| E marte, 03.12.2024, 07:55 PM |
Nuk mjafton pse e ke titullin mësues, duhet të jesh i denjë për respekt, ka të bëjë me të ardhmen e brezave të kombit
Nga
Gjon Keka
Vite
më parë e pata kundërshtuar futjen e ideologjisë fetare në shkolla, dhe ja tani
pas sa vitesh konfirmohet se kundërshtimi im ishte i drejtë.
Një
nxënëse nuk lejohet më simbole kombëtare në një nga shkollat në Prishtinë, kjo
tregon se si një mësues që nuk e kryen misionin për të cilin është caktuar, nuk
e ka vendin aty. E shihni se sa e rrëzikshme është ideologjia fetare po u futë
në shkolla, sepse ajo është helm që helmon të ardhmen - brezat e ri, prandaj
shteti nëse ka shtet duhet të merrët seriozisht me këto dukuri, dhe të mos
lejojë këso dukuri negative kur mësuesi në vend të lëndës për të cilën është
caktuar flet për përralla ideologjike fetare të cilat i kanë sjell më shumë
mjerim e luftëra njeriut se sa paqe e dashuri.
Ndaj
ashtu si kam thënë më herët edhe tani e them prapë se kujtdo që, në çdo cilësi,
në çdo emër dhe në çdo pozicion, i është besuar edukimi i të rinjve ai duhet ta
kryej atë detyrë për të cilën është caktuar dhe nëse ai nuk e kryen duhet
larguar sa më parë, sepse nuk e ka vendin aty.Nuk mjafton të jesh i respektuar
vetëm pse e ke titullin mësues, duhet të jesh i denjë për respekt për ta atë
titull të madh që ka të bëjë me të ardhmen e brezave të kombit se si do të
duket në të ardhmen.
Akti
i tillë i atij gjoja mësuesi së ai nuk është mësues i vërtetë ishte skandaloz,
dhe ai nuk është më i përshtatshëm për zyrën e arsimtarit dhe titullin mësues.
Fëmijët respektivisht nxënësit nuk harrojnë kurrë një akt i tillë antikombëtar,
një bezdi, dhe ajo që është edhe më e trishtueshme kur ato simbole kombëtare
hudhen në shporta, kjo ndikon negativisht tek nxënësit ,sepse aty ata marrin
përveç mësimit edhe shembullin e keq kjo është e tmerrshm dhe duhet të ndalen
këto dukuri sepse mund të përsëriten, shteti nëse nuk vepron dikush duhet t'i
mbrojhë simbolet e jo të hesht apo të bëjë sikur e sheh me njërin sy e tjetrin
jo, koha për ta ndarë shtetin plotësisht nga ideologjia fetare ashtu sikur edhe
nënvizohet qartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Largimi
i nxënëses është skandal i rëndë kombëtar, është shprehje e qartë e armiqësisë
me simbolet e kombit tonë dardano-arbëror dhe kjo kërkon dënim të qartë ndaj
kujtëdo që përdhos simbolet tona, sepse ato simbole janë për ne të shenjta, për
ato simbole njerëzit kanë dhënë djersë e gjak, shumë heronjë,heroina e martirë
e dëshmorë u mbështollën me atë flamur me ato simbole kombëtare.