Kulturë
Albert Habazaj: Pavarësia na flamurëron zemra vlorërisht
E diele, 08.12.2024, 06:39 PM
PAVARËSIA NA FLAMURËRON ZEMRAT VLORËRISHT
Albert Habazaj, Vlorë
Çfarë
bëri me trimat Ismail Qemali
e
di dhe gjyshi, dhe babai, dhe djali:
që
ndezi zjarrin e shtëpisë shqiptare,
kur dinakët donin ta shuanin fare.
Por
Shkodra, dhe Lezha, dhe Kruja, Kanina,
Prizreni,
dhe Shkupi, dhe Ohri, Janina,
Plaku
i Bardhë dhe Luigji Mendjeqiell,
Baca
Is’ e Rasih Dino na mbushën me diell.
Marigo
Posio stafetën e Elena Gjikës,
e
ngriti si kurorë të bukur të Dritës.
Dhe
Qirinjve të Atdheut u falem unë,
larë
me diell, qëlluar me furtunë.
Dhe
Dibra, dhe Delvina, dhe Hasi, dhe Hoti,
Dhe
labi, dhe malësori kanë frymë Kastrioti,
Dhe
çami, dhe myzeqari, dhe ulqinaku qëkur
Janë
firmë lirie e këngë për Flamur!
Se
me centaurët Europa rrufjane,
Kasandra
me Pandorën europiane,
e
plakur, e egër, marrëzisht e bukur
na
ka dashur, na ka flakur e na ka ndukur.
U
tkurr, u mpak, u mplak e nuk u gremis Nëna,
u
trondit në flakë e nuk iu thye zemra.
Dhe
deti, dhe fusha dhe maja e malit
si
balli i bardhë i Ismail Qemalit.
Se
s’është Vlora si Meka e Muhametit,
është
anije e bardhë në mes të rrebeshit;
s’është
Vlora as Bethlehem i Krishtit,
është
vatër e mendimit dhe rrufe e gishtit.
Vlora
është Vlorë, me dritë mes ciklonit,
është
djepi ku u përkund palca e kombit;
është
bërthama diellore e Flamurit,
me
shqiponjën që fluturon mbi gjakun e burrit.
Vlora
është magje e bukës kombëtare,
Është
tharmi i mbrujtur në zemrat shqiptare.
Është rrënjë e besim dhe vizion në shikim,
është eshtër e dinjitetit të kombit tim.
Urata
e Plakut, si mirësi e ullirit,
u
mbjelltë e shpërtheftë si lulet e prillit!
O
ju zogj të Shqiponjës, po ju flas sinqerisht:
sot
zemrat Pavarësia na Flamurëron Vlorërisht!
Sheshi i Flamurit, Vlorë. Vjeshtë e tretë, Njëzet e tetë,
2024