Kulturë
Përparim Hysi: T'i gëzosh "do punët", hajn!
E hene, 09.12.2024, 05:58 PM
T'i gëzosh "do punët", hajn!
"O,
kështu na kanë thanë,
Dhe
atje s'kena kanë"
AT GJERGJ
FISHTA
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Prolog
Jam
i vrarë shpirtërisht nga ç'ndodhi në mes të ditës;në sytë e njerëzve.ajo dramë
e madhe e"betejave me thika" të atyre"ferishteve", fare të
pafaj, duke i lënë pasojat prapa të një shoqërie që është ose në gjumin e madh,
ose në shpërgenj (se djepe nuk ka që ta tundë këtë shoqëri që është kthyer në
polare). Bëhen "therorë" fëmijë buzëqumësht dhe, në vend ta kërkojmë
fajin, mes nesh, zëmë e bërtasim:_Fajin e ka shkolla.E ka mësuesi... drejtori
dhe deri tek ministri apo kryeministri.
Dyzet
e një vjet kam punuar mësues, nga viti 1959 e deri në vitin 2000. Kam qenë
mësues, drejtor, formator e deri inspektor,
por kurrë, në asnjë rast apo vit
të ketë ndodhur kështu(tani në Tiranë dhe ca më parë në Gramsh). Askush nuk e
vë dorën mbi plagë. Nuk e kuptojnë që, së pari,
është familja që e dukon dhe, pas familjes, shkolla, mësuesi e deri lart.
Pa
dalë tek themelorja që, pse po e sjell këtë tregim, do të më falë lexuesi dhe, për pak referenca.
*
ZHAN
ZHAK RUSOI (pedagogu i madh zviceran)qysh në shekullin tetëmbëdhjete duke
shkruar për "EMILIN", mes tjerash, tregon. Po shetisja në një mbrëmje
me Emilin. Në një pellg me ujë të kthiellët pasqyrohej HËNA.Mësues, -bërtiti EMILI, - dua HËNËN.
Unë, u mundova, -tregon ai, - t'i shpjegoj se HËNA është në qiell. E dua,
-ngulmoi EMILI.E do? Na, shko e merre!
Dhe e hodha EMILIN në pellgun me ujë.
MIGJENI
ynë i pavdekshëm, para së gjithash, ka qenë mësues dhe ja çfarë shkruan ai:
"
Isha për darkë tek një malësor.Aty, në atë dhomë dhe fëmijët e tij.Tue u ngrof
pranë zjarrmit, befas i zoti i shtëpisë,
asht ndje ngusht për të mbështy dhe"hak" mbështyn mbi
zjarr.Por shton MIGJENI dhe, siç thotë pedagogjia moderne, "flëmijët janë
si majmuna":Bëjnë çfarë shohin.Sa mbaroi i Zoti, filluan me radhë që të
tre, tuj mbështy mbi zajrr.
*
Bëhej
aktivi i arsmit në rrethin tonë(bëhet fjalë për rrethin e FIERIT, një nga më të mëdhenjtë, se me FIERIN
përfshihej dhe MALLAKSATRA). Më kujtohej që i dërguar nga qeveria qe anëtari i
byros politike, Spiro Koleka.
Nuk
dua të përshkruaj se si zhvillohesh këto
aktive, por, meqë i
rri"tagent" tregimit tim, më
kujtohet se ç'tha(në një rreth të ngushtë). "Një ditë, kur vij në shtëpi,
mbi tavolinë gjej një zarf të hapur.Mbi zarf emri simeshoqeje, ku mësuesja i
thoshte që të vinte në shkollë për timebijë. Siç duket, i ruhej presionit nga
unë, si anëtar byroje.Nuk e lashë të ftohej "pilafi".Thirra timebijë,
hipëm në makinë e drejt e në shkollë.Mësuesja, sa më pa, u skuq sikur ajo
të qe fajtore dhe jo imebijë.
-Hë,
- i thashë mësueses, - çka bërë kjo imebijë?
-Shoku
Spiro, -u mundua të "mbrohej" mësuesja.por nuk e lashë me kaq.
Mësuese, - i thashë, - po çfarë metodash përdor ti për"këta lloj
nxënsish"? Filloi të tregojë, skuqur e përskuqur, po unë ia preva:- Po
kështu, moj mësuese ke përdorur për këtë"trazovaçe" dhe ia lëshova
flakë shpullën. Dhe mund të vazhdoja me
plot shembuj të tjerë.
*
Ky
tregim, bazohet në një të vërtetë të
dhimbshme. Sado tragjike dhe e dhimbshme ngjarja, është shumë domethënëse. Ma
ka treguar DIBRANI i NDERSHËM, SELAMI KOCI të cilit i besoj fare pa hije
dyshimi. Rrëfimi i tij, rrodhi pasi diiskutuam për atë vrasje mes fëmijësh dhe,
siç duket, në gjykimin e tij, peshën e
madhe e ka famija dhe shoqëria kaq e polarizuar
Në
një fshat të madh të DIBRËS rronte një familje me emër dhe, për çudi, kryefamiljari një ditë prej ditësh, vëren që
bashkëfshatarët, sa e shhnin, largoheshin si të shihnin një të panjohur.
Kjo"ftohje" e vuri në hamendësi dhe nuk po ia gjente fillin. Kish
kohë kjo"lloj ftohjeje" dhe ky njeri kaq i ndershëm edhe gjumin nuk
po e flinte rehat. Shkoi një ditë në
dyqanin e vetëm të fshatit, bleu diçka dhe, ndryshe nga herët e tjera,
dyqanxhiu as i dha muhabet. Epo më nuk mbante më ujë pilafi. I futi në strajcë
çka bleu dhe iu afrua dyqanxhiut.I
thotë:- A të kam ndonjë send apo ndonjë lek borxh që nuk m'i hedh sytë.
-Qebesa,
- foli dyqanxhiu, por nuk ta kam fajin as unë, as ata të tjerët, por bash djali
yt që merret me hajni!!!
Sa
e mësoi këtë të vëretë të dhimbshme, e
falnderoi dyqanxhinë dhe u kthye në shtëpi të vetë. Aty nga mesnata u kthye i
biri nga"punët e bukura" që bënte natën. Babai e kafshoi gjuhën e nuk
u ndie. Tërë natën nuk mbylli sy dhe sa erdh sabahu, kur u çue çuni, e pyet:- Pse erdhe vonë, mbramë?
-I
pata "do punë", -iu gjegj i biri
-Ba
me i ditë, çfarë janë ato"do punë"? Jo vetëm nuk iu përgjigj, por tek
po lante sytë, tha:-Babë, ti je me të vjetrën dhe deshi me iu shmang pyetjeve
të tjera.
Baba
e ka nxjerë"shokin" prej brezi dhe i ka ra me ta:-"T'i gëzosh
ato"do punë, hajn"! E vrau dhe u dorëzua në polici.
Më
tepër dhimbje ndjeu, kur i thanë, se me"hajnitë" e veta, e meritonte
plumbin.
Epilog
Duke
e sjell këtë tregim, nuk është se i mshoj pafajësisë së shkollës si vatër
edukimi, por kemi shoqëri sa indiferente aq dhe polare. Harrojnë atë që thotë
MIGJENI:"Fëmijët janë si"majmuna":bëjnë ashtu siç shohin të
mëdhenjtë. Të mëdhenjët, njëri më faqezi se tjetri: shajnë, fyejnë me fjalor
rrugaçësh, njëri grup tjetrin, dhe si
kapak"mbi tenxheren me presion", qëndron "fjala
"elokuente" e kryeministrit, e
epitetin metaforik:"Ndoc RRokun", do të merrni!!! Ndaj dhe MIGJENi,
në kohën e tij. bërtiste:"Shoqëri, hiqi brangashat!".
Por,
me të vërtetë, si mund të kemi disiplina
në shkolla, kur nxënësit, turma-turma,
në një dorë celularët dhe në tjetrin cigare(më të shumtët e cigareve
janë me drogë dhe ca më keq:më të shumtat e cigareve në dorë të femrave.)
Nëpër
intervista, psikologe , pastorë dhe deri nga ato"përputhen" japin
mend se si duhet të jetë shkolla. Drejtori i një
shkolle,
në një intervistë, deklaronte:" Unë jam mysliman dhe të xhuman shkoj në
xhami.E keqja.merrte dhe nxënës me vete.
Së
fundi, mund të them:-Familja dhe shoqëria janë themeli. Shkolla u jep dituri
dhe i përgatit për jetë.
Kurrë
mos u përsëritët ajo dramë aq tragjike që nuk kompensohet me asnjë fajtor
Tiranë, 3 dhjetor 2024