E shtune, 03.05.2025, 09:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Nuk mjafton pse e ke titullin mësues...

E marte, 03.12.2024, 07:55 PM


Nuk mjafton pse e ke titullin mësues, duhet të jesh i denjë për respekt, ka të bëjë me të ardhmen e brezave të kombit

Nga Gjon Keka

Vite më parë e pata kundërshtuar futjen e ideologjisë fetare në shkolla, dhe ja tani pas sa vitesh konfirmohet se kundërshtimi im ishte i drejtë.

Një nxënëse nuk lejohet më simbole kombëtare në një nga shkollat në Prishtinë, kjo tregon se si një mësues që nuk e kryen misionin për të cilin është caktuar, nuk e ka vendin aty. E shihni se sa e rrëzikshme është ideologjia fetare po u futë në shkolla, sepse ajo është helm që helmon të ardhmen - brezat e ri, prandaj shteti nëse ka shtet duhet të merrët seriozisht me këto dukuri, dhe të mos lejojë këso dukuri negative kur mësuesi në vend të lëndës për të cilën është caktuar flet për përralla ideologjike fetare të cilat i kanë sjell më shumë mjerim e luftëra njeriut se sa paqe e dashuri.

Ndaj ashtu si kam thënë më herët edhe tani e them prapë se kujtdo që, në çdo cilësi, në çdo emër dhe në çdo pozicion, i është besuar edukimi i të rinjve ai duhet ta kryej atë detyrë për të cilën është caktuar dhe nëse ai nuk e kryen duhet larguar sa më parë, sepse nuk e ka vendin aty.Nuk mjafton të jesh i respektuar vetëm pse e ke titullin mësues, duhet të jesh i denjë për respekt për ta atë titull të madh që ka të bëjë me të ardhmen e brezave të kombit se si do të duket në të ardhmen.

Akti i tillë i atij gjoja mësuesi së ai nuk është mësues i vërtetë ishte skandaloz, dhe ai nuk është më i përshtatshëm për zyrën e arsimtarit dhe titullin mësues. Fëmijët respektivisht nxënësit nuk harrojnë kurrë një akt i tillë antikombëtar, një bezdi, dhe ajo që është edhe më e trishtueshme kur ato simbole kombëtare hudhen në shporta, kjo ndikon negativisht tek nxënësit ,sepse aty ata marrin përveç mësimit edhe shembullin e keq kjo është e tmerrshm dhe duhet të ndalen këto dukuri sepse mund të përsëriten, shteti nëse nuk vepron dikush duhet t'i mbrojhë simbolet e jo të hesht apo të bëjë sikur e sheh me njërin sy e tjetrin jo, koha për ta ndarë shtetin plotësisht nga ideologjia fetare ashtu sikur edhe nënvizohet qartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Largimi i nxënëses është skandal i rëndë kombëtar, është shprehje e qartë e armiqësisë me simbolet e kombit tonë dardano-arbëror dhe kjo kërkon dënim të qartë ndaj kujtëdo që përdhos simbolet tona, sepse ato simbole janë për ne të shenjta, për ato simbole njerëzit kanë dhënë djersë e gjak, shumë heronjë,heroina e martirë e dëshmorë u mbështollën me atë flamur me ato simbole kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx