit të natyrshëm të tij brenda kontinentit europian si pjesë
rrënjësore e familjes europiane.
Duke
ditur se ne jemi një nga popujt që kanë luftuar kaq shpesh për ta mbrojtur
veten e tij nga armiqtë e njëpasnjëshëm , nuk do të duhej që e gjithë kjo
sakrificë, i gjithë ky gjak i derdhur për lirinë , idenjitetin, gjuhën,
shpirtin e përbashkët europian të kombit tonë për të mos u shkëputur nga
familja europiane etj, të harrohet e të shihet si diçka më kot nga brezat e ri
sot, ose të mohohet vetëm se prijësit e kombit tonë ishin të krishterë arbëror
sikur ishte Gjergj Kastrioti apo Nënë Tereza dhe figura tjera që dhanë djersë e
gjak për liri me shekuj.
Në
fakt do të duhej që këto vlera që rrallë popujt tjerë i kanë , këtë ditë të
bëkuar, këtë datë të shenjtë për kombin tonë dardano-arbëror ta nderojmë me
thellësin e shpirtit ta jetojmë në gëzimin e plotë të kësaj të mire që na lanë
paraardhësit tanë të bekuar. Të gëzohemi
e ta përjetojmë në venat tonë , në pulsin tonë të jetës sonë si qytetar e si
dardan e arbëror të vërtetë këtë ditë të madhe e të bekuar për kombin tonë ,
pra 28 nëntorin e vitit 1443, madje gëzimi të bëhet edhe më i madh kur
vëllezërit mblidhen bashkë dhe i tregojnë botës se dardano-arbërorët e Gjergj
Kastriotit janë ende gjallë të bashkaur dhe pjesë e civilizimit të përbashkët
të familjes europiane. Që të ndodhë kjo duhet sikur nënvizova më lartë një
rikthim i përgjithshëm të rrënjët, te identiteti dhe vlerat e Besa që kishte
Gjergj Kastrioti më dardano-arbërorët e tij si në kohën e Kuvendit të Lezhës.
Ne
duhet të jemi bijë e bija të Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës e të qëndrojmë
atje si një popull i bashkuar e me identitet e besim të përbashkët dhe më
orientim të qartë drejtë rikthimit në familjen e Bashkimit Europian si bijë e
bija të këtij civilizimi të përbashkët të këtij kontinenti. Ashtu që edhe pse ne jemi një popull i vogël,
ta bëjmë veten të vlefshëm e të respektuar dhe të dim ta ruajmë pozicionin tonë
midis popujve të civilizuar të Europës, sikur u respektua dhe u nderua në kohën
e motit të madh të epokës së pavdekshme të Gjergj Kastriotit, kur kryeheroi ynë
e bëri Arbërinë flamurtare të mbrojtjes së civilizimit të përbashkët europian.
Toka
dardano-arbërore është e stolisur me magjinë më të mrekullueshme të natyrës. që
vetëm Perëndia i ka dhënë ato bukuri të rralla në këtë pjesë të Europës. Lutja ime është për gjithë e sidomos për
brezin e ri sot, mos e vritni lirinë e fituar me gjak, mos e vritni vëllau
vëllan, mos e shkelni gjakun e paraardhësve , mos i mohoni themeltarët e kombit
dhe shtetit , dëshmorët , luftëtarët e lirisë, sepse një ditë mallkimi do të
bjerë si vetëtima mbi kokat tuaja dhe të brezave tuaj, Por duane njëri-tjetrin,
duani veprat e paraardhësve dhe imitoni e bëhuni shembull i mirë i shtetit,
kombit që kushdo që ju sheh ta kuptojë se jeni bijë e bija të Gjergj Kastriotit
që e doni lirinë dhe e ruani civilizimin e përbashkët të familjes europiane dhe
bijë e bija të Nënë Terezës me zemër të madhe, bujare e humane që bota të ju
njeh nëpërmjet tyre.
Mos
u mashtroni duke praktikuar idelogjinë islamike që e futi në trojet tona me
dhunë e tirani pushtuesi otoman , një ideologji kjo që ju pengonë ta doni në të
vërtetë kombin ashtu si është e jo me syze ideologjike të pushtuesit, një
ideologji e tillë ia humb identitetin dardano-arbëror europian të vërtetë dhe
mbi të gjitha ju bënë armiq të kombit tuaj, të gjakut tuaj , të gjuhës së ëmbël
iliro-arbërore , të familjes dhe të vlerave dardano-arbërore europiane. Por bëhuni
njerëz të dijes , të shkencës , të kulturës dhe të vlerave të larta qytetare e
humane dhe mbi të gjitha bëhnu dardano-arbëror të mirë, qytetar të mirë e të
kulturuar dhe europian të vërtetë e të natyrshëm.
Ta
bëjmë Tokën tonë, Atdheun tonë, Shtetin tonë, Dardaninë tonë, Familjen tonë
tempull apo shtëpi të përbashkët të lirisë që shkëlqen më madhështi ashtu si
duhet të jetë në të vërtetë dhe jo kështu sikur tani , liria që është tani nuk
i ngjanë lirisë që duhet të jetë në të vërtetë.
Liri Kastriotiane-Skënderbegiane pra një liri që do të thotë jo vetëm
liri e atdheut por edhe liri e shpirtit të përgjithshëm dhe jetës brenda si
vëllezër e të bashkuar rreth Besës dorë për dore drejt të ardhmes së mirë e të
sigurtë.
Fara
e lirisë që e mbolli kryeheroi Gjergj Kastrioti me dardano-arbërorët e tij më
28 nëntor 1443 ajo mbiu në shumë zemra dardano-arbërore atëherë, pastaj më vonë
mbiu edhe më 28 nëntor 1912, dje dhe sot e nesër e përgjithmonë dhe se kjo farë
e lirisë duhet të bëhet një ditë një Pemë e fortë brenda vetë zemrës së kombit
tonë dhe zemrës së familjes së përbashkët europiane aty ku edhe e kemi vendin
tonë të natyrshëm.
Dardano-Arbërorët
e Gjergj Kastriotit në atë epokë nuk mund të harronin se liria, lumturia dhe
nderi i tyre qëndronte vetëm në Beslidhjen e tyre, se vetëm së bashku ishin të
fortë dhe të pathyeshëm. Pra, flamuri i
besëlidhjes që e shpalosi kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti, ai flamuri i lirisë,
ka qenë gjithmonë lart e krenar në tojet tona të Ilirisë dhe asnjë stuhi nuk ka
mundur ta rrëzojë atë dhe flamurin që sot e përgjithmonë ne identifikohemi si
bijë e bija të gjakut të Gjergj Kastriotit dhe Shqiponjës së tij.
Urime
përvjetori i 581 për bijat e bijtë e vërtetë të Gjergj Kastriotit.
Zoti
e ruajtë atdheun tonë
Zoti
e ruajtë Dardaninë tonë
Zoti
e ruajtë kombin tonë Dardano-Arbëror europian
Rroftë
mbreti ynë Gjergj Kastrioti!